Загрузка страницы

Qielli amë - Erina Çoku

Bir,
ti je matja ime me kohën,
duarve tua gatita udhëtimin tim t’ përtejmë
kur ula qepallat e thashë:
“Eja! Sytë e mi eten për ty!”

Prej qielli ra dritë e më çoi za:
“Merre, ngadhnjimin tan mbi vdekjen!
rrite shpirtin tan,
bane rrjedhë që nuk mbaron,
nuk shter!”

Degë e degëve n’mu,
shpërthy prej trungut t’gjallë
gjakun tim limfë,
e limfën time mëkim,
hidhma vështrimin n’ hon t’vështrimit
ninzën e thellë n’ninzën e errët
e bam’ me u hedh fluturim n’shpirtin tan
përky fillimit e mbarimit.

Bir,
prej teje,
pesë vjet dritë,
shtuar janë n’udhët e qenies sime,
shkoj,
vij,
jam.

N’krahët e tu mbrritë m’ka paqja e butë.

Qerpiku yt i shenjt’
m’jep ag për ag
kangët e kangës,
rrjedhun prej gishtave
e çliru prej fyti.

Tingulli im ti!
A t’linda, a m’linde?

Prej bekimit tand,
si tinguj violonceli,
ndoshta bahem e pafundme,
ndoshta toka e ajri bahen njish,
e un e ti ngadhnjehna mbi to.

(Erdit tim që bëri pesë vjeç me 19 Janar)

Видео Qielli amë - Erina Çoku канала MsNovember28
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
22 января 2015 г. 17:59:45
00:02:58
Яндекс.Метрика