Загрузка страницы

Klan News - Keir Starmer humb mbështetjen e pakicave

Sabia Akram ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke bërë fushatë për Partinë Laburiste të opozitës në Britani, por ajo nuk do të festojë nëse ajo fiton zgjedhjet e 4 korrikut.

Arsyeja shumë e thjeshtë , pasi ajo dha dorëheqjen për trajtimin e çështjeve të luftës në Gaza . Partia Laburiste mban një epërsi në sondazhet pasi Starmer e ktheu atë në qendër pas një mposhtjeje në zgjedhjet e 2019 nën paraardhësin e tij, socialistin veteran Jeremy Corbyn.

Por Starmer ka humbur mbështetjen e disa votuesve të pakicave që tradicionalisht votojnë Laburistët, për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin dhe vetëm për ndryshimin gradualisht të pozicionit të partisë drejt mbështetjes së armëpushimit në Gaza. Trajtimi i laburistëve ndaj Diane Abbott, ligjvënëses së parë grua me ngjyrë në Britani  dhe bllokimi i një kandidati mysliman për të marrë pjesë në zgjedhje kanë larguar gjithashtu disa votues, sipas intervistave me votues, një anketues, aktivistë politikë dhe akademikë.

Starmer u përpoq ta kthente partinë në qendër, duke promovuar kandidatë për zgjedhje të cilët do të votonin si një bllok i disiplinuar nëse fitonin, dhe ky ndryshim ka larguar disa pakica etnike që mbështetën Corbyn dhe vizionin e tij të majtë. Muajin e kaluar Starmer, duke folur pasi partia e tij fitoi një vend parlamenti në Anglinë veriore dhe kontrollin e disa këshillave në të gjithë Anglinë, pranoi se opinionet mbi luftën në Gaza kishin pasur ndikim në mbështetjen e laburistëve në disa zona.

Sofia Collignon, profesoreshë e asociuar në Universitetin Queen Mary, shprehet se ndërsa ristrukturimi i partisë është në nivel kombëtar ai kishte shkaktuar tensione midis anëtarëve dhe votuesve dhe se sfida e Starmer ishte të mbante të gjitha fijet e ndryshme së bashku. Kritikët si Akram thonë se Starmer ka shitur "shpirtin e laburistëve për të kërkuar çelësat e numrit 10", duke iu referuar rezidencës së kryeministrave britanikë.

Sofia Collignon, profesoreshë e asociuar në Universitetin Queen Mary: Partia Laburiste do të fillojë të tjetërsojë grupe të veçanta të popullsisë dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme sepse ne duam që më shumë kandidatë me ngjyrë, aziatike dhe pakicë të kandidojnë për poste. Ne duam të përmirësojmë pjesëmarrjen midis këtyre grupeve të nënpërfaqësuara. Dhe nëse ne po shohim tani që ata nuk ndihen të mirëpritur në parti ose nuk e ndjejnë se kanë marrë respektin edhe nga partia, mendoj se kjo mund të jetë problematike.

Akram, 43 vjeç dha dorëheqjen si këshilltare laburiste në Slough, në perëndim të Londrës, në fillim të qershorit së bashku me gjashtë të tjerë, duke përmendur atë që ajo e shihte si censurë për çështjen e luftës në Gaza. Ajo përmendi gjithashtu trajtimin e Faiza Shaheen, e cila u bllokua nga kandidimi si kandidat i laburistëve në një vend në verilindje të Londrës.

Sabia Akram, ish-kandidate e Partisë Laburiste: Ne kemi pasur role të ndryshme. Pra, disa prej nesh kanë qenë në role të larta, si brenda pushtetit lokal ashtu edhe brenda partisë elektorale. Por mendoj se disa prej tyre, veçanërisht, me gjënë që na bëri më shumë jehonë, ishte rreth trajtimit e Faiza Shaheen dhe Diane Abbott. Ne kemi ankesa rreth islamofobisë, bullizmit, por megjithatë ata nuk kanë parë të njëjtin prioritet si ato që ishin antisemitike. Tani, kur Keir Starmer po flet për linjën e tij të re të një Partie Laburiste të ndryshuar, dimë se ai po flet në lidhje me antisemitizmin apo largimin e partisë nga antisemitizmi, por pyetja jonë është, a e ka larguar partinë nga islamofobia apo racizmi apo ndonjë formë tjetër paragjykimi ?

