- Популярные видео
- Авто
- Видео-блоги
- ДТП, аварии
- Для маленьких
- Еда, напитки
- Животные
- Закон и право
- Знаменитости
- Игры
- Искусство
- Комедии
- Красота, мода
- Кулинария, рецепты
- Люди
- Мото
- Музыка
- Мультфильмы
- Наука, технологии
- Новости
- Образование
- Политика
- Праздники
- Приколы
- Природа
- Происшествия
- Путешествия
- Развлечения
- Ржач
- Семья
- Сериалы
- Спорт
- Стиль жизни
- ТВ передачи
- Танцы
- Технологии
- Товары
- Ужасы
- Фильмы
- Шоу-бизнес
- Юмор
Tv Klan - Irani sulmon bazat amerikane në Katar e Irak! Trump: U njoftuam nga Teherani
Irani lëshoi disa raketa balistike drejt bazës amerikane të Al Udeidit në Katar, nga e cila ditët e fundit është tërhequr i gjithë stafi ushtarak amerikan. Ky është momenti kur, në një qendër tregtare në Doha të Katarit, qytetarët largohen të alarmuar në çastin e lëshimit të predhave nga ushtria iraniane.
Pak para sulmit, Katari urdhëroi mbylljen e hapësirës ajrore, pas informimit nga Izraeli. Hapësirën ajrore e mbyllën gjithashtu edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.
Irani tha se kishte informuar zyrtarisht Katarin për këtë sulm mbi bazat amerikane, me qëllim minimizimin e dëmeve dhe shmangien e viktimave. Qeveria e Katarit e dënoi sulmin, duke theksuar se raketat ishin interceptuar në kohë. Doha e cilësoi këtë akt si shkelje të sovranitetit dhe u zotua se do t’i përgjigjej Teheranit.
Në media raportohet se raketa iraniane janë lëshuar edhe ndaj objektivave amerikane në Irak.
Presidenti amerikan Donald Trump ishte në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në momentin që ndodhi sulmi.
Më vonë, në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, Trump shkroi se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm.
"Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë shumë efektive. Janë lëshuar 14 raketa, 13 u rrëzuan dhe 1 u lëshua sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se asnjë amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm. Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga ‘sistemi’ i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më urrejtje."
Trump ndërkohë falënderoi Iranin që i kishte njoftuar për sulmin ndaj bazave amerikane.
"Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë."
Ndërkohë, kanë vijuar përplasjet me raketa mes Izraelit dhe Iranit.
Gjatë kësaj të hëne, bombat izraelite goditën paraditen një burg në periferi të Teheranit, ku mendohet se mbahen të burgosur politikë. Bëhet fjalë për burgun famëkeq Evin, i cili, sipas ministrit të mbrojtjes Izrael Katz, u bombardua krahas disa objektivave të tjerë.
Mes objektivave të tjerë ishte edhe komanda e militantëve Basij që luftojnë në rajon për interesat e Iranit. Irani tha se numri total i viktimave iraniane nga sulmet izraelite ka arritur në 500.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Видео Tv Klan - Irani sulmon bazat amerikane në Katar e Irak! Trump: U njoftuam nga Teherani канала RTV KLAN

Комментарии отсутствуют
Информация о видео
24 июня 2025 г. 2:38:04
00:02:06
Другие видео канала