Загрузка страницы

"Vëllai më shfrytëzoi për 10 vite"/57-vjeçarja trondit: I besova verbërisht, ja si u mashtrova...

"Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24 - 17 shkurt, 2020
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 është trajtuar sot historia e një nëne nga Elbasani. Sot 57 vjeçe, Nashifere Çefa, në moshën 28-vjeçare martohet me shkesë me një djalë nga Durrësi. Por martesa nuk do të zgjasë më shumë se një vit, pasi çifti konfliktohet dhe përfundon në divorc. Ata do të sjellin në jetë një djalë të bukur dhe të shëndetshëm, i cili largohet pesë muajsh nga babai dhe rritet me nënën në familjen e gjyshërve në Elbasan.
Për të përballuar jetesën e vështirë, gruaja fillon të punojë në bujqësi dhe së bashku me asistencën që merrte nga shteti përballonte shpenzimet. Në gjyqin e ndarjes me bashkëshortin, Nashiferes i kërkojnë 70 mijë lekë të vjetra, një shumë që ajo e merr borxh te babai. Këto lekë ajo i lan me asistencën. Por vëllai i thotë se ato shpenzime i ka mbuluar ai, duke e shumëfishuar çmimin. Motra ndërkohë fillon një biznes me shitjen e qumështit përmes të cilit arrin të kursejë para. Në 98-ën familja shpërngulet në Tiranë dhe Nashifere investon shumë lekë për ndërtimin e shtëpisë.

Këtu nis të punojë në një fabrikë këpucësh, por kostoja e lartë e jetesës dhe me një fëmijë për dore e detyron të bëjë dy punë. Ajo ishte një femër e vendosur dhe ambicioze për jetën. Për këtë, vendos që në 2012 të marrë rrugën e emigrimit drejt Italisë.

Atje nis një jetë e re, plot sakrifica për nënën e vetne. Punon dhe fiton lekë, siguron arsimimin e djalit i cili sot ka ndërtuar biznesin e tij. Por konfliktet në familjen e saj shtohen çdo ditë e më shumë.

RRËFIMET
Nashifere Çefa: Në vitin 2002 u transferova në Itali. Por për të shkuar në Itali kishte kosto. Mora lekët borxh dhe ika me djalin. Vëllai me të cilin jam sot në konflikt më gjeti punë. Jemi shtatë fëmijë. Me vëllain e vogël kam pasur raporte shumë të mira. Kemi shtatë vite diferencë. Ishim një familje shumë e mirë, e ndihmonim njëri-tjetrin. Bëhej një dasmë, ne vraponim! Janë të gjithë të martuar dhe me familje. Kam punuar me një fermë që bëhej verë. Atje kishte një restorant, ma gjeti vëllai punën. Nga 2005 deri në 2015 kam punuar dy turne. E sakrifikova vetën që mos të kisha borxhe dhe t’i lija diçka fëmijës. Me këtë vëlla kam jetuar 10 vite, gjithë jetën. Ai kishte familjen e tij. Qiranë dhe ushqimet i paguanim përgjysmë. Nga e hëna deri të dielën në darkë isha në punë. Djalin e shikoja vetëm në mëngjes. Unë punoja deri në 12:00 të natës me sigurime.

Nuk harxhoja shumë, sepse shpenzimet i ndanim përgjysmë. Sakrifikova për djalin. Vëllai hapi një biznes në Tiranë. Unë punoja shumë dhe bëja dy punë. Nuk kisha asnjë ditë pushim. Vëllai filloi biznesin, donte të kthehej në Shqipëri për të punuar. Ne e ndihmuam. Ai na tha mua dhe vëllait: më ndihmoni dhe do t’jua kthej lekët. Në 2012-ën nuk i eci biznesi dhe u kthye në Itali. Tha biznesi nuk më eci, “por bëni llogarinë e lekëve që ju kam borxh. Kur t’i duash lekët do t’i jap”. Unë i thashë, hë për hë nuk i dua, por kur të martohet djali më duhen. Unë i kërkova lekët pas pesë vitesh. Djali ende s’e ka vendosur të martohet, sepse thotë s’kam shtëpi. Unë për ta ndihmuar djalin për universitetin më duheshin lekë. S’mund ta lija pa lekë.

Vëllait tjetër i kam borxh 66 mijë euro. Ai ka 3 palë shtëpi. Ka 15 dynym toka, ka derra, sera. Iu shkatërrua biznesi. Ai është vëllai i vogël, më i shkathëti. Biznesin këtu e ka lënë me qira. Ka biznes edhe në Itali, ka 10 punëtorë. Ai është në gjendje ekonomike për ta rikthyer borxhin. Unë i çoja habere. Në 2012-ën, filloi një grindje mes nesh, për një problem shumë të vogël. Kemi një palë shtëpi në fshat. Unë dhe vëllai që ka borxhe, ishim një familje. Ne bënim ca thoshte ai, sepse e meritonte këtë besim dhe respekt. Për të vazhduar ndërtesën në fshat, më thotë: duhet ta ndërtojmë, sepse kemi tokën atje, por lekë s’kam. Ti ke lekë dhe na ndihmo. Unë i thashë, ok! Ishim mirë. Na mblodhi të gjithëve. Çuni im e thërriste babë nga autoriteti që gëzonte. Ja dhashë lekët babës. Filloi ndërtimi i shtëpisë por edhe xhelozia në familje.

