Загрузка страницы

Çfare do ndodhte me 11 "VIP-at", po te zhdukej interneti

Mbrëmjes finale të festivalit "Kënga Magjike" nuk kishte si t'i mungonin dyshja e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai. Ata imagjinuan se çfarë mund të ndodhte nëse interneti, kaq i përhapur tashmë dhe i përdorur nga të gjithë, nuk do të ekzistonte më. Ata renditën 11 personazhe të njohur nga politika tek arti, për të cilët imagjinuan sesi do t'i prekte mungesa e internetit, e mbi të gjitha e rrjeteve sociale.

Sigurisht me Besin dhe Erionin çdo pyetje e përgjigje shoqërohet me humor, ashtu sikurse edhe në këtë rast. Çfarë do të ndodhte në Shqipëri pa internetin?

Erion Isai: Ishim duke menduar sikur një ditë të zgjohemi dhe të zhduket interneti në Shqipëri, mos ketë Facebook, YouTube, Instagram, asgjë virtuale. Si do të ishte Shqipëria po të zhdukej interneti?

Bes Kallaku: Ore unë nuk e di si do të jetë Shqipëria më 1 Janar, që nuk do ketë më loto, jo më të zhduket edhe interneti.

Erion Isai: Po të zhdukej interneti do të kishim 70 përqind pemë të dëmtuara më pak, sepse s'do të kishte më njerëz që do t'ia fusnin pemës me kokë duke shkruar në celular.

Bes Kallaku: Do kishte 80 përqind më pak operacione plastike.

Erion Isai: Pse?

Bes Kallaku: Po kur s'ke ku i reklamon, për çfarë do i bësh?

Erion Isai: Po të zhdukej interneti, Rama nuk do të kishte më ERTV-në. Berisha do ta përjetonte shumë keq, sepse nuk do të kishte më qytetar dixhital.

Bes Kallaku: Sali Berisha... po ai do shpikte internet vetë më. Po e di kush do ta përjetonte më shumë? Ilir Meta, do i binte pika: "Po tani që gjeta unë me hap Instagram e gjetët ju me e zhduke e..."

Erion Isai: Po të zhdukej interneti nuk do i kishin më kuptim pompat Aurela Gaçes. Se po të mos i hidhte pompat në Story, përse do t'i bënte? E keni vënë re kur këndon live, më shumë bën pompa sesa këngë.

Bes Kallaku: 1 këngë, 10 pompa.

Erion Isai: Po të zhdukej interneti, nuk do t'i kishte më kuptim vrapi nga liqeni Anila Bashës. Po të mos bënte foto mëngjes për mëngjes duke vrapuar, përse do bënte vrapin?

Bes Kallaku: Vëlla, dy gjëra kam frikë unë se mund të më hanë kur dal nga liqeni: Pitbull-at e lëshuar dhe Anila Basha...

Erion Isai: Përse?

Bes Kallaku: Po i dukem si sandwich a nuk e di, se marr vesh... Llogarit, të bësh vrap me shtuar nga një 1 kg në javë, vetëm Anila Bashën kam parë.

Erion Isai: Por po të zhdukej interneti çfarë do bënte Olti Curri?

Bes Kallaku: Nuk do ekzistonte fare. Olti Curri nuk është real, është virtual.

Bes Kallaku: Por po të mos ekzistonte interneti nga do e merrnim vesh ne se në cilin shtet afrikan shkoi Blendi Fevziu këtë javë? Dhe me cilin fis kanibalësh kaloi natën dhe me ça breshke uji u la në 12 metra thellësi në det?

Erion Isai: Por po të zhdukej interneti, ku do zhvishej Bleona Qereti?

Bes Kallaku: Po pra, se ajo është e vetmja që nuk zhvishet si gjithë dynjaja në dhomë të gjumit, por thotë ja prit të shkoj të zhvishem pak në Instagram dhe erdha.

Erion Isai: Por po të zhdukej interneti si mund të humbte Shqipëria këngët e mrekullueshme të këngëtares virtuoze Luana Vjollca?

Bes Kallaku: Por po të zhdukej interneti çfarë do bënin 1 milionë arab pa fotot e Encës në Instagram?

Erion Isai: E menduam Shqipërinë pa internet dhe çalë çalë na rrinte pa internet. Vetëm një mister nuk e zgjidhëm dot...

