Загрузка страницы

Shije Shtëpie - Byreçka të vogla me mish të grirë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Për brumin
500 gr miell Ola
250 ml ujë
1 lç kripë
1 lgj vaj
Niseshte për hapjen e petëve
Mbushja
500 gr mish viçi të grirë
2 qepë të mëdha
1 lç piper të kuq
Kripë dhe piper i zi
Niseshte
100 gr gjalpë
100 ml vaj

Të gjithë përbërësit e brumit i bashkojmë në njl tas dhe punojmë brumin deri sa të na formohet një brumë jo shumë i fortë. E lëmë brumin të pushojë për 20 minuta e më pas e ndajmë në 8-10 kuleçë mesatarë. I mbulojmë kuleçët dhe i lëmë të pushojnë. Ndërkojë në një tigan me 4 lugë gjelle vaj kaurdisim qepën e grirë hollë deri sa ajo të zbutet. Shtojmë mishin dhe i gatuajmë së bashku për 10 minuta.
Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi e piper të kuq. I përziejmë mirë e pasi të kalojnë 10 minuta e transferojmë mbushjen në një tas që të ftohet. Hapim një petë të vetme. E lyejmë mirë me yndyrë dhe e palosim më tresh e më pas më katërsh duke e lyer me yndyrë në çdo palosje. Pasi palosim petën, e lëmë mënjanë të pushojë, sa të bëjmë të njëjtin veprim me petën tjetër. Kështu do të vazhdojmë deri në fund. Hapim petën që palosëm më parë në formë drejtkëndore jo shumë të madhe.

Vendosim në fillim si një rrip horizontalisht mishin e grirë. Bëjmë petën role dhe e vendosim në tepsinë e lyer me vaj. Kështu vazhdojmë edhe me petët e tjera. Në fund i presim në gjatësi drejkëndëshe ose katrore. I lyejmë përsëri me yndyrë dhe i pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë për 25- 30 minuta.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Видео Shije Shtëpie - Byreçka të vogla me mish të grirë nga Znj. Vjollca - Tv Klan канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
3 июля 2024 г. 16:14:35
00:23:05
Яндекс.Метрика