Shaheen tha se ajo u pushua nga puna për 14 postime në X, që datonin prej më shumë se 10 vitesh, shumë prej të cilave ishin të lidhura me konfliktin izraelito-palestinez. Një sondazh i Ipsos për synimet e votimit të pakicave etnike zbuloi se Starmer, në gjysmën e dytë të 2023, kishte vlerësimin më të ulët nga çdo lider i opozitës laburiste që nga fillimi i serisë në 1996. Me epërsinë e saj prej 20 pikësh në sondazhe, shqetësimet midis pakicave etnike sipas analistëve  mund të mos ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Sabia Akram, ish-kandidate e Partisë Laburiste: Ne kemi një boshllëk të madh njerëzish që besojnë se partia është domosdoshmërish ajo që thotë se është, dhe unë nuk mendoj e Partia e Laburiste nuk duhet të ishte e shqetësuar me atë që perceptohet se nuk është më shumë sesa fokusohu në atë që është. Unë mendoj se për momentin shumica e njerëzve thonë dhe sigurisht besoj se është e vërtetë, është se kjo parti është një nuancë më e lehtë e blusë dhe jo më një e kuqe e fortë, dhe jo një vend më i sigurt për njerëzit me ngjyrë.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Видео Klan News - Keir Starmer humb mbështetjen e pakicave канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
29 июня 2024 г. 14:02:17
00:08:08
Другие видео канала
Takimi i vetëm personal mes Ismail Kadaresë dhe Enver HoxhësTakimi i vetëm personal mes Ismail Kadaresë dhe Enver HoxhësShije Shtëpie - Çfarë thonë yjet për secilën shenjë nga Dashi te Peshqit - Tv KlanShije Shtëpie - Çfarë thonë yjet për secilën shenjë nga Dashi te Peshqit - Tv KlanMoti sot dhe nesër në TV Klan (1 Korrik 2024)Moti sot dhe nesër në TV Klan (1 Korrik 2024)Tv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsHetimi për mjekët e Onkologjikut, Rama thirrje gjykatësve: Mos e hani turpin me ryshfetHetimi për mjekët e Onkologjikut, Rama thirrje gjykatësve: Mos e hani turpin me ryshfetCicani: Xhaka pjesën e pare kishte më shumë pasime sesa gjithë ItaliaCicani: Xhaka pjesën e pare kishte më shumë pasime sesa gjithë ItaliaKlan News - Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, 9 zyrtarë për gjykimKlan News - Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, 9 zyrtarë për gjykimTv Klan - Rritja e çmimit të ujit/Përplasje në Elbasan,qytetari qëllon me dosje këshilltarin e majtëTv Klan - Rritja e çmimit të ujit/Përplasje në Elbasan,qytetari qëllon me dosje këshilltarin e majtëAldo Morning Show - Emisioni 1 Korrik 2024Aldo Morning Show - Emisioni 1 Korrik 2024Speciale/ Saimir Pirgu luan rolin kryesor në operën “L'elisir d'amore” në Hamburg - (27 Prill 2006)Speciale/ Saimir Pirgu luan rolin kryesor në operën “L'elisir d'amore” në Hamburg - (27 Prill 2006)Tv Klan - Shuhet kolosi i Letërsisë Shqipe, Ismail KadareTv Klan - Shuhet kolosi i Letërsisë Shqipe, Ismail Kadare"Kam idenë që arumunët u deklaruan shqiptarë", përfaqësuesja e INSTAT flet për Censin 2023"Kam idenë që arumunët u deklaruan shqiptarë", përfaqësuesja e INSTAT flet për Censin 2023Gaforrja në ditët e saj me fat, Chrysanthi Kalogeri: Gati për kurorëGaforrja në ditët e saj me fat, Chrysanthi Kalogeri: Gati për kurorëShije Shtëpie - Parashikimi për klimën e javës dhe muajin korrik nga Chrysanthi Kalogeri - Tv KlanShije Shtëpie - Parashikimi për klimën e javës dhe muajin korrik nga Chrysanthi Kalogeri - Tv KlanKlan News - Mediat botërore shkruajnë për vdekjen e KadaresëKlan News - Mediat botërore shkruajnë për vdekjen e KadaresëKlan News - Italia “formulë” për t’u ringriturKlan News - Italia “formulë” për t’u ringriturKlan News - “Paesi Online”: Vendi i shqiponjave, parajsa që duhet vizituarKlan News - “Paesi Online”: Vendi i shqiponjave, parajsa që duhet vizituarBulku: Më në fund mund të bëjmë tifo për skuadrën tonëBulku: Më në fund mund të bëjmë tifo për skuadrën tonëNis patrullimi i përbashkët i policive rrugore të Shqipërisë dhe KosovësNis patrullimi i përbashkët i policive rrugore të Shqipërisë dhe KosovësDrejtoresha e INSTAT:Arritje e madhe që Shqipëria publikoi rezultatet finale të Censit pas 7 muajshDrejtoresha e INSTAT:Arritje e madhe që Shqipëria publikoi rezultatet finale të Censit pas 7 muajshTv Klan - Nacionalistët triumfojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në FrancëTv Klan - Nacionalistët triumfojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë
Яндекс.Метрика