Bes Kallaku: Por po të zhdukej interneti çfarë do bënte Lali Eri?

Në fund një përshëndetje e kishim edhe për Stresin...

Erion Isai:: Ku është Stresi?

Bes Kallaku: Ja në radhë të parë...

Erion Isai: Ore s'po ma kap sytë, në ça karrigeje?

Bes Kallaku: Te karrigia 313...//tvklan.al

Видео Çfare do ndodhte me 11 "VIP-at", po te zhdukej interneti канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
9 декабря 2018 г. 19:51:04
00:04:33
Другие видео канала
Armand Duka: Tifozëria shqiptare ishte 10 me yllArmand Duka: Tifozëria shqiptare ishte 10 me yllMoti sot dhe nesër në TV Klan (29 Qershor 2024)Moti sot dhe nesër në TV Klan (29 Qershor 2024)Klan News - Zgjerohen hartat e turistëve që zgjedhin VlorënKlan News - Zgjerohen hartat e turistëve që zgjedhin VlorënShoferi i mjekut Edmond Gashi "feston" me muzikë latine masën e sigurisëShoferi i mjekut Edmond Gashi "feston" me muzikë latine masën e sigurisëKlan News - Keir Starmer humb mbështetjen e pakicaveKlan News - Keir Starmer humb mbështetjen e pakicaveKlan News - Gafat e Biden dhe gënjeshtrat “kronike” të Trump, si u mbyll debatiKlan News - Gafat e Biden dhe gënjeshtrat “kronike” të Trump, si u mbyll debati“Gratë janë bërë si nepërka”, Ariani: Pse s’i thonë vetes pse nuk sjell lekë në shtëpi...“Gratë janë bërë si nepërka”, Ariani: Pse s’i thonë vetes pse nuk sjell lekë në shtëpi...Tv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsNga ish-Hotel Dajti në Bankën e Shqipërisë/Devis Shallo: Sfida jonë është të ndërthurim historinë...Nga ish-Hotel Dajti në Bankën e Shqipërisë/Devis Shallo: Sfida jonë është të ndërthurim historinë...“Marzhi i gabimit është i ulët”,Gëzim Tushi për rezultatet e Censit:Tre janë shkaqet e kësaj gjendje“Marzhi i gabimit është i ulët”,Gëzim Tushi për rezultatet e Censit:Tre janë shkaqet e kësaj gjendjeSpeciale/ Saimir Pirgu luan rolin kryesor në operën “L'elisir d'amore” në Hamburg - (27 Prill 2006)Speciale/ Saimir Pirgu luan rolin kryesor në operën “L'elisir d'amore” në Hamburg - (27 Prill 2006)Klan News - PD mbledh Këshillin Kombëtar, raporton gazetari Enkel XhangoliKlan News - PD mbledh Këshillin Kombëtar, raporton gazetari Enkel XhangoliTv Klan - Shkodra kujton ikonat e muzikës dhe humoritTv Klan - Shkodra kujton ikonat e muzikës dhe humoritJVM - Aqua Park Tirana, pishinat më të frekuentuara të kësaj vereJVM - Aqua Park Tirana, pishinat më të frekuentuara të kësaj vereBurri kap gruan duke e tradhtuar: U tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e Durrësit...Burri kap gruan duke e tradhtuar: U tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e Durrësit...Duka: I kemi ofruar kontratën Sylvinhos dhe së shpejti do ta finalizojmëDuka: I kemi ofruar kontratën Sylvinhos dhe së shpejti do ta finalizojmëTv Klan - Rusia do të prodhojë sërisht raketa bërthamoreTv Klan - Rusia do të prodhojë sërisht raketa bërthamore"9 shtylla dhe dy lojtarë", Cicani kritikon lojtarët e Belgjikës"9 shtylla dhe dy lojtarë", Cicani kritikon lojtarët e BelgjikësGjithnjë me buzëkuq të kuq, Meri Shehu tregon arsyen e kësaj zgjedhjejeGjithnjë me buzëkuq të kuq, Meri Shehu tregon arsyen e kësaj zgjedhjejeSallatë e ftohtë me patateSallatë e ftohtë me patateTv Klan - Arrestohet "Niçja" i ShijakutTv Klan - Arrestohet "Niçja" i Shijakut
Яндекс.Метрика