Загрузка...

Zoran Batroviqi i shkon në shtëpi legjendës së sportit shqiptar!

Dy emra të mëdhenj të futbollit, pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, malazezi Zoran Batroviq dhe Ramiz Krasniqi, kanë vizituar kampionin olimpik të vitit 1984 dhe nënkampionin olimpik të vitit 1988, legjendën e mundjes shqiptare Shaban Tërstena.
Batroviqi dhe Krasniqi e vizituan Tërstenën në shtëpinë e tij në Shkup, duke kaluar momente të ngrohta me sportistin më të madh shqiptarë të të gjitha kohërave.

Gjatë këtij takimi të përzemërt u bisedua për sportin në përgjithësi, kujtimet nga vitet e arta të sportit si dhe sfidat e kohës së sotme.

“Futbollistët legjendarë të viteve të 80-ta, epoka e artë e Prishtinës - Zoran Batroviq, Ramiz Krasniqi ishin për vizitë në oborrin e Kampionit Olimpik.

Mirë se erdhët, legjenda të futbollit! Këta emra nuk janë vetëm pjesë e historisë së sportit, por krenaria e një kohe të vështirë që e ngriti Prishtinën në majat e futbollit në ish-Jugosllavi.

Ata lanë gjurmë të pashlyeshme me talentin, lojën madhështore, karakterin dhe sakrificën e tyre, duke u bërë frymëzim për gjenerata të tëra.

Sot kujtojmë me krenari fitoret e mëdha, emocionet e paharrueshme, lavdinë dhe historinë që nuk shuhet kurrë. Sepse këto legjenda, së bashku me ikonën e pavdekshme Fadil Vokrri, jetojnë përgjithmonë me publikun dhe në shpirtin e futbollit shqiptar, duke mbetur frymëzim për brezat e rinj.

Na bëftë mirë kafja dhe qofshim gjithmonë me shëndet, respekt e kujtime të arta..”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

Видео Zoran Batroviqi i shkon në shtëpi legjendës së sportit shqiptar! канала Dua Te flas
Яндекс.Метрика
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки
Страницу в закладки Мои закладки
На информационно-развлекательном портале SALDA.WS применяются cookie-файлы. Нажимая кнопку Принять, вы подтверждаете свое согласие на их использование.
О CookiesНапомнить позжеПринять