Загрузка страницы

West Side Family - Në hapat e tua (Official Video)

West Side Family – Në hapat e tua
Teksti: Dr. Flori (Floran Kondi)
Muzika: Kristi Popa
Arrangement: Kristi Popa

Hip hop folk! Hip hop folk!

Dr. Flori

Jemi krijuar në vitin 97, gjithmonë për të thënë realitetin
Për të pasqyruar gjithmonë ngjarjet, për të dhënë kronikat e zeza që kanë mbushur këto ditë lajmet
Por sot kemi prioritetin t’a themi realitetin më shqip se kurrë
E s’dua t’a krijoj jetën në krahët e askujt, se jetën që m’a dha Zoti, s’ia kam borxh askujt
Shumë lot u derdhën e shumë ne dëgjuam
Shumë ngjarje ndodhën, o sa shumë duruam
Janë ata që si ne nga ëndrra u zgjuan
E dy fjalë të vërtetapër jetën i shkruan
Sa herë ju kam thënë që kjo jetë nuk meriton
Njeriun që është i djrejtë e me të drejtën lufton
Mjerë ai që në ketë botë, nuk di të korruptohet
Të ndërrojë fytyrën etij sa herë sistemi ndërrohet
Të gjithë vihen në garë, kush më shumë të përfitojë
As të vjedhin nuk dinë, se kanë më shumë se ç’kanë nevojë
Nuk kanë as ideale, as fe, as besim
E ndërtojnë gjithçka mbi vjedhje dhe mashtrim
Sa shumë unë e desha një njeri të mirë
Sa shumë e kërkova një mendim të lirë
Po më fort në zemrën time më është fshehur një dëshirë
Të ketë pak paqe mbi këtë vend martir

Refreni

Landi

Në hapat e tua shoh unë dritën që vjen
Është ëngjëll i bardhë apo imazh që gënjen
Me forcën e fjalës ne duam një ditë
Të çajmë errësirën e të shohim pak dritë

Miri

Hou yo kush po këndon hey yo Dr. Flori prapë ti je në mikrofon?
Shumë shtrenjtë e paguam për 10 vjet lirinë
Shumë plagë na janë hapur e fundin s’ia dimë
Marr guximin t’ju them në emër të shokëve të mi
Do të vazhdojme ne luftën për një botë më të mirë

Dr. Flori

Më mirë si ju të gjithë ëndërruar, ne kemi forcën e dëshirën e endrrën këmi për të plotësuar

Dr. Flori, Miri, Landi

Thuaji lamtumirë 97-98, thuaji lamtumirë kallashit që vret

Miri

Thuaji lamtumirë skafit jetë merr, të gjithë atyre që sjellin vrer
Hapi zemrën horizontit 2000, ec me hapin e duhur me brezin e ri
Përshëndete me ne botën e lirë, erdhi dita të jemi më mirë
Hou kush, më thuaj kush na ndalon? Ne kemi forcën dëshirën, ndaj bota ekziston
Në ç’do kohë në emër të shokëve do luftojmë
Për ata që e lanë Shqipërinë e ata që s’jetojnë
Për paqen e shpirtit do të jetë më mirë, nga demonët e të shkuarës do jemi të lirë
Për kohën që shkoi e të nesërmen që do t’vijë, episodi tjetër na pret 2001.

Refreni

Landi

Në hapat e tua shoh unë dritën që vjen
Është ëngjëll i bardhë apo imazh që gënjen
Me forcën e fjalës ne duam një ditë
Të çajmë errësirën e të shohim pak dritë

Видео West Side Family - Në hapat e tua (Official Video) канала West Side Family Official
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
28 февраля 2018 г. 18:13:41
00:04:04
Яндекс.Метрика