Загрузка страницы

GRAND PARK OF TIRANA, LIQENI I TIRANES | 4K DRONE VIDEO, TIRANA 2021

Parku i Madh i Liqenit Artificial përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Nga pikëpamja funksionale zgjidh deri në një farë mase nevojat e popullsisë për pushim dhe argëtim, lëvizje të lirë dhe vrapime në natyrë për të gjitha moshat. Sipërfaqja e Parkut të Madh përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël. Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial që me shtrirjen e tij krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreske.

Parku i Madh i Liqenit filloi të ndërtohet në vitet 50-të. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth si dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë 400 m e gjatë e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës. Në vitin 1957 – 1958 filloi mbjellja e bimësisë dekorative, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së parkut.

Ky park publik në jug të Tiranës përfshin liqenin artificial dhe disa pika atraktive si Kishën e Shën Prokopit, memorialet e disa personaliteteve të njohura shqiptare, etj. Në brendësi të tij gjenden varret e ushtarëve britanikë dhe atyre gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe Mauzoleu i Familjes Mbretërore Shqiptare ndërtuar në vitin 2012.

Parku dhe liqeni artificial mbeten një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Parku i Madh quhet ndryshe edhe mushkëria e qytetit për shkak të bimëve të shumta, mbi 120 lloje pemësh, shkurresh dhe lulesh. Në Park ndodhen dhe disa lloje shpendësh si: Bilbili gushëkuq, Bilbili këngëtar, Bufi, Harabeli i gurëve, Shapka e vogël e ujit, Dallëndyshja e zakonshme, Gardalina, etj. Ndër kafshët mund të përmenden: Breshka, hardhuca, disa lloje gjarpërinjsh, kërmilli, dhe mjaft insekte që rriten nën tokë dhe mbi tokë.
Sipërfaqja aktuale e Parkut të Liqenit Artificial është 156.9 ha, ndërsa ajo e Liqenit Artificial është 4.5 ha.

_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
Follow GOGLA në Instagram: https://instagram.com/gogla_al/
Follow GOGLA në Facebook: https://facebook.com/gogla.al
Website: http://gogla.al/
_________________________________________
#goglaal #gogla #grandparkoftirana #liqeniitiranes #parkuitiranes #tirana2021 #tirana #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #liqeniartificial #pamjemedron #tiranalake #reportazh #dokumentar

Видео GRAND PARK OF TIRANA, LIQENI I TIRANES | 4K DRONE VIDEO, TIRANA 2021 канала GOGLA
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
31 марта 2021 г. 13:50:01
00:06:00
Яндекс.Метрика