Загрузка страницы

Elvisi viziton Hanifen pas operacionit, surpriza e "Shqiptarët për shqiptarët" për ditëlindje

Hanife Hasa nga fshati Grabjan i Lushnjes, kishte humbur djalin e vetëm, pas gjashtë muajsh asaj i ndodhi një tjëtër tragjedi pasi humbi dhe bashkëshortin, vëllain, nipin. Ajo jetontë me Skënderin, bashkëshortin e dytë të paralizuar ku mes dhimbjesh e pamundësish shëndetësore Hanifes i duhet t’i shërbente çdo çast që ai kishte nevojë për të.
Çdo herë që vizitohej mjekët i thonin se ishte e 675-sta në radhë për t’u bërë operacion. Ajo do t’i duhej te priste shumë gjatë. “Shqiptarët për shqiptarët” e ndihmoi Hanifen, që ky operacion të bëhej sa më parë. 59-vjeçarja Hanife Hasa, kishte një histori të dhimbshme pasi kishte humbur djalin adoleshent nga tumori. Pas muaj i ndodhi një tragjedi e dytë, ajo humbi bashkëshortin, vëllain dhe nipin e saj në pusin e shtëpisë në Grabjan të Lushnjes.
“Ajo që na shqetëson ne si mjek është problemi i saj fizik. Pacientja është 59 vjeç. Sëmundja ne këmbën e saj ka arritur në stadin e fundit. Ka pamundësi për të ecur. Dhimbjet e saj janë të padurueshme kur ajo lëviz gjatë ditës madje edhe natën kur është në qetësi. Sot do t’i japim një zgjidhje sa më të mirë anatomike do i vendosim protezë do i japim liri. Do ndërhyjmë me ndërhyrjen mininvazive pa shkëputur asnjë muskul. Rikuperimi është shumë i shpejtë ajo do të jetë nëse në këmbë dhe pa dhimbje. “Mos u mërzit do ta zgjidhim i thotë Hanifes, Dr. Tonin Alia, me një eksperience mbi 20 vjeçare në Milano.
Para operacionit Hanifja thotë se ka vetëm merakun e bashkëshortit të paralizuar , i cili e pret në shtëpi në Grabjan. Ai ka nevojë për Hanifen pasi vetë është i gozhduar në një karrige me rrota. “Për veten time nuk dua ta di fare. Jam e qetë nuk pres njeri” thotë Hanifja.
Pas operacionit Hanifa po rehabilitohej në dhomën e saj duke lëvizur me paterica kur papritur Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri i bënë një surpizë duke e vizituar. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë i thotë ajo Elvisit dhe Sidritit. “Ne do të jemi gjithmonë pranë teje” i’a kthen Elvisi. Mjeku Tonin Alia tha se në këmbë Hanifes i është vendosur një protezë modere dhe se gjendja e gruas është jashtëzakonisht mirë. “Jam kaq e lumtur” thotë Hanifja.
Por rastësisht stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” mësoi duke parë të dhënat e saj personale se ajo kishte ditëlindjen pikërisht ditën që do të vendoste protezë tek këmba e sëmurë. Natyrisht fondacioni “Firdeus” nuk kishte se si mos kujdesej edhe për këtë detaj. Të rinjtë e fondacionit kanë festuar ditëlindjen e Hanifes. Bashkë me të rinjtë ishte dhe Fatma Naçi bashkëshortja e Elvis Naçit, e cila ishte kujdesur për gjithçka duke ia kthyer Hanifes këtë ditë, në nje ditë gëzimi “ne, të gjitha vajzat e fondacionit na konsidero si bijat e tua” i tha Fatma gruas. Në një atmosferë të gëzueshme ku përfshihej prerja e tortës dhe dekori festiv Hanifja festoi ditën e saj të lindjes. “Mu duk sikur djali më erdhi pranë sot, jam shumë e emocionuar” u shpreh ajo duke lotuar.
Pas operacionit gruan e priste Skënderi në banesën e tyre në fshatin Grabjan të Lushnjes. Ditët kur ajo ishte në spital për tu operuar dhe rehabilituar pas operacionit kanë qenë të vështira për të.
“Shqiptarët për shqiptarët” e riktheu Hanifen shëndoshë e mirë në shtëpi. Ajo shumë shpejt do të ecë normalisht. Sapo futet në banesë, i ulur e me lot në sy e pret Skëndëri. Një përqafim i ngrohtë dhe ca fjalë të pëshpëritura. “Më ka marrë shumë malli, pa ty nuk kam ç’e dua jetën” i thotë Skënderi Hanifes. Në verandë teksa gjerbnin kafenë, ai i thotë “numëroja minutat sa të vije ti”.

