Загрузка страницы

Emisioni 112, ep.6 - Derbi Partizani- Tirana, tym në stadium dhe grushte mbas lojës (VIDEO MOMENTET)

TIRANË - Në fokus të emisionit "112" për këtë episod është derbi Partizani - Tirana, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë në kryeqytet. Do të jemi me efektivët e Policisë së Shtetit përgjatë gjithë detyrës së tyre për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe shmangien e konflikteve mes dy tifozerive të flakta.
Puna e Policisë përreth stadiumit "Air Albania" nis rreth orës 16:00 ndërsa ndeshja zhvillohet në orën 19:00.

Disa incidente shënohen në fillim të saj teksa tymuese, kapsolla dhe flakadanë hidhen drejt fushës së blertë. Në momentet e tensionit teksa grupimet e tifozëve duken se mund të kapërcejnë edhe xhamin, forcat e FNSH bëhen gati për ndërhyrje, por fatmirësisht situata normalizohet dhe këto forca qëndrojnë në gatishmëri pranë hyrjes në fushë.

Për sigurimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes në stadium ndodhet dhe një sallë kontrolli e Policisë së Shtetit në të cilën operatorë kryejnë monitorimin e të gjithë tifozëve nga kamerat e sigurisë duke identifikuar kush prej tyre ka hedhur lëndët piroteknike drejt fushës.
Në Kodin Penal, hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës, përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Në këtë episod të emisionit "112" të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri ju tregojmë për herë të parë se si veprohet në rastet kur tifozë hedhin kapsolla dhe flakadanë në fushë. Siç do të mund të shikoni edhe përgjatë emisionit, në stadiumin "Air Albania" ndodhen kamera të afta për tu afruar deri në fytyrën e çdo tifozi ndërsa operatorët e Policisë së Shtetit bëjnë evidentimin e çdo personi që kryen shkelje dhe raportimin e tyre.

Me mbarimin e ndeshjes Partizani - Tirana, mes dy tifozerive nuk pati asnjë përplasje teksa ato u larguan nga stadiumi.

Kur ora shënon 21:40, pranë Ushtarit të Panjohur një konflikt i momentit krijohet mes një grupi tifozash të Tiranës dhe disa tifozave të Partizanit. Konflikti agravon në konfrontim fizik në mes të rrugës ndërsa kamerat e qytetit regjistrojnë situatën.
Efektivët e rendit dhe ata të njësisë Shqiponja që ndodheshin pranë ndërhyjnë menjëherë duke shpërndarë turmën dhe duke ndarë personat që po konfliktoheshin ndërsa shoqërojnë në komisariat një person të kapur në flagrancë.

