Загрузка страницы

"Nuk ka zgjedhje në Shqipëri", Luarasi i kthehet Shehajt: Po pse krijuat parti?

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Politikani Agron Shehaj është i mendimit që zgjedhjet në Shqipëri janë thjesht formalitet dhe se pushteti është i kapur. Mirëpo, ky mendim i Shehaj ka shtyrë analisten Iris Luarasi që ta pyesë se pse ka krijuar parti nëse mendon se situata politike është e tillë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehaj është shprehur se ka hyrë në zgjedhje sepse mendon se sado i madh të jetë problemi ka gjithmonë zgjidhje teksa ka shtuar se një nga arsyet e vendimit të tij është për t’i dhënë një alternativë shqiptarëve.

Agron Shehaj: Nuk ka zgjedhje në Shqipëri sepse çdo pushtet që ka kapur të gjitha paratë... Kushdo që përdor pushtetin dhe ka kapur totalisht pushtetin dhe kushdo që ka paratë që kanë këta... Nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Iris Luarasi: Po pse krijuat parti nëse situata është kështu, nuk ndryshohet?

Agron Shehaj: Zgjedhjet janë thjesht formale. Hyj sepse mendoj se sado i madh të jetë problemi, ka gjithmonë zgjidhje, e dyta mendoj se ka shpresë që vjen nga alternativa. Sa më i kapur të jetë sistemi, sa më shumë pushtet të kenë, të japim një alternativë që nuk është parë në Shqipëri, për të bërë kontast me modelin e kësaj qeverie. Argumenti që ky është realiteti. Nuk mund të themi që meqë ëshë gjendja kështu, mos ta themi se ndryshe demoralizojmë zgjedhësit. Ka parti politike që futen në zgjedhje edhe pse kanë liderë në burg. Unë them se sistemi është ngritur që zgjedhjet të jenë formalitet. Në Shqipëri ndodh që kryetari i Bashkisë Lushnje u dënua për korrupsion dhe pati zgjedhje të parakohshme. Kandidati i PS fitoi me 65%. Në Kukës, kryetari i PS-së bëri një turp që vuri në siklet të gjithë Shqipërinë, të mëdhenj dhe të vegjël, meshkuj dhe femra dhe prapë PS-ja, i fitoi me 60%.  A e kuptoni që zgjedhjet janë thjesht formalitet. Nuk është çështje e sistemit zgjedhor.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Видео "Nuk ka zgjedhje në Shqipëri", Luarasi i kthehet Shehajt: Po pse krijuat parti? канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
23 февраля 2024 г. 2:40:55
00:05:29
Яндекс.Метрика