Загрузка страницы

DOWNTOWN ONE, KULLA ME E LARTE NE TIRANE | 4K DRONE VIDEO, TIRANA 2021

Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës.
Në këtë ndërtesë me sipërfaqe 78’000m2, gjeni një kombinim ideal të apartamenteve elegante, zyrave bashkëkohore, ambjenteve tregtare dhe shërbimeve e lehtësirave të ofruara nga profesionistë.
Downtown One është i pari projekt në Shqipëri i cili sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe i regjistruar në programin e ndërtesave në harmoni me mjedisin LEED®. Projekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2022.
Një kryevepër arkitekturore e projektuar nga studio hollandeze me emër botëror MVRDV e cila është kujdesur që Downtown One të jetë një objekt funksional dhe estetik, simbol i zhvillimit të kryeqytetit. Veçoria më interesante e stilit arkitekturor është harta e Shqipërisë e skalitur në zemër të fasadës dhe kombinimi i ballkoneve dhe llozhave që simbolizojnë malet e Shqipërisë.
Projekti i konstruksionit është zhvilluar nga studio ndërkombëtare me eksperiencë 70 vjeçare, ARUP . Ky projekt respekton parametra dhe standarde të paaplikuara më parë në Shqipëri për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri absolute. ARUP ka projektuar gjithashtu sistemin teknik, elektrik dhe mekanik, në koherencë me standardet më të mira botërore.
Me një vendndodhje strategjike pranë qendrës së Tiranës, Downtown One ndodhet në zonën më ekskluzive e të lakmuar për jetesë dhe zhvillim biznesi. Downtown One lidhet drejtpërdrejtë me akset kryesore: me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar.
Në Downtown One nuk gjeni dy apartamente njësoj sepse secili ka individualitetin e tij, si rezultat i konsolave të cilat krijojnë ballkone dhe llozha të veçanta. Të përbashkëtat e apartamenteve janë hapësirat e bollshme, fushëpamja nga lartësia dhe ndriçimi natyral i cili depërton nëpërmjet vetratave të mëdha.
_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
Follow GOGLA në Instagram: https://instagram.com/gogla_al/
Follow GOGLA në Facebook: https://facebook.com/gogla.al
Website: http://gogla.al/
_________________________________________
#goglaal #gogla #downtown #downtownone #kastratigroup #tirana2021 #tirana #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #ndertesameelartenetirane # #pamjemedron

Видео DOWNTOWN ONE, KULLA ME E LARTE NE TIRANE | 4K DRONE VIDEO, TIRANA 2021 канала GOGLA
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
1 мая 2021 г. 12:01:28
00:08:02
Яндекс.Метрика