Gazetar: Antonio Çakshiri
Lexoi tekstin: Besard Jacaj

Видео Emisioni 112, ep.6 - Derbi Partizani- Tirana, tym në stadium dhe grushte mbas lojës (VIDEO MOMENTET) канала Report TV
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
12 января 2020 г. 0:57:44
00:23:10
Другие видео канала
Emisioni 112, ep.7 - 'Nuk mbaj mend asgjë!' Makina e dyshimtë e braktisur në mes të rrugësEmisioni 112, ep.7 - 'Nuk mbaj mend asgjë!' Makina e dyshimtë e braktisur në mes të rrugësEmisioni 112, ep.4 - Shoferi futet me të kuqe para policisë / Babai shoqërohet për dhunë ndaj vajzësEmisioni 112, ep.4 - Shoferi futet me të kuqe para policisë / Babai shoqërohet për dhunë ndaj vajzësDerbi TIRANA - PARTIZANI 2020 Atmosfera magjike e ndeshjes në Air Albania Stadium. Pjesa I me 3 golaDerbi TIRANA - PARTIZANI 2020 Atmosfera magjike e ndeshjes në Air Albania Stadium. Pjesa I me 3 golaUltras World in Albania - KF Tirana vs Partizani 29.09.2019Ultras World in Albania - KF Tirana vs Partizani 29.09.2019Emisioni 112, ep.8 - Godasin policët, shoqërohen babë e bir! / Kapet i moshuari që përndiqte vajzënEmisioni 112, ep.8 - Godasin policët, shoqërohen babë e bir! / Kapet i moshuari që përndiqte vajzënEmisioni 112, ep9 - Persona të armatosur në banesë?! / Dy djem bllokohen në ballkonin e apartamentitEmisioni 112, ep9 - Persona të armatosur në banesë?! / Dy djem bllokohen në ballkonin e apartamentitEmisioni 112, ep 11 - 'Shigjetat' kapin dy personat, hodhën armën nga makina kur po ndiqeshinEmisioni 112, ep 11 - 'Shigjetat' kapin dy personat, hodhën armën nga makina kur po ndiqeshinEmisioni 112, episodi 1 - Gara ilegale dhe shoferë të dehur, në aksion me Policinë RrugoreEmisioni 112, episodi 1 - Gara ilegale dhe shoferë të dehur, në aksion me Policinë RrugoreEmisioni 112, ep 13 - Shqiponjat arrestojnë shoferin, i gjetën armë e drogë në makinën luksozeEmisioni 112, ep 13 - Shqiponjat arrestojnë shoferin, i gjetën armë e drogë në makinën luksoze112, ep 28 - 15 vjeçari goditet me grushte, shoku telefonon policinë: "Ia futën me thikë, ikëm ne"112, ep 28 - 15 vjeçari goditet me grushte, shoku telefonon policinë: "Ia futën me thikë, ikëm ne"Emisioni 112, ep 17 - Ishte kthyer nga Italia, i riu thyen karantinën, shoqërohet dhe gjobitet 7 mlnEmisioni 112, ep 17 - Ishte kthyer nga Italia, i riu thyen karantinën, shoqërohet dhe gjobitet 7 mlnEmisioni 112, ep 26 - Ngacmonin kalimtarët me shkop, 13-vjeçarët i ndalon policia, reagimi i nënësEmisioni 112, ep 26 - Ngacmonin kalimtarët me shkop, 13-vjeçarët i ndalon policia, reagimi i nënësFK PARTIZANI - KF TIRANA pjesa II. Rastet e nxehta dhe goli 2 i Tiranës. Air Albania StadiumFK PARTIZANI - KF TIRANA pjesa II. Rastet e nxehta dhe goli 2 i Tiranës. Air Albania StadiumEmisioni 112, ep 27 - Merr flakë bombola e gazit, lëndohen dy fëmijë/ Momentet e ngjarjesEmisioni 112, ep 27 - Merr flakë bombola e gazit, lëndohen dy fëmijë/ Momentet e ngjarjes"112", episod 5 - Salla Operative e Policisë në natën e ndërrimit të viteve"112", episod 5 - Salla Operative e Policisë në natën e ndërrimit të vitevePartizani 1-2 Tirana. Emocionet e nje derbi spektakolar i pare nga syte e tifozave. ShperndajePartizani 1-2 Tirana. Emocionet e nje derbi spektakolar i pare nga syte e tifozave. ShperndajeEmisioni 112, ep 32 - I riu rreh gruan sa tmerron gjithë pallatin nga britmat, e prangos policiaEmisioni 112, ep 32 - I riu rreh gruan sa tmerron gjithë pallatin nga britmat, e prangos policiaEmisioni 112, ep 35 - Prangosen oficerët e policisë, tapë në makinë dhe sharje banale ndaj policëveEmisioni 112, ep 35 - Prangosen oficerët e policisë, tapë në makinë dhe sharje banale ndaj policëveEmisioni 112, ep3 - Shigjetat kapin personin me kokainë/ 8-vjeçari telefon policinë se kishte humburEmisioni 112, ep3 - Shigjetat kapin personin me kokainë/ 8-vjeçari telefon policinë se kishte humbur
Яндекс.Метрика