Загрузка страницы

Klan News - Gafat e Biden dhe gënjeshtrat “kronike” të Trump, si u mbyll debati

Me gafa politike dhe fakte të pavërteta u shoqërua debati i parë televiziv mes dy rivalëve Joe Biden dhe Donald Trump pak muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti belbëzonte me një zë të ngjirur duke ngatërruar fjalët me njëra-tjëtrën, përsëriste mekanikisht dhe bëri pauza disa herë, duke thelluar shqetësimet e votuesve dhe demokratëve se 81-vjeçari është shumë i vjetër për të shërbyer edhe katër vite të tjera.

Presidenti Biden e filloi debatin me një gafë, duke pretenduar se kishte krijuar 15,000 vende pune, ndërsa numri i saktë është më shumë se 15 milionë vende të reja pune gjatë mandatit të tij. Donald Trump, në krahasim me presidentin amerikan, dukej plot energji, i aftë për të kontrolluar akuzat ndaj Biden, por nën syrin e analistëve ai nisi të përsëriste gënjeshtra të ndryshme. Trump akuzoi Biden se po e çonte botën drejt Luftës së Tretë Botërore.

"Unë jam njeriu që organizoi botën kundër Iranit kur ata patën një sulm të plotë ndërkontinental. Ne e shpëtuam Izraelin. Hamasi nuk mund të lejohet të vazhdojë. Doni një Luftë të Tretë Botërore? Lëreni t’a ndjekë dhe të fitojë. Dhe le të thotë Putini, 'Bëj çfarë të duash, NATO."

Biden u mburr me sukseset e tij pas kaosit të lënë nga paraardhësi i tij, duke e akuzuar atë se favorizonte të pasurit me uljen e taksave duke rritur defiçitin, ndërsa ish presidenti amerikan e përktheu këtë akuzë edhe me një lloj talljeje të cilën e dha me gjestikulacione.

Përplasja vijoi edhe në politikën e jashtme. Trump përsëriti se lufta në Ukrainë nuk do të kishte shpërthyer nëse SHBA-ja do të kishte një udhëheqës të vërtetë, por nuk dha recetën e tij për paqen. 

"Ne jemi shumë, shumë afër Luftës së Tretë Botërore. Kim Jong un dhe Presidenti Xi i Kinës, Kim Jong Il i Koresë së Veriut, të gjitha këto. Putin, ata nuk e respektojnë atë. Ata nuk e kanë frikë atë. Ata nuk kanë asgjë me këtë zotëri. Dhe ai do të na çojë në Luftën e Tretë Botërore. Unë do ta rregulloj atë luftë midis Putinit dhe Zelenskiy si president i zgjedhur, përpara se të marr detyrën më 20 janar, do ta bëj të zgjidhet ajo luftë."

Ai gjithashtu u përpoq të shmangte pyetjet nëse do të respektonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, duke thënë se do ta bënte këtë vetëm nëse do të ishin “të drejta” dhe “të lira” duke përsëritur pretendimet e rreme se zgjedhjet e 2020 ishin të manipuluara. “Ky është presidenti më i keq në historinë amerikane. Ky njeri nuk e kupton demokracinë amerikane”, tha Presidenti Biden në përgjigje të këtyre komenteve të rivalit të tij republikan.

Trump shfrytëzoi rastin duke thënë se ekonomia amerikane ishte më e madhja në glob, që asnjë në president i mëparshëm amerikan e nuk arriti këtë.

"Kemi pasur ekonominë më të madhe në historinë e vendit tonë. Nuk kemi bërë kurrë kaq mirë. Të gjithë u mahnitën nga ajo. Vendet e tjera na kopjonin. Ne u goditëm me COVID dhe kur e bëmë, shpenzuam paratë e nevojshme që të mos përfundonim në një Depresion të Madh, si ai që kishim në vitin 1929. Në kohën kur mbaruam dhe bëmë një punë të shkëlqyer."

Presidenit Biden e quajti rivalin e tij republikan "një njeri të shpallur fajtor për një krim duke iu referuar fshehjen e pagesave për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniel për të mbajtur të fshehur një marrëdhënie seksuale me të. Akuza e Trump ishte gjithashtu e ndërsjelltë duke i kujtuar gjyqin ndaj djalit Hunter Biden,i cili u shpall fajtor për akuzën se ka gënjyer në një formular për blerjen e një arme mbi historinë e përdorimit të drogës.

