Ora News - 500 të rinj nisin shkollën e Policisë së Shtetit
#rtvora #oranews
Akademia e Sigurisë ka pritur të hënën 500 të rinj, 59 prej tyre janë vajza të cilët nisën rrugëtimin për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Krahas studentëve në programin për patrullë të përgjithshme, studimet në Akademi i kanë nisur dhe 30 të tjerë që do ndjekin kursin e policisë kriminale. Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj premtoi ndërtimin e një kampusi të ri për policët e shtetit, pjesë e së cilës do jetë dhe akademia e sigurisë.
Sandër Lleshaj: “Projekte madhore janë në zhvillimin për modernizimin e policisë dhe Akademisë ndër të cilët kryeson ai për ndërtimin e kampusit të ri të Policisë së Shtetit, pjesë e së cilës është edhe Akademia e Sigurisë.”
Ministri tha se së shpejti do të bëhet i publik binjakëzimi i Akademisë me një institucion homolog nga Bashkimi Evropian me qëllim zbatimin e standardeve të të reja për organizmin dhe funksionimin e institucionit.
Sandër Lleshaj: “Përmes këtij programi intensiv arsimimi dhe trajtimi, qeveria shqiptare dhe Ministria e Brendshme synojnë që Policia e Shtetit të arrijë nivele krejt të larta, të arrijë një profil të ri profesional.”
Studentët pas përfundimit të studimeve të rinjtë do të përfshihen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/500-te-rinj-nisin-shkollen-e-policise-se-shtetit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Видео Ora News - 500 të rinj nisin shkollën e Policisë së Shtetit автора Китайские автомобили: высококлассовые производители
Видео Ora News - 500 të rinj nisin shkollën e Policisë së Shtetit автора Китайские автомобили: высококлассовые производители
Информация
27 января 2025 г. 12:49:51
00:01:09
Похожие видео



















