Загрузка страницы

Kaya Palazzo Golf Resort Belek - Global Travel Albania

Global Travel Albania
💎Ndonjëherë luksi nuk ka nevoje për shumë fjalë...
❤️Pamjet flasin vetë!
📞069 20 26 888

Rreth Hotelit
Kaya Palazzo Golf Resort ju lejon të ndjeni arkitekturën e saj të veçantë dhe tipike që kur hyni në hotel dhe ju ledhaton me komoditetin, luksin, shkëlqimin dhe hapësirën e saj të gjerë.

Kaya Palazzo Golf Resort u ideua nga firma e famshme botërore e arkitekturës WATG dhe ka një dizajn perfekt të ndërtuar me kujdes si të gjithë hotelet luksozë të tjerë të hartuar nga WATG nw botë.

Ajo ka një Qendër Spa prej 3.500 metrash katrorë, dhoma me pamje nga deti, një Mini Klub që ofron argëtim të pakufishëm për fëmijë, Palazzo Convention Center, adresë e konsoliduar e konventave të shkëlqyera, restorante a la carte të kuzhinave ndërkombëtare dhe shërbime private për vizitorët e saj.

Akomodimi
Dhoma Superiore– Ndodhet në godinën qendrore. Pamje e pjesshme e detit dhe pishinës. Një shtrat dopio ose dy tekë dhe një sofa që hapet.

Dhoma Swim Up Superior– Ndodhet në godinën qendrore të Palazzos. Me pamje nga pishina. Një shtrat dopio ose dy tekë dhe një sofa që hapet. Akses në pishinë direkt nga terraca.

Luxury Lagoon Suites– Dy hapësira që ndërlidhen me njëra tjetrën, një dhomë gjumi dhe një dhomë ndenjenje. Veranda me akses direkt në pishinë.

Suite Sea View– Ndodhet në godinë qendrore, me pamje nga deti ose pishina, një dhomë gjumi me shtrat dopio dhe një dhomë ndenjeje. Ballkon ose Verandë.

Swim Up Suite– Ndodhet në godinë qendrore, me pamje nga deti ose pishina, një dhomë gjumi me shtrat dopio dhe një dhomë ndenjeje. Terracë me akses direkt në pishinë.

Palazzo Suite– Ndodhet në godinë qendrore, me pamje nga deti ose pishina, një dhomë gjumi me shtrat dopio dhe një dhomë ndenjeje. Terracë e bollshme për rezitje.

Duplex Family Suite – Ndodhet në godinë qendrore, me pamje pishina, 2 dhoma gjumi me shtrat dopio dhe dy shtretër tekë dhe një dhomë ndenjeje. Terracë e bollshme për rezitje.

Duplex Swim Up Suite– Ndodhet në godinë qendrore, me pamje pishina, 2 dhoma gjumi me shtrat dopio dhe dy shtretër tekë dhe një dhomë ndenjeje. Terracë me akses direkt në pishinë.

Restorantet dhe Baret
Restoranti qendror-Aty ku shërbehet mëngjesi, mëngjesi i vonë, dreka, darka dhe vakti i mesnatës. Me vëmendje të posaçme për fëmijët dhe mundësi për të gjithë ato që janë nën regjimin e një diete.

*Aziatik a’la carte

*Beirut Lebanon a’la carte

*Tulipano Italian a’la carte
*Steak a’la carte

*Livio Snack Restaurant
*Lobby Lounge Bar
*Blue Pool Bar
*Mare Pier Bar
*Lobby Lounge Bar
*Blu Pool Bar
*Mare Pier Bar
*Cigar Lounge
*Eleonore Night Club
*Patisserie & Brasserie

***Restorantet a’la carte duhet te rezervohen paraprakisht 1 dite perpara dhe sherbejne me pagese ekstra minimale.

SPA
Spa Center në një sipërfaqe prej 3.500 m² ka një strukturë të larmishmërisë ndërkombëtare të temave turke, europiane dhe ruse. Ka 20 dhoma masazhesh në dy kate. Në katin e parë, ka banjot turke, sauna, xhakuzi dhe një pishinë të vogël. Në katin e sipërm, ka dhoma terapie, dhoma VIP, tai dhe dhoma të kujdesit për lëkurën.

Orët e hapjes 09:00 – 20:00

Akuaparku
Një festë e mrekullueshme po ju pret. Në akuaparkun më fantastik me shtatë rrëshkitëse dhe me aktivitete argëtuese fëmijët do të marrin pjesë nën mbikëqyrjen e instruktorëve dhe kujdestarëve specialë në aktivitete të mirëmenduara për ti krijuar mundësinë e të kaluarit të një kohe të mrekullueshme. Ata do të shikojnë dramat e fëmijëve në Teatrin Antik në mbrëmje. Ata do të argëtohen në Mini Disco. Gjithçka është planifikuar të kontribuojë në zhvillimin e tyre fizik dhe shpirtëror dhe të mundësojë festa që ata nuk do mund ti harrojnë për vite me rradhë.

Rafting slide (130 Meters)
Multiple slides (38 Meters)
Black Hole slide (125 Meters)
Wave slide
Body slide (73 Meters)
Space slide (39 Meters)
Free fall slide (39 Meters)
Aqua Tower kids pool
Aktivitete si:

Dhomë aktivitetesh, kopsht lojërash, punë dore, aquapark, pishinë e hapur për fëmijë, ushqim për fëmijë në restorantin kryesor, Mini Disco

Видео Kaya Palazzo Golf Resort Belek - Global Travel Albania канала Global Travel Albania
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
14 мая 2021 г. 18:05:41
00:03:05
Яндекс.Метрика