Загрузка страницы

Detit-Pushkini

Stihi rebele lamtumire! Ne çast te ndarjes perseri, Ti dallget çon perpjet i lire Dhe zjen,shkelqen me krenari.
Si gjeme e britme pikellimi E shokut qe na le dhe shkon, Vikama jote dhe buçimi Ne gji,se fundi,me kumbon.
O vend i shtrenjte i zemres sime Ne bregun tend plot bukuri I zhytur thelle ne mendime Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!
Jehona jote buçimtare, Me mbushe plot gezim e jete Dhe heshtja jote magjistare Dhe vrulli çamarok o det!
Nje varke e bindur peshkatare Lundron e ruajtur nga ti Dhe mes tallazit shket krenare; po ti terbohesh,ç'mendesh fare; Anije mbyt ne thellesi.
S'm'u dha prej brigjeve shkembore Te ikja veç njehere,o det, Te nisja rendjen,dallget prore; Atje ku ti gjemon,buçet.
ne ç'vis,ne ç'vis te kesaj bote Po shkoj tani ne shtegetim? O det,nga shkretetira jote Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.
O lamtumire!Lamtumire! Ne shpirt do te te kem perjete Do ta degjoj me plot deshire Jehonen tende larg,o det!
Ne shkretetira,neper pyje, Ku rruga po me çon tani, Do marr me vete shkulmen,hijet, Shkelqimin tend plot bukuri.

Видео Detit-Pushkini канала MsNovember28
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
17 сентября 2010 г. 2:05:30
00:02:45
Яндекс.Метрика