Загрузка...

Top News/ 1800 km në Rusi, shkatërron radarin /Droni ukrainas thyen rekordin, arrin deri në Orenbur

Një dron me rreze të gjatë fluturimi, i operuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës, sulmoi radarin e paralajmërimit të hershëm Voronezh M në qytetin Orsk të Rusisë në Orenburg, tha një burim nga agjencia për mediat ukrainase. Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, Ukraina sulmoi një objekt në Orsk, rreth 1,800 kilometra larg nga vendi i nisjes së dronit, sipas burimit. Mediat ruse pretenduan të dielën se një dron ra në periferi të Orskut, në distriktin Novoorsk, dhe dyshohet se kishte patur në shënjestër një objekt ushtarak. Nuk raportohet për dëme apo viktima. Burimi i inteligjencës ushtarake ukrainase tha ndërkohë se pasojat e sulmit janë ende duke u sqaruar. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës goditi gjithashtu një radar tjetër Voronezh në fshatin Glubokii në Krasnodar Krai, më herët, duke shkaktuar një zjarr në objekt. Radari Voronezh është një pajisje paralajmëruese që ofron monitorim të hapësirës ajrore në distanca të gjata, duke u fokusuar në sulmet me raketa balistike dhe avionë. Gama e tij operacionale është deri në 6,000 kilometra. Në fillim të majit, një tjetër dron ukrainas i distancave të gjata goditi një rafineri nafte të Gazprom, Neftekhim Salavat, në Republikën Ruse të Bashkortostanit. Droni, i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, përshkoi 1500 kilometra për të goditur objektivin, një distancë rekord për Ukrainën në atë kohë. Në prill, Ukraina goditi objektet e prodhimit në Republikën e Tatarstanit të Rusisë, 1300 kilometra larg nga kufiri shtetëror. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Rekordi#Droni

Видео Top News/ 1800 km në Rusi, shkatërron radarin /Droni ukrainas thyen rekordin, arrin deri në Orenbur автора Китайский автомобильный экспресс
Страницу в закладки Мои закладки
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки