Загрузка страницы

Babai rrëfen brengën tek “Shqiptarët për Shqiptarët”: Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot

“Shqiptarët për shqiptarët” shkoi të vizitonte një familje, e cila ka një histori përtej imagjinates. Familja është e rrethuar mes malesh, e vetme, dhe me plot dhimbje.
Kjo është një histori tronditëse, dhimbjen e së cilës e dinë vetëm mallet përqark. Berishë e Epërme, është një fshat i thellë malor, në veri të Pukës, në Bjeshkë. Këtu mjerimi ka rrokur edhe shpirtin e atyre pak banorëve. Varfëria e heshtja ulëret frikshëm, mes malesh, luginash e përrenjsh. Rruga gjarpëron, mes pyjesh, makina tronditet fort, diku mezi ngjitet e diku mezi zbret, e për të arritur në fshat duket gati-gati një mision i pamundur. Pas 6 orësh udhëtim që nga Tirana, këtu rruga ndërpritet . Stafit të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” iu deshe të ecinin edhe për një orë e gjysmë tjetër në këmbë. Mjetet dhe kamerat u transportuar me kafshë. Rrugë në këto anë nuk ka, vetëm shtigje ku mund të ecin dhi të egra. . Në këto shtigje kaluam edhe ne drejt destinacionit tonë. Në fshatin Berishë e Epërme na pret Lin Zmali, 61 vjeç, i tronditur nga ajo çka i ka ndodhur dhe i pashpresë për të ardhmen. Këtu dimri është i egër, për gjashtë muaj banorët izolohen nga dëbora. Asnjë rrugë komunikimi me qytetin, e ndërsa Tirana për ta është një vend sa l largët, aq edhe i pamundur.
“Kisha fëmijën shumë të sëmurë, në këtë kohë kisha edhe fëmijët e tjerë të sëmurë. Njeriu është i fortë në zemër” thotë Lini. Kjo rrugë është e vështirë për Linin, sa herë që kalon këtu, i dhemb shpirti. Burri na ndalon papritu në një shteg të ngushtë dhe prek tokën me dorë. “Ja këtu më ka vdek çika. E kemi ulur me barelë, këtu. Ishte një metër deborë. Isha duke e transportuar vajzën nga shtëpia këtu pranë bashkë me vëllain tim. Qëndruam dy minuta e kthyem në shtëpi të vdekur” thotë Lini i përlotur nga dhimbja.
Lini nuk pati mundesi ta çoje vajzën e vogël as ne spital nga largësia, i vdiq rrugës, nuk mundi as t’a varrose, sepse u desh të çoje fëmijet e tjere urgjent ne spital.
Ashtu i lodhur, zemërthyer, e i lënduar, Lin Zmali, çdo ditë merr një rrugë mespërmes pyllit. Vjen në këtë vend , pranë vajzës së tij të dashur, ledhaton gurin e varrit dhe nuk i përmban dot lotët nga dhimbja. “Sot u zgjova në 4 të mengjesit, nuk më zinte gjumi, dola nga shtëpia kam ardh te varri” thotë Lini. Dy muaj më parë, e shihte në shtrat duke lënguar nga ethet e të përvëluar nga temperatura që po e torturonte prej ditësh, por nuk kishte si ta ndihmonte... këtu mes maleve. “Ta shikosh fëmijën në atë gjendje, por nuk kisha mundësi ta ndihmoja . Në zor të madh isha, veç s’kam vdekur, s’kam as force në trup asgjë”. Ai e kujton çdo ditë Anisën. E bija, 13 vjeç iu shua në krahë në këto shtigje të mbuluar me dëborë. “ ka qenë fëmijë i shëndetshëm, kurrë më parë nuk ka shkuar të spital. E kam dashur më shumë se fëmijët e tjerë. U sëmur, thanë ka temperaturë. Ne jetojmë këtu mes maleve, ishte dëborë e madhe, shpresuam se do i kalonte ajo gjendje, as pas 10 ditësh nuk i kaloi temperatura” thotë Lini
Nuk arriti dot kurrë ta çonte në spital. Gjithë jetën do i mbetet peng.
“Vajza vdiq rrugës për në spital, 200 metra larg shtëpisë. Edhe 100 vjet të jetoj tërë jetën do më mbetet merak, që nuk pata mundësi ta çoja të paktën deri në spital” thotë 61 vjeçari.
I zhytur në dhimbje babai rrëfen se dritën e syve, gëzimin e shtëpisë, Anisën e bukur nuk arriti ta varroste dot, as t’i hidhte një grusht dhe mbi arkmort. E ktheu vajzën pa jetë në shtëpi ndërsa vetë vrapoi në spital tek tre djemtë dhe vajza tjetër të sëmurë që po luftonin për jetën. “Nuk kishim mundësi as unë as gruaja ta varrosnim vajzën, ishim në Tiranë. Të të vdesi fëmija e mos të jesh vetë...është shumë e vështirë”. Dhimbja e tij është madhe, Anisën e humbi, por ai trembet se mos humbet edhe tjerët. “Vetëm fëmijët të shpëtojnë, nuk dua kurrë gjë tjetër” pëshpërit burri.

