Загрузка страницы

Shehaj shpërthen ndaj Maznikut: Me paratë që ke vjedhur fiton edhe një majmun, mos na shit mend

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Ministri Arbjan Mazniku dhe deputeti i PD Agron Shehaj janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Diskutimi mes tyre ishte fokusuar në fitoren e zgjedhjeve nga ana e Partisë Socialiste, për të cilat deputeti Shehaj akuzoi Maznikun dhe Kryeministrin se fitojnë vetëm përmes parave të vjedhura dhe pushtetit.

Nga ana tjetër, Mazniku ju përgjigj akuzave të Shehajt duke thënë se këto deklarata bëhen nga humbësit që nuk pranojnë humbjen.

Arbjan Mazniku: Anatemimi që i bëhet sistematikisht sistemit nga njerëzit që thjesht humbasin, njerëz të cilët garojnë, futen në zgjedhje, humbasin, nuk e shohin dot të vërtetën në fytyrë dhe të kuptojnë që thjesht kanë humbur. Thjesht njerëzit nuk kanë zgjedhur alternativën e tyre politike se nuk i besojnë. Midis një të vërtete të prekshme reale që njerëzit nuk i besojnë se nuk kanë një alternativë të besueshme qeverisëse, në atë moment zgjidhja më e thjeshtë është të demonizojmë sistemin. Zotëria në fjalë ka qenë në fushatë të 2021 shpenzuesi më i madh sipas faqes së Facebook, shpenzuesi më i madh i çdo kandidati individual si shpenzues. Nuk e di sa. Siç dhe ndodh, ishte dhe performuesi më i mirë te gara e PD. Tentativa për të anatemuar sistemin kur thjesht je humbës, është një nga ata që në Amerikë quhen humbësa që s’dinë të pranojnë humbjen.

Agron Shehaj: Mazniku ka shumë të drejtë që të vijë të japi leksione të thotë ju humbët kështu që pranoni humbjen, edhe duke shitur dhe mend duke na treguar teori këtu. Me paratë e Maznikut fiton kushdo, me paratë që ka Mazniku dhe përdor në fushatë elektorale fiton edhe një majmun. Një majmun ta marrësh t’i japësh paratë që ka përdorur Mazniku në zgjedhjet e fundit në 2021, fiton. Edhe me pushtetin që ka. Kur flet Mazniku sa kam harxhuar unë në Facebook, unë mund të kem harxhuar 10 mijë Euro një gjë e tillë. Mazniku duhet të na thotë, PS ka një hiprokizi thotë që ka deklaruar 1.5 milionë. E di kushdo që ju keni harxhuar dhjetra miliona Euro dalë nga ju, përveç atyre që kanë dalë nga oligarkët tuaj. Ju vetëm për këtë duhet të ishit në burg. E di kushdo, e di SPAK, e dinë ndërkombëtarët, e dinë gjithë shqiptarët. Dhe mos na shit mend ne këtu se nëse ke fituar, ke fituar me para, nuk ke asnjë aftësi, asnjë zotësi. Thjesht ke vjedhur dhe me paratë që ke vjedhur ke blerë zgjedhjet edhe je aty ku je. Dhe keni 3 mandate që jeni aty dhe i keni kthyer zgjedhjet në nëj formalitet. Kështu që mos na shit shumë mend.
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Видео Shehaj shpërthen ndaj Maznikut: Me paratë që ke vjedhur fiton edhe një majmun, mos na shit mend канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
23 февраля 2024 г. 2:47:12
00:05:46
Другие видео канала
S'kishte ndodhur më parë,  50-vjeçari shfaq sjellje të çuditshme dhe bëhet xhelozS'kishte ndodhur më parë, 50-vjeçari shfaq sjellje të çuditshme dhe bëhet xhelozTv Klan - 31 urdhër-arreste për trafik të qenieve njerëzoreTv Klan - 31 urdhër-arreste për trafik të qenieve njerëzoreKlan News - Banorët në qytetin kufitar mes dy Koreve, i druhen konfliktitKlan News - Banorët në qytetin kufitar mes dy Koreve, i druhen konfliktit“Zelandën e kam si Shqipërinë”, Big Basta tregon pse u rikthye në Tiranë“Zelandën e kam si Shqipërinë”, Big Basta tregon pse u rikthye në TiranëAksident i rëndë në autostradë në Lezhë, humb jetën këmbësori. Arrestohet shoferi 21-vjeçarAksident i rëndë në autostradë në Lezhë, humb jetën këmbësori. Arrestohet shoferi 21-vjeçarTv Klan - “The Athletic”: Shqipëria mund të jetë surpriza e EuropianitTv Klan - “The Athletic”: Shqipëria mund të jetë surpriza e EuropianitMbrojtja apo sulmi, kush do na ndihmojë ne në këtë Europian?Mbrojtja apo sulmi, kush do na ndihmojë ne në këtë Europian?Fifi zbulon momentin më të rëndësishëm të karrierës së sajFifi zbulon momentin më të rëndësishëm të karrierës së sajTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsKlan News - ‘Autogoli’ i Kryeministrit Sunak para zgjedhjeveKlan News - ‘Autogoli’ i Kryeministrit Sunak para zgjedhjeve1 orë e 40 minuta më vonë, Shehaj: Shqiptarët që na dëgjuan sonte, s'kuptuan asgjë. I trullosëm...1 orë e 40 minuta më vonë, Shehaj: Shqiptarët që na dëgjuan sonte, s'kuptuan asgjë. I trullosëm...“Unë duhet të dukem si mami”, Fifit iu gris fustani para se të dilte në skenë...“Unë duhet të dukem si mami”, Fifit iu gris fustani para se të dilte në skenë...Fifi zbulon kuptimin e emrit të djalit të sajFifi zbulon kuptimin e emrit të djalit të sajFifi flet për dasmënFifi flet për dasmënTv Klan - Shtetësia/ Hiqet testi i gjuhës për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe RMV-sëTv Klan - Shtetësia/ Hiqet testi i gjuhës për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe RMV-sëKapet me drogë 24-vjeçari anglez në HimarëKapet me drogë 24-vjeçari anglez në HimarëJordani "godet" prapë: Po ti s'ke aq lesh, pse më gënjeve? Jepja burrit këtë...Jordani "godet" prapë: Po ti s'ke aq lesh, pse më gënjeve? Jepja burrit këtë...Klan News - Rikonstruktohen 5 godina në “Qytet Studenti”Klan News - Rikonstruktohen 5 godina në “Qytet Studenti”Blogerja: Jam praktike, udhëtoj shumë me fëmijët, ja udhëtimi i jetësBlogerja: Jam praktike, udhëtoj shumë me fëmijët, ja udhëtimi i jetësKlan News - Identifikohet organizatori i trafikut, laboratori në KosovëKlan News - Identifikohet organizatori i trafikut, laboratori në KosovëKlan News - Zlatko Daliç i beson listët paraprakeKlan News - Zlatko Daliç i beson listët paraprake
Яндекс.Метрика