Загрузка страницы

LUNGOMARE, VLORE 2021 | 4K DRONE VIDEO

Shëtitorja buzë Jonit në qytetin e Vlorës e njohur me emrin e Lungomares, është një nga hapësirat urbane më cilësore për pushim, meditim, pedalim, sporte apo socializim.

Një vijë 5 km e gjatë me dalje në qytet dhe plazh është pjesa më moderne e qytetit. Rripi tokësor është dekoruar me palma dhe pusha tipike mesdhetare dhe harmonia mes bimësisë dhe territorit përreth është gjëja e parë që të bie në sy. Ndërsa lëvizja e automjeteve në të dy krahët e rrugës automobilistike nuk ndihet shumë, për shkak se është një vijë që lëviz dhe nuk qëndron kurrë në një vend.

Lungomare nis nga zona e quajtur “Skela” deri në afërsi të tunelit të “Ujit të Ftohtë”. Përgjatë gjithë gjurmës urbane prej disa kilometrash vizitorët, turistët, banorët lokalë e shumë të rinj zhurmojnë sheshet publike, hapësirat shlodhëse, kafenetë dhe restorantet e shumta përballë detit. Në pjesën fundore të Lungomares do të shihni në orë të ndryshme të ditës spektatorë të shumtë që ndjekin ndeshjet e vogla sportive në fushat e lojërave me dorë. Lungomare mbi të gjitha është një hap larg detit dhe kjo e bën këtë vepër urbane unike në Shqipëri.

Metrat e parë të shëtitores ekspozojnë mbi ujë një rreth të madh i cili duket ose zhduket në baticë dhe zbaticë. Përbri këtij disku qëndrojnë shkallët e një amfiteatri me fytyrë nga deti. Ulur në këto shkallë dita juaj do të ketë ngjyrat e diellit, qiellit dhe detit. Disa vepra arti, kryesisht në instalacione janë vendosur mbi shëtitore duke i dhënë cilësi të shtuar hapësirës bregdetare. Në pjesën fundore të Lungomares, në lartësi mbi të, ngrihet ballkoni i xhamtë i qytetit. Kjo vepër e re urbane ofron pamje spektakolare të hapësirës së kaltër. Poshtë ballkonit qëndrojnë krah për krah fushat e vogla sportive, shtruar me tapete shumëngjyrëshe. Aty pranë gjeni edhe një pishinë për “dembelët” që duan thjesht të pluskojnë mbi ujë.

Përballë Lungomares shijohen kafenetë dhe restorantet e dekoruar në harmoni me pamjen mesdhetare të shëtitores. Në horizont të vështrimit tuaj lëvizin rrymat nënujore të detit Jon dhe dëshira për të ndjekur ritmin e natyrës është thjesht e parezistueshme.

_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
Follow GOGLA në Instagram: https://instagram.com/gogla_al/
Follow GOGLA në Facebook: https://facebook.com/gogla.al
Website: http://gogla.al/
_________________________________________
#goglaal #gogla #tirana #vlora2021 #portiivlores #vlora #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #vloradrone #albaniadrone #pamjemedron #vloramedron #marinavlore #vlore #gogla #lungomarevlore #lagjiahistorike

Видео LUNGOMARE, VLORE 2021 | 4K DRONE VIDEO канала GOGLA
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
18 апреля 2021 г. 17:59:45
00:05:24
Яндекс.Метрика