Загрузка страницы

Maqedoni, kisha shqiptare, peng e intrigave të kishës maqedonase - Ballkan Magazine

Rreth 75 mijë shqiptarë ortoksë të Maqedonisë kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e besimit të tyre, përmes ndërtimit të një kishe ortodokse shqiptare në Republikën e Maqedonisë.
Projekti dhe ideja është lançuar nga Profesori Branislav Sinadionovski, shqiptar ortodoks në Maqedoni, i cili ka botuar dhe një libër lidhur me këtë çështje.
Sipas tij, formimi i Kishës Ortodokse Maqedonase është ëndërr e rilindësit shqiptar, Josif Bageri, por dhe një dëshirë e kohës e të gjithë ortodoksëve shqiptarë atje që duhet të konkretizohet.
Në “Ballkan Magazine”, të gazetares Lindita Karadaku në Ora News Profesori Sinadionovski rrëfeu mbrëmjen e 4 dhjetorit, kundërshtitë e hasura nga kisha ortodokse maqedonase, si dhe sulmet mediatike ndaj tij me pretendimin se pas kësaj ideje fshihet politika.
E ndërsa kisha ortodokse maqedonase ka lejuar mbajtjen e meshave në gjuhën shqipe, Profesori tregon se deri tani nuk është mbajtur asnjë e tillë, pasi kjo nuk është zgjidhje.
“Jo. Deri tani asnjë meshë në gjuhën shqipe nuk është shërbyer.Kjo nuk e zgjidh problemin sepse në shqiptarëve të Maqedonisë nuk na duhet lëmoshë nga askush. Ne thjesht kërkojmë të kemi kishën tonë shqiptare ortodokse të Maqedonisë. Në Maqedoni Kushtetuta e lejon diçka të tillë sepse askush nuk ka monopol mbi fenë”.
Me besimin se në anën e tyre e kanë Kushtetutën dhe kuadrin ligjor maqedonas, ai është besiplotë se themelet e kësaj kishen do të hidhen.
Kjo jo vetëm në emër të kontributit që shqiptarët ortodoksë kanë dhënë në historinë e deritanishme të shtetit të përbashkët maqedonas-shqiptar, por dhe si një detyrim i këtij shteti për tu mundësuar 75000 shqiptarëve qetësinë shqiptërore për të kryer lutjet e tyre fetare në një kishë shqiptare dhe në gjuhën e tyre shqipe.

Видео Maqedoni, kisha shqiptare, peng e intrigave të kishës maqedonase - Ballkan Magazine канала RTV Ora
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
5 декабря 2014 г. 0:42:05
00:20:25
Яндекс.Метрика