Загрузка...

Edy Reja: E nisa unë, Silvinjo ka kompletuar punën në Kombëtare

Ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja, zbuloi në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, se vazhdon t’i ndjekë ende kuqezinjtë.

Ai theksoi se në Kombëtare, pjesa më e madhe e lojtarëve, janë nga koha kur i ka zbuluar ai vetë.
Sipas tij, trajneri Silvinjo ka kompletuar punën e nisur nga Reja vite më parë, duke thënë se futbollistët kanë fituar pjekuri.

“Kam shumë interes, sepse pjesën më të madhe të lojtarëve janë nga mua. Edhe dje e ndoqa ndeshjen. Janë djem që janë rritur me mua dhe tani janë akoma më mirë se atëherë. Janë më të rregullt, më të pjekur. Me eksperiencë. Tani janë në momentin e tyre më të mirë

Unë e pashë ndeshjen në Serbi. Kishte lojtarë të nivelit të lartë, si Pavlovic, Kostic, Vlahovic, një skuadër me vlera të mëdha. Shqipëria ia doli, sepse luajti si skuadër. Serbia luajti në mënyrë individuale. Nga kjo anë mendoj se skuadra është rritur shumë. Trajneri ka meritë për këtë skuadër.

Tani ekipi ka arritur pjekuri. Kjo u pa edhe ndaj Serbisë. Shqipëria luajti me personalitet. Të gjithë kanë bërë një lojë të mirë, për të pasur rezultat. Nëse Bajrami do të kishte shënuar në fund, do të ishte diçka entuziaste.

Skema 4-3-3? Është një skemë që tani i përshtatet shumë mirë, për karakteristikat e lojtarëve që ka. Trajneri e ka modeluar në mënyrë ndryshe dhe ia ka dalë të ketë rezultate. Duhet t’i bëjmë komplimente Silvinjos. Unë i kam përgatitur lojtarët, për t’i sjellë në nivel të lartë te Shqipëria. Silvinjo e ka kompletuar punën”, u shpreh Reja.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #BesardJacaj #KlanNewslajme

Видео Edy Reja: E nisa unë, Silvinjo ka kompletuar punën në Kombëtare канала RTV KLAN
Яндекс.Метрика
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки
Страницу в закладки Мои закладки
На информационно-развлекательном портале SALDA.WS применяются cookie-файлы. Нажимая кнопку Принять, вы подтверждаете свое согласие на их использование.
О CookiesНапомнить позжеПринять