Загрузка страницы

ZEMRA E SHOKUT - Lasgush Poradeci

Të kam shok nga koh' e vjetër
Shok prej zemre-edhe prej gjaku ...
Shok të ri me besë plaku
Nuku kam, nuku ke tjetër.

Se ç'do gas e mall të shkretë
M'i ke thënë-emër me emër,
Unë-i mbylla mun në zemër
Gjer sa zemra të mos jetë.

Se ti mban në kraharuar
Shentërinë-e një dhurate:
Mban në fund të zemrës s'ate
Ç'të kam thënë-i llaftaruar.

Ish e bardhë-e nuku kishte
Dredhëri zemra bujare:
Bënte botën zilitare
Zemr' e bukur shokërishte.

Видео ZEMRA E SHOKUT - Lasgush Poradeci канала MsNovember28
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
2 июля 2013 г. 1:52:48
00:02:42
Яндекс.Метрика