Видео Elvisi viziton Hanifen pas operacionit, surpriza e "Shqiptarët për shqiptarët" për ditëlindje канала Shqiptaret per Shqiptaret
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
4 мая 2018 г. 23:39:00
00:18:23
Другие видео канала
Mrekullia qe ndodhi brenda 1 jave perloti Shqiptaret! Ndiqeni edhe ju kete mrekulli!Mrekullia qe ndodhi brenda 1 jave perloti Shqiptaret! Ndiqeni edhe ju kete mrekulli!Gjyshja lan me lot spitalin, pret në ankth. Operacioni i Dajanës sukses!Gjyshja lan me lot spitalin, pret në ankth. Operacioni i Dajanës sukses!Telefonata qe ndryshoi jeten e Fatbardhes dhe nenes se saj!Telefonata qe ndryshoi jeten e Fatbardhes dhe nenes se saj!Ushqehej nëpër kazanë me djalin, Zana bëhet me shtëpi të reUshqehej nëpër kazanë me djalin, Zana bëhet me shtëpi të reFtesë në 5, Fatma & Elvis Naçi: Muaji i Ramazanit në shtëpinë tonë, 24 Prill 2020, Pjesa 3Ftesë në 5, Fatma & Elvis Naçi: Muaji i Ramazanit në shtëpinë tonë, 24 Prill 2020, Pjesa 3Elvisi i jep lajmin e shpresës familjes në Ulqin: U mblodhën 450.000 EURO për EmronElvisi i jep lajmin e shpresës familjes në Ulqin: U mblodhën 450.000 EURO për EmronShqiptarët për Shqiptarët Emisioni[9]-Shqiptarët i realizojnë ëndrrën Belkisës duke e bëre me shtëpiShqiptarët për Shqiptarët Emisioni[9]-Shqiptarët i realizojnë ëndrrën Belkisës duke e bëre me shtëpiI rikthehet buzëqeshja 63-vjeçarit të paralizuar, shtëpi e re në GramshI rikthehet buzëqeshja 63-vjeçarit të paralizuar, shtëpi e re në Gramsh“Shqiptarët për shqiptarët” bën me shtëpi të re familjen në Kosovë: Ende s'e besojmë që është jona“Shqiptarët për shqiptarët” bën me shtëpi të re familjen në Kosovë: Ende s'e besojmë që është jonaShqiptarët heqin nga çadra Ermirën dhe fëmijët, surpriza e shtëpisë që emocionoi familjen SalaShqiptarët heqin nga çadra Ermirën dhe fëmijët, surpriza e shtëpisë që emocionoi familjen SalaShtëpi e re për familjen në Has/Elvisi: Kur dhurojmë na mbushet zemra plot!Shtëpi e re për familjen në Has/Elvisi: Kur dhurojmë na mbushet zemra plot!Befasohen 4 jetimet! Kjo eshte nje nder suprizat me te bukura qe keni pare!Befasohen 4 jetimet! Kjo eshte nje nder suprizat me te bukura qe keni pare!Shqiptarët për Shqiptarët/ Diana del nga operacioni, mjeku kroat jep lajmin e mirë. Plot dhurataShqiptarët për Shqiptarët/ Diana del nga operacioni, mjeku kroat jep lajmin e mirë. Plot dhurataFamilja me 8 jetimë në Malishevë, gëzojnë në shtëpinë e re: Ende s'e besojmë se është e jonaFamilja me 8 jetimë në Malishevë, gëzojnë në shtëpinë e re: Ende s'e besojmë se është e jonaSi ndryshoi në një javë jeta e Adrianës dhe Belkizës...Si ndryshoi në një javë jeta e Adrianës dhe Belkizës...Ndryshon jeta e jetimeve ne Ballsh, “Nga Ferri ne Parajse”Ndryshon jeta e jetimeve ne Ballsh, “Nga Ferri ne Parajse”Elvisi në Laç tek vajzat e paralizuara: Babain do ta çojmë në këmbë!Elvisi në Laç tek vajzat e paralizuara: Babain do ta çojmë në këmbë!U buzëqesh fati,familja Pëllumbi zhvendoset në shtëpinë e re.Shikoni surprizën nga stafi i emisionitU buzëqesh fati,familja Pëllumbi zhvendoset në shtëpinë e re.Shikoni surprizën nga stafi i emisionitElvisi dhe Fatma takojnë jetimët në Pogradec: U thonë fjalë zemre. Ja surpriza në Tiranë...Elvisi dhe Fatma takojnë jetimët në Pogradec: U thonë fjalë zemre. Ja surpriza në Tiranë...
Яндекс.Метрика