Загрузка страницы

E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (29 tetor 2017)

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Sara dhe Jonela kanë ftuar Bleonën, një vajzë nga Fieri, në rubrikën "Ka një mesazh për ty" në "E Diela Shqiptare", moderuar nga Ardit Gjebrea, për t'i bërë një surprizë të këndshme me spikerin e lajmeve të Televizionit Klan, Reis Çiçon.

Reis Çiço shprehet se profesioni i tij është shumë i vështirë, pasi mbi të rëndon përgjegjësia e rreth 2-3 milionë shikuesve në Shqipëri dhe mbarë botën, ku ndiqet Televizioni Klan.Ardit Gjebrea kujton një rast kur është detyruar të drejtojë edicionin informativ në një televizion, pasi spikeri mungonte dhe shprehet: "Më dhanë lajmet, provova t'i jepja. Reis, isha një dështim i turpshëm i atij momenti dhe lajmet nuk u dhanë!".

Ndërsa Çiço i thotë se nëse do ta provonte sërish do t'ia dilte mbanë shumë mirë, pasi ka lirshmëri në komunikim, duke qenë se është edhe moderator.

Jonela, kushërira e Bleonës, rrëfen se kjo e fundit është e apasionuar pas gazetarisë dhe botës së televizionit. Sara shton se idhulli i mikes së saj është Reis Çiço, pasi sipas saj, transmeton emocion në prezantimin e lajmeve.

Jonela dhe Sara menduan ta ftojnë Bleonën në Televizionin Klan për ta bërë pjesë të medias, duke qenë se vetë nuk arriti të fitonte degën e Gazetarisë.

Bleona pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty" dhe vjen në studion "E Diela Shqiptare". Ajo rrëfen ëndrrën e saj për të studiuar gazetari, të cilën nuk dëshiron ta lejë të mbyllur në sirtar. Bleona shton se dëshiron të bëhet spikere lajmesh, ndaj ka provuar shpesh herë të prezantojë lajmet para pasqyrës.

Në ekranin e murit ndarës shikon kushërirën dhe miken e saj, të cilat kanë një mesazh për të.

Jonela - Bleona, ne e dimë shumë mirë ëndrrën tënde për të qenë pjesë e televizionit dhe duke qenë se nuk t'u plotësua dëshira për t'u bërë gazetare dhe për t'u bërë pjesë e kësaj bote, atëherë ne vendosëm që të të sjellim këtu.

Bleona - Faleminderit!

Sara - Mos mendo se është vetëm kjo. Ne kemi menduar gjithashtu edhe për shkollat tona. Ti do rrish me një shoqe këtë vit, por mund të vij edhe unë.

Jonela - Por siç e di, vitin tjetër, duke qenë se ne të dyja jemi të pandashme, kemi thënë që duhet të vija unë. Ne po të lemë para një zgjedhje: me kë nga ne do të qëndrosh? Me mua apo me Sarën?

Bleona - Më dëgjoni që të dyja! Shtëpia është shumë e madhe, mund të vini që të dyja të rrini me ne.

Reis Çiço - Ardit! Jemi studio e lajmeve. Do të bëjmë një Breaking News (lajmi i fundit) për shkak të një ngjarjeje, e cila është në zhvillim e sipër dhe që ka pushtuar mbarë mediat botërore!

Zonja dhe zotërinj jemi në këtë lidhje të pazakontë për tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

Reis Çiço - Unë do të jap një lajm tjetër, i cili është shumë më pozitiv. Ju e dini të gjithë që studioja e lajmeve është vendi më i shenjtë, ku jo çdokush mund të hyjë në një televizion, e aq më tepër këtu në Tv Klan. Sot do ta prishim këtë shenjtëri, pasi ndoqa gjithçka po ndodh atje.

Unë e ftoj Bleonën të vijë në studion e lajmeve!

Bleona i drejtohet studios së lajmeve të Televizionit Klan, ku do të takojë idhullin e saj, Reis Çiçon. Ai shpreh mirënjohjen për pasionin e Bleonës, pasi në ditët e sotme është e vështirë të gjesh të rinj që dëshirojnë të përfshihen në profesione kaq të vështira.

E pyetur nga Çiço se përse i pëlqen gazetaria, Bleona shprehet se përpos pasionit të saj, mësuesit e kanë inkurajuar, duke i thënë se ka intonacionin e duhur për të qenë një gazetare.

Reis Çiço - Të pëlqen të përfundosh në këtë tryezë?

Bleona - Është ëndërr! Si një magji!

Reis Çiço - Unë të them që duhet ta ndjekësh ëndrrën sepse po pate vullnet, nuk ka gjë që nuk arrihet në këtë botë. Të gjithë e kemi nisur nga 0 dhe kemi ardhur në profesionet ku jemi. Të uroj me gjithë shpirt të mos i ndahesh aspak ëndrrës, të vazhdosh të kërkosh të ndjekësh fakultetin, por një këshillë do të ta jepja. Nëse je edhe në Gjeografi, në televizionin lokal të Fierit duhet të fillosh të aktivizohesh sepse ajo është vërtetë një provë e shkëlqyer, e cila të hap dyert drejt televizioneve të mëdha.

Bleona - Shumë faleminderit për këshillën, patjetër që do e ndjek!

Të dy provojnë të drejtojnë një edicion informativ sëbashku. Çiço e mëson Bleonën se si të prezantojë lajmet, por habitet nga aftësia e saj dhe shprehet: "Çfarë të të them Ardit! Duhet të fillojë punë sot!".

Reis Çiço i dhuron një stilolaps 'spikeres së ardhshme të lajmeve', duke i uruar sa më shumë sukses dhe që në një të ardhme të përfundojë në studion e lajmeve.

Видео E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (29 tetor 2017) канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
29 октября 2017 г. 18:27:23
00:28:05
Яндекс.Метрика