Загрузка страницы

MISTERET E KISHES SE LACIT | 4K DRONE VIDEO

Sipas legjendës popullore, etërit françeskanë në fillesat e urdhërit të tyre, më të mbërritur në Arbëri menduan të ndërtojnë kishën dhe kuvendin në afërsi të kalasë, ku dikur ishte qyteza antike.

E ndërsa punonin ditën, të nesërmën në mëngjes materialet e ndërtimit nuk i gjenin aty, por në afërsi të shpellës së Shën Vlashit, përballë kalasë në kodrën ngjitur.

Kjo histori u përsërit disa ditë radhazi sa jo vetëm u bë pengesë për vijimin e punimeve, por mbi të gjitha bëri habi mënyra e pashpjegueshme dhe e mrekullueshme e trasportimit të materialeve për gjithë natën.

Pamundësia njerëzore e kryerjes së këtij transporti u nënkuptua si mister për të cilin kishte dorë vetë Provania Hyjnore, ndaj dhe etërit françeskanë gjykuan të mos shkojnë kundër këtij vullneti, ndaj vendosën të ndërtojnë kishën në kodrën përballë, mu aty ku gjendeshin materialet ndërtimore çdo mëngjes. Dhe ashtu u bë. U ndërtua Kisha e Shna Ndoit të mrekullive.

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës mori urdhër të shkonte te kodra e “Shna Ndout”, në Laç, për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit. Ndërtesa qe shembur në vitin famëkeq 1967, kur regjimi komunist doli haptazi kundër Kishës dhe kulteve te tjera te besimit.

Prej këndej ushtarët e zonës morën urdhër t’i hidhnin në erë muret e, me ta, të shlyenin përgjithmonë edhe kujtesën e kishëzës e të Shëna Ndout.

Pasi e shembën një pjesë të rrethimit, 32 ushtarët e togës mbetën, çuditërisht, të paralizuar nga mesi e poshtë. Ishte një fenomen i pashpjegueshëm. Mbetën të ngrirë, aty, mbi mur, ku erdhën e i morën me shpejtësi. Nuk ishte më fjala për të zhdukur ca gërmadha.

Duhej zhdukur çdo gjurmë, e si çdo lajm i ndaluar, mori menjëherë dhenë. Pushteti popullor i nisi disa prej ushtarëve të ngurrosur për mjekime në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët, në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ushtarët u ngritën përsëri në këmbë pas shumë mjekimesh. Por gjithnjë me pasoja të dukshme. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm. Historia mbeti, edhe sot e kësaj dite, e veshur me mister. E regjistruar ndërmjet shumë mrekullive të tjera, në kujtesën popullore.
_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
Follow GOGLA në Instagram: https://instagram.com/gogla_al/
Follow GOGLA në Facebook: https://facebook.com/gogla.al
Website: http://gogla.al/
_________________________________________
#goglaal #gogla #laci #laci2021 #kishaelacit #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #misteretekishesselacit #kishaelacitmisteri #pamjemedron #kishaelacitmedron #dokumentar #faktetepabesueshme

Видео MISTERET E KISHES SE LACIT | 4K DRONE VIDEO канала GOGLA
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
12 апреля 2021 г. 13:02:17
00:08:12
Яндекс.Метрика