Njerëzit nuk na donin, filloi xhelozia. Një fshatar i thotë: “ti po ndërton shtëpinë e Nashit? Ta mori motra”. Vëllai më tha: “S’ke punë të shkosh në fshat, as nuk ke punë me shtëpinë’. U zumë dhe iku nga shtëpia. Hapa një gjyq në Itali. Djali shkonte dhe fliste me ta, sepse gocat e tij i kam rritur unë. Çoja djalin dhe i thoshim: duam para, sepse kemi shpenzime. Doja të investoja dhe në shtëpitë e mia. Ai thoshte: s’kam lekë, s’kam lekë. Që në 2012 nuk flas me kunatën.

Видео "Vëllai më shfrytëzoi për 10 vite"/57-vjeçarja trondit: I besova verbërisht, ja si u mashtrova... канала Me Zemer Te Hapur
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
17 февраля 2020 г. 21:00:11
01:14:30
Другие видео канала
"Përballja live mes dashnorëve"/ 30-vjeçari trondit: Kishte tre burra, por e kapa me shokun duke…"Përballja live mes dashnorëve"/ 30-vjeçari trondit: Kishte tre burra, por e kapa me shokun duke…E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (31 maj 2015)E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (31 maj 2015)Shihemi ne gjyq - Vjehrra: Nusja me nxori nga shtepia! (14 Qershor 2020)Shihemi ne gjyq - Vjehrra: Nusja me nxori nga shtepia! (14 Qershor 2020)Trondit ish-burri: U shit për prostitucion. Ajo nuk di moshën e vajzës. Flutura: Fshati më dha bukëTrondit ish-burri: U shit për prostitucion. Ajo nuk di moshën e vajzës. Flutura: Fshati më dha bukëShokon 28-vjeçarja: Nëna më përzuri, e rraha se më kërkonte të prostituoja (Pj.1)Shokon 28-vjeçarja: Nëna më përzuri, e rraha se më kërkonte të prostituoja (Pj.1)"Po fole do të vras", shokon 46-vjeçarja: Kam frikë për jetën pasi zbulova..."Po fole do të vras", shokon 46-vjeçarja: Kam frikë për jetën pasi zbulova...Debati Live/ 18-vjeçarja: Jam gati të bëj ADN-në. Ja si më joshi babai për të bërë seks...Debati Live/ 18-vjeçarja: Jam gati të bëj ADN-në. Ja si më joshi babai për të bërë seks..."Burri më tradhëton". Nëna 36-vjeçare me 4 fëmijë: Dua urdhër mbrojtje,do të na nxjerrë nga shtëpia"Burri më tradhëton". Nëna 36-vjeçare me 4 fëmijë: Dua urdhër mbrojtje,do të na nxjerrë nga shtëpiaI shoqi vdes dy ditë para divorcit, vjehrra e nxjerr jashtë, kunata i merr çelsin e shtëpisëI shoqi vdes dy ditë para divorcit, vjehrra e nxjerr jashtë, kunata i merr çelsin e shtëpisëVrau burrin Natën e Bajramit/ Lule Doçi: Më solli në shtëpi 17-vjeçaren, më kërcënoi se do më vristeVrau burrin Natën e Bajramit/ Lule Doçi: Më solli në shtëpi 17-vjeçaren, më kërcënoi se do më vristeEkskluzive/Vëllai i vrau gruan, burri shpërthen në lot nga burgu. Nëna:Vrasja, e planifikuar më parëEkskluzive/Vëllai i vrau gruan, burri shpërthen në lot nga burgu. Nëna:Vrasja, e planifikuar më parëUlërimat shokojnë qytetarët/ Nëna kthehet nga puna dhe fëmijët i gjen...Ulërimat shokojnë qytetarët/ Nëna kthehet nga puna dhe fëmijët i gjen..."Më tradhtoi me kunatën e vëllait"/Çifti përballet live, Burri:E pafytyrë! Gruaja: Më detyroi të (2)"Më tradhtoi me kunatën e vëllait"/Çifti përballet live, Burri:E pafytyrë! Gruaja: Më detyroi të (2)"Ma gjakose gruan," Përballja live me vjehrrin. 33-vjeçarja rrëfen dhunën e burrit dhe vjehrrës"Ma gjakose gruan," Përballja live me vjehrrin. 33-vjeçarja rrëfen dhunën e burrit dhe vjehrrësTrondit gruaja/Burri vinte në mesnatë, me shokët! "Do të vras me duart e mia. Preu biletën..."Trondit gruaja/Burri vinte në mesnatë, me shokët! "Do të vras me duart e mia. Preu biletën..."Ish-burri e akuzoi për tradhti, gruaja: Më theu karrigen në kokë (Pj.2)Ish-burri e akuzoi për tradhti, gruaja: Më theu karrigen në kokë (Pj.2)“Kur burri me ikte me sherbim, flija me krushkun, dua t'i njohe djalit atesine" 19.12.2016 – News24“Kur burri me ikte me sherbim, flija me krushkun, dua t'i njohe djalit atesine" 19.12.2016 – News24Myslimani nga Bulqiza me dy gra: E mora tjetrën për të përmirësuar të parën dhe kemi 10 fëmijëMyslimani nga Bulqiza me dy gra: E mora tjetrën për të përmirësuar të parën dhe kemi 10 fëmijëSurprizohet nga ‘Pa Gjurme’/‘Nusja e babait kishte moshën time,luaja më të në oborr’(2.3.2022)Surprizohet nga ‘Pa Gjurme’/‘Nusja e babait kishte moshën time,luaja më të në oborr’(2.3.2022)Priste të fejohej, 23-vjeçarja vdes pas operacionit. Nëna: Dua drejtësi, Lediones i bëra gati pajënPriste të fejohej, 23-vjeçarja vdes pas operacionit. Nëna: Dua drejtësi, Lediones i bëra gati pajën
Яндекс.Метрика