Загрузка страницы

THUMANE, QYTEZA E RE | 4K DRONE VIDEO 2021

Thumana është zona e parë, nga 26 të tilla ku ka nisur ndërtimi i qytezës së re për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë qytezë të re do të të ndërtohet gjithçka nga e para ku do të përfshihen gjithsej 806 banesa individuale dhe 7981 banesa kolektive, jo më të larta se 4 kate!

Banesat do të jenë të tri tipologjive, 1+1 me 60.1 m2 për familje me 1 ose dy anëtarë; 2+1 78.2 m2 për familje me 3-4 anëtarë dhe 98.3 m4 dhe është për familje për mbi 4 anëtarë dhe nuk do të jenë më shumë se 4 kate.

Të gjitha këto banesa do të kenë përreth verandë dhe kopsht. Shtëpitë do të jenë pranë njëri tjetrës, për një jetesë në komunitet. Pllakë e fortë betoni, strukturë çeliku muret e shtëpisë dhe një tjetër strukturë e lehtë për të përballuar erërat dhe do të jenë rezistente për tërmete deri në 9 ballë.
Katër janë karakteristikat e këtyre banesave. Së pari do të jenë të riciklueshme deri në masën 90%. Së dyti përballimi i erës deri në 110 km/h, që është karakteristikë e kësaj zone, kursim energjie deri në masën -15000 lekë në vit.

Sipas projektit do të ndërtohen sipas Eurokod 8, kanë një jetëgjatësi dhe garanci 70 vite. Një qendër e re, që do të ketë të gjitha shërbimet duke filluar nga qendra administrative, komunitare do të jenë të mbledhura në hyrjen reale të qytetit. Një pjesë jo pak e rëndësishme është edhe fasada e këtyre banesave, veçanërisht e atyre kolektive që do të jenë në disa ngjyra kryesore si portokalli, blu, e gjelbër, jeshile, gri si dhe kafe.

Në vjeshtën e vitit 2021 parashikohet që ata te cilet u prekën nga tërmeti në Thumanë të rikthehen të gjithë në shtëpi të reja. Ndërkohë është gati shkolla e re.

Simbolika e cisternës që do ringrihet
Një cisternë ka qenë si pikë referimi për të orientuar drejt lagjes së Thumanës, tashmë të shembur. Për këtë arsye, ajo cisternë do të ringrihet sërish, rreth së cilës do të ketë një shesh, ku fëmijët do të luajnë e të moshuarit do të pushojnë. Do të shërbejë si një simbol i së shkuarës që nuk duhet harruar, por që do të ndihmojë për të vlerësuar të tashmen.
_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
Follow GOGLA në Instagram: https://instagram.com/gogla_al/
Follow GOGLA në Facebook: https://facebook.com/gogla.al
Website: http://gogla.al/
_________________________________________
#goglaal #gogla #thumane #thumana2021 #thumana #qytezaere #termeti #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #rindertimet #termeti26nentor #pamjemedron

Видео THUMANE, QYTEZA E RE | 4K DRONE VIDEO 2021 канала GOGLA
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
7 апреля 2021 г. 17:46:57
00:08:52
Яндекс.Метрика