Ish-presidenti Donald Trump u ankua se emigrantët që po hyjnë në vend po strehohen në "hotele luksoze" ndërsa veteranët e ushtrisë janë në rrugë. Ky debat umbyll pa shtrëngim duarsh, ndërsa një debat i dytë mes tyre është caktuar të mbahet më 10 shtator. Demokrati u vlerësua gjerësisht se e kishte humbur përballjen. Një sondazh i menjëhershëm i CNN pas debatit zbuloi se 33% mendonin se Biden fitoi dhe 67% zgjodhën Trump.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Видео Klan News - Gafat e Biden dhe gënjeshtrat “kronike” të Trump, si u mbyll debati канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
28 июня 2024 г. 16:16:20
00:03:49
Другие видео канала
Takimi i vetëm personal mes Ismail Kadaresë dhe Enver HoxhësTakimi i vetëm personal mes Ismail Kadaresë dhe Enver HoxhësMoti sot dhe nesër në TV Klan (1 Korrik 2024)Moti sot dhe nesër në TV Klan (1 Korrik 2024)Tv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsHetimi për mjekët e Onkologjikut, Rama thirrje gjykatësve: Mos e hani turpin me ryshfetHetimi për mjekët e Onkologjikut, Rama thirrje gjykatësve: Mos e hani turpin me ryshfetCicani: Xhaka pjesën e pare kishte më shumë pasime sesa gjithë ItaliaCicani: Xhaka pjesën e pare kishte më shumë pasime sesa gjithë ItaliaKlan News - Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, 9 zyrtarë për gjykimKlan News - Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, 9 zyrtarë për gjykimTv Klan - Rritja e çmimit të ujit/Përplasje në Elbasan,qytetari qëllon me dosje këshilltarin e majtëTv Klan - Rritja e çmimit të ujit/Përplasje në Elbasan,qytetari qëllon me dosje këshilltarin e majtëAldo Morning Show - Emisioni 1 Korrik 2024Aldo Morning Show - Emisioni 1 Korrik 2024Tv Klan - Shuhet kolosi i Letërsisë Shqipe, Ismail KadareTv Klan - Shuhet kolosi i Letërsisë Shqipe, Ismail Kadare"Kam idenë që arumunët u deklaruan shqiptarë", përfaqësuesja e INSTAT flet për Censin 2023"Kam idenë që arumunët u deklaruan shqiptarë", përfaqësuesja e INSTAT flet për Censin 2023Gaforrja në ditët e saj me fat, Chrysanthi Kalogeri: Gati për kurorëGaforrja në ditët e saj me fat, Chrysanthi Kalogeri: Gati për kurorëShije Shtëpie - Parashikimi për klimën e javës dhe muajin korrik nga Chrysanthi Kalogeri - Tv KlanShije Shtëpie - Parashikimi për klimën e javës dhe muajin korrik nga Chrysanthi Kalogeri - Tv KlanKlan News - Mediat botërore shkruajnë për vdekjen e KadaresëKlan News - Mediat botërore shkruajnë për vdekjen e KadaresëKlan News - Italia “formulë” për t’u ringriturKlan News - Italia “formulë” për t’u ringriturKlan News - “Paesi Online”: Vendi i shqiponjave, parajsa që duhet vizituarKlan News - “Paesi Online”: Vendi i shqiponjave, parajsa që duhet vizituarBulku: Më në fund mund të bëjmë tifo për skuadrën tonëBulku: Më në fund mund të bëjmë tifo për skuadrën tonëNis patrullimi i përbashkët i policive rrugore të Shqipërisë dhe KosovësNis patrullimi i përbashkët i policive rrugore të Shqipërisë dhe KosovësDrejtoresha e INSTAT:Arritje e madhe që Shqipëria publikoi rezultatet finale të Censit pas 7 muajshDrejtoresha e INSTAT:Arritje e madhe që Shqipëria publikoi rezultatet finale të Censit pas 7 muajshTv Klan - Nacionalistët triumfojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në FrancëTv Klan - Nacionalistët triumfojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë"Kjo Itali që pamë sot nuk i shkon formatit tënd", Bamir Topi: Është për të ardhur turp"Kjo Itali që pamë sot nuk i shkon formatit tënd", Bamir Topi: Është për të ardhur turp"Më është bërë rryli i fytit si oxhak fabrike",duhanpirësi llogarit 35 vite:Do kisha blerë 2 pallate"Më është bërë rryli i fytit si oxhak fabrike",duhanpirësi llogarit 35 vite:Do kisha blerë 2 pallate
Яндекс.Метрика