Загрузка...

"Vila buzë detit e makina 500 mijë euro" - Murrizi zbulon pasuritë e Nokës: S'i plas tr*pi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza dhe ka zbuluar pasuritë e deputetëve demokratë, pas deklaratës së Flamur Nokës në mbledhjen e grupit të PD, ku i la porosi deputetëve të mos vishen me kostume 5 mijë euro por të bëjnë opozitë për atë që kanë nevojë qytetarët.

Myslim Murrizi përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ka zbuluar disa nga pasuritë e Flamur Nokës, ndaj të cilit nuk i kursen kritikat, dhe jo vetëm.Murrizi ka përmendur vilat buzë detit të Oerd Bylykbasit, bizneset e Isuf Çelës, Luçiano Boçit, Besart Xhaferrit dhe Eno Bozdos, për të cilin thotë se ka babain milioner.Murrizi shprehet se nuk kanë pse të vishen si rreckaman deputetët që kanë biznese e të ardhura të majme nga puna e tyre.

Statusi i plotë i Myslim Murrizit

Opozita është frymë, besim dhe shpresë, jo kostum, kollare, br*kë e kanotiere.

U habita shumë kur lexova që dje në mbledhjen e grupit parlamentar, gjatë shumë diskutimeve, kishte pasur porosi nga Z. Noka që deputetët të vishen me kostume doku, me arna, me çorape të grisura, pa kollare e me këpucë të shqyera.

Ky është fiks mentaliteti qelbësirë komunist i një partie hipokrite bolshevike që mendon se qytetarët na vlerësojnë, mbështesin, besojnë apo mëshirojnë sipas “leckave” që mbajmë veshur e jo nga qëndrimet.

Dhe demek quhemi parti e qendrës së djathtë?

Një hipokrizi e pështirë që nuk ka leckë e rraqe që mund ta mbulojë.

Opozita është frymë, është besim, është shpresë, është ndryshim, është sjellje shpirtërore ndaj qytetarëve opozitarë; është dinjitet, ndershmëri, kurajo, aksion dhe jo teatër leckash apo paradë mode.

Nëse bashkoni votat me Ramën për një Kod Zgjedhor bastard që ju të siguroni një karrige të dhjerë në Parlament për bythën tuaj të përdredhur sa tek njëri prehër tek tjetri, pa vota, por me listë të mbyllur, nuk ju pjerdh kush, edhe po të visheni me ar, edhe po të shkoni pa brekë e lakuriq në Parlament.

Nëse ju nuk i takoni qytetarët as në fushata dhe kurrë më për 4 vjet rresht pasi uleni në karrigen e mender deputetit, nuk ju vjen kush nga pas, edhe po t’i ngrini brekët në majë të kokës.

Видео "Vila buzë detit e makina 500 mijë euro" - Murrizi zbulon pasuritë e Nokës: S'i plas tr*pi канала Sfida 5 Milionë
Яндекс.Метрика
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки
Страницу в закладки Мои закладки
На информационно-развлекательном портале SALDA.WS применяются cookie-файлы. Нажимая кнопку Принять, вы подтверждаете свое согласие на их использование.
О CookiesНапомнить позжеПринять