Загрузка страницы

West Side Family - Beso (Official Video HD)

Available on
Deezer: http://www.deezer.com/us/album/54177702
Spotify: https://open.spotify.com/album/2smEkAYAh4SeZarb00kYsA
iTunes: https://itunes.apple.com/us/album/beso-single/1330183952
Teksti: Dr. Flori (Floran Kondi) & Armir Shahini

Regjia dhe skenari: Redi Mazi
Producent: Rezart Nita
DOP: Spiro Nino, Ilir Agastra
Postproduksion: Yllion Çoku

Beso!

Dr. Flori

Kur të vish ti në këtë botë
Do fillosh të belbëzosh
Pastaj ti do të flasësh do fillosh që të mësosh
Do pyesësh ku ke lindur, për gjuhën që flet tani
Dhe unë ty do të t’them këtu je në Shqipëri
Ku ndryshe do të flasin dhe ndryshe do përballesh
Ska modele, heronjtë e përrallës
Do shohësh ti modelet që janë të korruptuar
Janë ata që pa fytyrë kanë vjedhur dhe mashtruar
Do shohësh ti të drejtin që për bukën po lufton
Do t’i thuash ti vetes k'tu ka një gjë që s'shkon
Do ngresh shumë pikepyetje: Pse nuk ka drejtësi, pse nuk ka liri, k'tu në vendin tim?
S'kam ça të të them të them vetëm beso!
Përpara çdo vendimi mbyll sytë edhe beso,
Kur botët të t’vijn’ përballë ti lutu dhe beso, beso, beso, beso, qëndro!

Refreni x4

O frymë plot zjarr
Thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë

Miri

Tik-tak Flor jam prapë në mikrofon
Hej unë e ndiej nga ana tjetër më shikon
Më kujton tek Paqo kur rrinim shumë vonë
Aty ku nisi të shkruhej dhe historia jonë
Furtunë mbas furtune, shantazhi dhe dhune
Kur të tjerët ne na thonin: “Jepini fund kësaj pune!”
Tjetër hit, tjetër bit tjetër erë, të tjera kohë tjetër mode, të njëjtë përherë
Frymëzim për dashurinë ndaj na dashuruan
Të vërtetë për realitetin ndaj shumë na besuan
Për gjithçka që ne kaluam për gjithçka që ne jetuam
Për të gjitha ato çaste ku fituam u rrëzuam
Dedikim sot për ty me një frymë i kam shkruar
Se sa herë ngre kokën lart unë e ndiej je me mua
Dhe pse ecim në kto rrugë ku përditë më shumë mungon
Por një gjë besomë e di, një ditë prapë do të të takojmë!

Refreni x2

O frymë plot zjarr
Thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë

Bridge

Landi

Dhe sa herë mërzitem kur mendoj
Orët nuk kalojnë
Dhimbja më pushton
Se ti mungon
Dhe prapë dhimbja më ikën kur mendoj
Më the "Jeta shkon!"
Kujtim e kam gjithmonë
Dhe prapë besoj (Kur botët të t’vijn’ përballë ti lutu dhe beso, beso, beso!)
Refreni x4

O frymë plot zjarr
Thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë

Видео West Side Family - Beso (Official Video HD) канала West Side Family Official
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
29 декабря 2017 г. 22:00:08
00:05:34
Яндекс.Метрика