Klan News - “Kryevepra e humbur”, skulptura e Mary Magdalena del në ankand
Një skulpturë mermeri e rizbuluar e Antonio Canova e Mary Magdalene pritet të shitet deri në 10 milionë Dollarë kur të dalë në ankand në Korrik të këtij viti.
E përshkruar nga shtëpia e ankandeve Christie’s si “kryevepra e humbur” e skulptorit neoklasik italian, “Maddalena Giacente” (Magdalena e shtrirë) u porosit nga Konti i Liverpulit, në atë kohë kryeministër i Britanisë dhe iu deshën tre vjet për t’u gdhendur. Skulptura u përfundua pak para vdekjes së Canova në 1822.
Kjo është një nga veprat e fundit që artisti Canova ka ekzekutuar në të vërtetë. Një skulpturë e sapo dalë në dritë pasi ka qenë në koleksionin e shekullit të 20-të, i panjohur si një mermer i rëndësishëm nga Canova.
Skulptura, e cila do të shfaqet në Christies’ do të shkojë në turne në Nju Jork dhe Hong Kong. Ajo do të ofrohet për shitje me një vlerësim të çmimit prej 5-8 milionë paund. Mënyra se si janë bërë këmbët, duart e gishtat kanë këtë lloj kthese të butë, është arti tipik i Canova.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Видео Klan News - “Kryevepra e humbur”, skulptura e Mary Magdalena del në ankand автора Brushwork Bonanzas
Видео Klan News - “Kryevepra e humbur”, skulptura e Mary Magdalena del në ankand автора Brushwork Bonanzas
Информация
25 февраля 2025 г. 3:41:38
00:01:11
Похожие видео



















