Загрузка страницы

E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (08 tetor 2017)

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Erion Isaj rikthehet pas 10 vitesh në "E Diela Shqiptare", moderuar nga Ardit Gjebrea, por këtë herë në rubrikën "Ka një mesazh për ty" për të ftuar një person mjaft të rëndësishëm në jetën e tij, pasi diçka ka ndodhur me marrëdhënien e tyre, që i ka distancuar.

"Personi që unë kam thirrur është i rëndësishëm për jetën time. Nuk bëj dot pa të, ndaj çdo gjë me të, kemi patur si kanal besimin absolut, kemi patur kuptimin qoftë edhe me sy të njëri - tjetrit, nuk vinim në diskutim çfarë më thoshte e çfarë thoja dhe besonim e ndanim çdo gjë bashkë. Kjo s'ka ndodhur më! Një moment personi e ka ndërprerë këtë gjë dhe ka bërë diçka që përveçse s'më ka vënë në dijeni, përveçse nuk më ka bashkëftuar ta ndajmë, e ka bërë më vete, pa më thënë gjë dhe fakt të kryer."

Erioni tregon se është vënë në dijeni të kësaj "tradhtie" nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ky person është Bes Kallaku, i cili ka ndërtuar një biznes pa i thënë Erionit, kolegut të tij prej 10 vitesh. Një restorant ky që quhet "Arditi fisherman", për të cilin Erioni fajëson Ardit Gjebrean.

"Punojmë bashkë prej 10 vitesh. Njeri më të hallakatur nuk do gjesh. Rrenacak i paparë mo vlla! Dhe kulmi i kulmit është shoferi më skandaloz në Shqipëri! Por këto s'janë asgjë!"

Në studion e "E Diela Shqiptare" vjen stafi i restorantit të Bes Kallakut, si dhe miku i tij i fëmijërisë, Landi, i cili është menaxheri i "Arditi fisherman".

Landi tregon se Besi i qeras gati të gjithë në restorant, duke i nxjerrë me "këpucë të kuqe".

Kuzhinieri Niku thotë se Besi preferon të hajë vetëm domate dhe djathë. Ndërsa Shpëtimi thotë se ai është pronari më i mirë nga të gjithë restorantet që ka punuar.

"Besi thotë gjithmonë që ju e dini! Nuk është nevoja t'ia marrësh fare porosinë. Vetëm bëja gati domaten me djathin të marinuara dhe pak bukë misri të thekur", shprehet Shpëtimi.

Bes Kallaku pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty" dhe vjen në studion "E Diela Shqiptare". Sipas tij, nuk i ka lënë shkas njeriu për ta sjellë në këtë rubrikë, por mendon se është Ija ajo që e ka ftuar sepse është shumë e rëndësishme për të.

"Xhensila nuk është, se më hekurosi këmishën para se të dilja", shprehet ai me humor.

Besi shikon në ekranin e murit ndarës një person, duke mprehur dy thika dhe më pas në planin e plotë stafin e tij të restorantit.

Landi - Shumë shkurt, se e ka marrë me të qeshur ky sot. Nëse do që ne të ecim para me restorantin më mirë mos hajde më fare atje! Se me ato faturat, qeras një çik këtë, çoji një verë atij etj. Ose mbaj faturën në fund të muajit dhe jemi në rregull. S'po ia dalim dot me ty, na ke nxjerrë me këpucë të kuqe. Mendoje mirë, ose mos hajde fare ti atje ose mos të vijmë ne.

Besi - Ça të bëj unë tani o vëlla. Unë s'kam as kërkesa, bukë djathë e domate dua. Ju kërkoj falje, s'vij më!

Stafit të restoranit i bashkohet Erioni, për të cilin Besi shprehet se është dashuria e skenës dhe se bashkëshortet e tyre janë bërë xheloze për marrëdhënien e tyre.

Erioni - Kemi 10 vjet në shkenë bashkë? I shkruajmë materialet bashkë? Dalim në skenë bashkë etj? I kemi bërë të gjitha bashkë këto?

Besi - Po, këto.

Erioni - Restorantin pse e more vetëm, pa mua? S'është vetëm kjo!

Arditi - Pse e more dhe pa mua?

Besi - Aq herë sa vjen ti, unë i kam lënë porosi kamarierëve të sjellin një dyshek, një batanije, një jastëk ...

Arditi - Pse s'e mora unë, po e more ti, se ka dhe emrin tim?! Tani nuk të ka sjellë ai, por unë!

Studion e "pushtojnë" batutat dhe humori, ku Erioni dhe Arditi i kërkojnë Besit t'i bëjë bashkëpronarë, duke iu dhënë nga 25% të aksioneve.

Besi - Unë ju fal zemrën e jo më restorantin. Jam dakord, do jua jap.

Ankesa juaj është ankesë shumë e bukur në fakt! Kështu më çoftë zoti gjithmonë, që njerëzit të ankohen për zemërgjerësinë e tjetrit dhe për dashurinë që tregon karshi të tjerëve.

E në mesin e gjithë kësaj atmosfere, Ardit Gjebrea zbuloi surprizën e edicionit të 19-të të Këngës Magjike. Ai do ta prezantojë së bashku me Bes Kallakun dhe Erion Isajn, por nuk i zbulon moderatoret shoqëruese, duke e lënë surprizë për të gjithë publikun e gjerë shqiptar.

Erjoni shprehet se në skenë nuk ka gjetur një partner, por skena i ka sjellë një vëlla. Të gjithë takohen, duke na treguar se miqësia dhe dashamirësia është unike!

Видео E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (08 tetor 2017) канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
8 октября 2017 г. 17:24:42
00:35:13
Яндекс.Метрика