Видео Babai rrëfen brengën tek “Shqiptarët për Shqiptarët”: Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot канала Shqiptaret per Shqiptaret
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
12 мая 2018 г. 0:24:52
00:20:30
Другие видео канала
Drama e Linit që i vdiq vajza në krahë/ Elvis Naçi i dhuron banesë të re në PukëDrama e Linit që i vdiq vajza në krahë/ Elvis Naçi i dhuron banesë të re në Pukë“Shqiptarët për shqiptarët”/ Historia e Sofisë, prej 20 vitesh në shërbim të kunatës së sëmurë“Shqiptarët për shqiptarët”/ Historia e Sofisë, prej 20 vitesh në shërbim të kunatës së sëmurëVdekja 13-vjeçares, apeli i babait të këput shpirtin: 4 fëmijët e tjerë i kam në spital, ju lutem…Vdekja 13-vjeçares, apeli i babait të këput shpirtin: 4 fëmijët e tjerë i kam në spital, ju lutem…Historia e Mirelës tek “Shqiptarët për Shqiptarët”: Djali më shpëtoi nga kthetrat e vdekjesHistoria e Mirelës tek “Shqiptarët për Shqiptarët”: Djali më shpëtoi nga kthetrat e vdekjesFier/Nuk donin të jetonin më nga skamja, shqiptarët u dhurojnë banesë të reFier/Nuk donin të jetonin më nga skamja, shqiptarët u dhurojnë banesë të reAlkidi futet në operacion! Nëna e tij humbet ndjenjat kur mer vesh pergjigjen!Alkidi futet në operacion! Nëna e tij humbet ndjenjat kur mer vesh pergjigjen!Nëne e bijë në mëshirë të fatit, gruaja: Doja të mbytesha në det!Nëne e bijë në mëshirë të fatit, gruaja: Doja të mbytesha në det!Surpriza e “Shqiptarët për shqiptarët”, Eli Fara takon Ninën, fansen e saj më të madheSurpriza e “Shqiptarët për shqiptarët”, Eli Fara takon Ninën, fansen e saj më të madheShqiptarët për Shqiptarët/ 8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, i hamë për ditëlindjeShqiptarët për Shqiptarët/ 8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, i hamë për ditëlindjeFamilja e strukur në plasmas në Kaçivel. “Shqiptarët për Shqiptarët” hedh themelet e shtëpisë së reFamilja e strukur në plasmas në Kaçivel. “Shqiptarët për Shqiptarët” hedh themelet e shtëpisë së reElvisi i jep lajmin e shpresës familjes në Ulqin: U mblodhën 450.000 EURO për EmronElvisi i jep lajmin e shpresës familjes në Ulqin: U mblodhën 450.000 EURO për EmronKamëz/ Ushqente jetimët nga kazanët e mbeturinave, shqiptarët i dhurojnë një apartament të riKamëz/ Ushqente jetimët nga kazanët e mbeturinave, shqiptarët i dhurojnë një apartament të riHistoria e profetit Muhammed a.s ~ Pjesa e Katert - Udhetimi ne naten e Israse dhe Miraxhit!Historia e profetit Muhammed a.s ~ Pjesa e Katert - Udhetimi ne naten e Israse dhe Miraxhit!Historia e trishtë e çiftit që jeton prej muajsh në serë: Jetën tonë se jeton as qeni!Historia e trishtë e çiftit që jeton prej muajsh në serë: Jetën tonë se jeton as qeni!E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! ( 17 nentor 2019)E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! ( 17 nentor 2019)Binjaket Llugani - Shqiptarët për ShqiptarëtBinjaket Llugani - Shqiptarët për ShqiptarëtE diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (11 nentor 2018)E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (11 nentor 2018)Elvisi viziton Hanifen pas operacionit, surpriza e "Shqiptarët për shqiptarët" për ditëlindjeElvisi viziton Hanifen pas operacionit, surpriza e "Shqiptarët për shqiptarët" për ditëlindjeFabula nga Ferit Lamaj, interpreton Kadri RoshiFabula nga Ferit Lamaj, interpreton Kadri Roshi
Яндекс.Метрика