Загрузка страницы

Kek me rrush të thatë dhe mollë nga zonja Vjollca

Kek me rrush të thatë dhe mollë
Përbërësit:
3 vezë
1 filxhan çaji kos
1 e 1/2 filxhan çaj sheqer
1 filxhan kafe qumësht
1 filxhan vaj bimor
4-5 filxhan çaji miell
1 pako pluhur pjekës
100 gr rrush I thatë
lëngu I një portokalli
1 lugë çaji lëkurë portokalli
1-2 mollë
1 lugë çaji sheqer
1/2 lugë kafeje kanellë
Tepsi 26 cm
Përgatitja:
Fillimisht vendosim rrushin e thatë në lëng portokalli të zbuten. Në një tas vendosim vezët të plota, kosin, sheqerin, qumështin, vajin dhe të gjithë këto përbërës I përziejmë mirë deri sa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë miellin pak nga pak dhe pluhurin pjekës si dhe 1 lugë cji lëkurë portokalli, përziejmë brumin. Shtrydhim rrushin e thatë nga lëngu I portokallit dhe I vendosim në brumë dhe vazhdojmë përzierjen. Qërojmë mollën nga lëkura dhe e presim ne feta të holla.I spërkasim dhe ato me lëng portokalli dhe sheqer.
Lyejmë tepsinë me gjalp e pudrosim me miell dhe vendosim brumin në të. Sipër brumit vendosim në formën e rrezes fetat e mollës duke shtuar mbi to dhe disa kokrra rrush të thatë.
Në fund 1 lugë caji sheqer dhe 1 lugë kafe kanellë I përziejmë dhe pudrosim mollën në sipërfaqe, vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 175- 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Në fund pasi e nxjerrim nga furra ashtu të ngrohtë mund të lyeni sipër me pak recel kajsie.

Видео Kek me rrush të thatë dhe mollë nga zonja Vjollca канала RrezeDielliOfficial
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
23 июня 2020 г. 12:46:57
00:18:13
Яндекс.Метрика