Загрузка страницы

Ka nje mesazh per ty - 18 vjet duke pritur babain, surpriza e Romildes (17 Tetor 2021)

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen historia e një vajze 25-vjeçare, Romilda Ndoj nga Rubiku. Romilda është një nënë e re, ka një vajzë 3 vjeç. Historia e saj nis me të atin e larguar para 18 vitesh në emigrim në Greqi, për të cilin sot nuk di asgjë, as adresën e saktë.

Arsyeja e ardhjes së saj në studio është e ëma, zonja Martina, e cila që pas ikjes së bashkëshortit të saj, vendosi të punonte në dy turne për të përballuar jetesën. Kështu ishte Romilda që u bë shtylla e shtëpisë për të ndihmuar atë dhe të vëllain, ndërsa shpresa e tyre nuk është zbehur ende. Për shkak të një operacioni, nëna e Romildës nuk punon, ndërsa vëllai i saj është larguar për në emigrim. Sot, vajza e saj kërkon ta falënderojë dhe t’i shprehë mirënjohjen për çdo sakrificë që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve.

Romilda: Mami nuk dua të të shikoj lot në sy. Arsyeja që unë të kam sjellë sot këtu është të të falënderoj publikisht për të gjitha gjërat që ti ke bërë për ne, je mami më e mirë në botë. Ne të kemi shumë xhan, do të të jemi pranë gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Martina, ti i ke rritur fëmijët me shumë sakrifica. Vajza jote na tregoi historinë edhe pak të çuditshme të familjes, të bashkëshortit tënd. Akoma e pret?

Martina: Kam dy fëmijë me të.

Ardit Gjebrea: E di. Ke shpresa që ai do të kthehet?

Martina: S’e di.

Ardit Gjebrea: Nëse ai është duke na parë në këto momente, do të kishe ndonjë mesazh për t’i dhënë? Qoftë edhe një fjalë.

Martina: Deri në momentin që gocën e kam martuar, për çdo pjesë të familjes që kam bërë në shtëpi, i kam treguar, kam folur me të, më ka thënë se nuk do të vijë, nuk erdhi, ç’të bëjmë.

Ardit Gjebrea: Ke folur me të? Ke folur shpesh apo rrallë?

Martina: Rrallë.

Ardit Gjebrea: I ke treguar për sakrificat që ke bërë për fëmijët?

Martina: Për të gjitha.

Ardit Gjebrea:Si ka reaguar? E quan bashkëshorti apo ish-bashkëshorti? Çfarë është për ty?

Martina: S’di çfarë të them.

Ardit Gjebrea: Mirë, unë po them burri se në qoftë se do ishte ish-burri, do ta kishe thënë me gojën plot, por edhe pse i ke rritur e vetme dy fëmijët, prapë nuk ta bën zemra ta thuash dhe të kuptoj shumë mirë. E pashë që në sy që të thashë kush mendon që të jetë dhe e kuptova shumë mirë, por unë shpresoj që një ditë të ndodhë ajo që ti dëshiron brenda zemrës tënde dhe nëse do të ndodhë, të lutem na e thuaj sepse ne tashmë jemi një familje dhe jetojmë me njëri-tjetrin./tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Видео Ka nje mesazh per ty - 18 vjet duke pritur babain, surpriza e Romildes (17 Tetor 2021) канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
17 октября 2021 г. 18:18:12
00:22:31
Другие видео канала
Tv Klan - Vala e turistëve shton kërkesën për konsum | Lajme NewsTv Klan - Vala e turistëve shton kërkesën për konsum | Lajme NewsKlan News - Rama: Duhet dallgë e re reformash për rrugën drejt BEKlan News - Rama: Duhet dallgë e re reformash për rrugën drejt BEMoti sot dhe nesër në TV Klan (25 Qershor 2024)Moti sot dhe nesër në TV Klan (25 Qershor 2024)Tv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsKlan News - Krijohet Drejtoria Anti-korrupsion/ 47 koordinatorë do të hetojnë punën e administratësKlan News - Krijohet Drejtoria Anti-korrupsion/ 47 koordinatorë do të hetojnë punën e administratës"6,8,7 më fal" Kaçi ngatërron pikët: Mendje është"6,8,7 më fal" Kaçi ngatërron pikët: Mendje ështëTv Klan - OBSH: Shqiptarët duan më shumë birrën se rakinë | Lajme NewsTv Klan - OBSH: Shqiptarët duan më shumë birrën se rakinë | Lajme NewsEuro 2024 | Zëdhënësi i FSHF: Punuam “me mish e me shpirt” për Europianin, synojmë BotërorinEuro 2024 | Zëdhënësi i FSHF: Punuam “me mish e me shpirt” për Europianin, synojmë BotërorinKlan News - Nis Festivali Ballkanik i Filmit në PogradecKlan News - Nis Festivali Ballkanik i Filmit në PogradecMinistri i Mbrojtjes: Sa do të rriten pagat në ushtri dhe te zjarrfikësitMinistri i Mbrojtjes: Sa do të rriten pagat në ushtri dhe te zjarrfikësitKlan News - Kokainë nga Fieri në Tiranë, tre në prangaKlan News - Kokainë nga Fieri në Tiranë, tre në prangaKlan News - SHBA i kërkon Izraelit një plan pas lufte për GazënKlan News - SHBA i kërkon Izraelit një plan pas lufte për GazënRama thirrje opozitës për Komisionin Antikorrupsion: Me ose pa ato, PS do ta bëjë këtë punëRama thirrje opozitës për Komisionin Antikorrupsion: Me ose pa ato, PS do ta bëjë këtë punë"9 shtylla dhe dy lojtarë", Cicani kritikon lojtarët e Belgjikës"9 shtylla dhe dy lojtarë", Cicani kritikon lojtarët e BelgjikësKrusita ‘thyen’ akullin e mungesës së gjatë dhe shfaqet te “Kampionët”, zbulon të rejat e sajKrusita ‘thyen’ akullin e mungesës së gjatë dhe shfaqet te “Kampionët”, zbulon të rejat e sajArmand Duka te Kampionët: Shqipëria kalonte grupin nëse do ishte më e përgatitur psikologjikishtArmand Duka te Kampionët: Shqipëria kalonte grupin nëse do ishte më e përgatitur psikologjikisht“Kurrë mos thuaj kurrë”, Indrit Fortuzi: Mund të arrijmë një rezultat pozitiv me Spanjën“Kurrë mos thuaj kurrë”, Indrit Fortuzi: Mund të arrijmë një rezultat pozitiv me SpanjënTv Klan - Erdogan: Katastrofë nëse Izraeli sulmon Libanin | Lajme NewsTv Klan - Erdogan: Katastrofë nëse Izraeli sulmon Libanin | Lajme NewsMoti sot dhe nesër në TV Klan (26 Qershor 2024)Moti sot dhe nesër në TV Klan (26 Qershor 2024)Miratohet rritja e pagave në administratë, ministri Meta: Hyn në fuqi nga 1 KorrikuMiratohet rritja e pagave në administratë, ministri Meta: Hyn në fuqi nga 1 KorrikuNuk i jepnin shërbim dhe i çonin në privat, 7 masa sigurie për mjekë e specialistë të OnkologjikutNuk i jepnin shërbim dhe i çonin në privat, 7 masa sigurie për mjekë e specialistë të Onkologjikut
Яндекс.Метрика