Загрузка...

Festivali i Monodrames

“Flas Shqip” është një aktivitet dedikuar përthithjes së dramës shqipe. Ndryshe nga të gjitha aktivitete dedikuar teatrit, ky festival sjell një formë të re organizuese. Fakti se po organizohet nga nje teatër privat, i cili qëllimin e ka që ky aktivitet të jetë pjesë e repertorit afatgjatë, shton dëshirën dhe interesin e krijuesve. Teatri “Zonja e Bujtinës” organizon Festivalin e parë Kombëtar të Monodrames, ku veprat do të jenë vetëm dramaturgji shqiptare. Pra, një festival i cili “Flet SHQIP” dhe do të zhvillohet në skenën e teatrit privat “Zonja e Bujtinës”. Ky aktivitet njëjavor, do t’i shërbente jo vetëm krijuesve dhe lëvruesve të artit të fjalës, por edhe gjallërimit të jetës kulturore artistike të zonës së periferisë, por jo vetëm. Ky festival do të mund të realizoj aktivizimin, pjesëmarjen dhe deputimin e shumë artisteve dhe krijuesve të sferës së teatrit shqiptar.Nata e fundit e festivalit, jo pa qëllim do të organizohet në sallën e Teatrit Kombëtar. Në këtë natë të fundit, do të jepet shfaqja e fundit dhe pas saj, do të shpërndahen çmimet përkatëse. Ky bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, është në shërbim të qëllimit praktik të ndjekjes së veprave të reja dramaturgjike, njohjes me elementëve të rinj interpret, shkëmbimit profesional, si dhe një aktivitet më shumë i fituar, për t’i bashkuar artistët në një skenë, me të njejtin qëllim. Teatrin që flet shqip. “Flas Shqip” është një aktivitet i cili do të shtrihet në harkun e 7 ditëve (“29 Maj/ 4 Qershor). Aktiviteti zgjat 6 ditë në ambjentet e Teatrit privat “Zonja e Bujtinës” dhe nata finale në ambjentet e Teatrit Kombëtar. Nata finale do të ketë shfaqjen “ Engjëjt” me regji të Naser Shatrolli dhe pas kësaj shfaqjeje do të jetë edhe ndarja e çmimeve.

‼️Programi i Festivalit të monodramës “Flas shqip”
🏆Edicioni i parë
🎭❤️Vepra shqiptare
➡️2️⃣9️⃣Maj: Hapja e Festivalit të monodramës “Flas shqip”
1️⃣➡️Ora 20:00 🎭” I pakalluri i vdekur📍” Teatri “Zonja e Bujtinës” 📖Autor Naun Shundi Regjisor Kristi Serani Aktor Marius Dhrami. Në konkurim aktori.
2️⃣➡️3️⃣0️⃣ Maj “Qen bir.. i një qeni” 📖Autor Ferdinand Hysi Regjisor Milto Kutali Aktor Leonard Hamitaj
3️⃣➡️3️⃣1️⃣Maj “Jam gjallë” 📖Autor & Interpret Marin Orhanasi
4️⃣➡️ 1️⃣ Qershor” Artisti në tavan” 📖Autor & Regjisor Agron Gërguri ( Shoqata për kultivimin e artit teatrit dhe filmit” Besiana” Podujevë Kosovë) Aktor Ismet Azemi
5️⃣➡️2️⃣Qershor” Ferrparajsa” 📖Autor Arben Iliazi Regjisor Milto Kutali Aktor Bajram Dostii
6️⃣➡️- 3️⃣Qershor “Letra” 📖Autor Ylljet Aliçkaj Regjia Giulia Falzea & Salvatore Tramacere Aktor Roerd Toce
7️⃣➡️ 4️⃣Qershor Teatri Kombetar “Engjëjt”📖 Autor Odise Plaku Regjia Naser Shatrolli Aktore Vefi Redhi
🥇🎖️🏅🎭❤️🏆 Pas shfaqjes së fundit, do të ndahet çmimet, diskutime për shfaqjen🎥📹🎤 dhe kokteili i mbylljes së Festivalit “ Flas shqip” #monodramaflasshqip
❤️Teatri Zonja e Bujtines ❤️
HYRJA ËSHTË FALAS
➡️Çdo darkë një shfaqje dhe një festë me kolegët dhe dashamirësit e Teatrit. ❤️Jeni të ftuar!!
Faleminderit Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për mbështetjen dhe të gjithë krijuesit për mbështetjen!❤️❤️❤️
🎭❤️Ju presim në sezonin e vitit tjetër!
#festivalimonodramesflasshqip
Juria:
Bujar Kaperxhi
Raimonda Bulku
Bujar Asqeriu
@raimondadervishishundi7987 @ZonjaBujtines @naunshundi6934 @ministriaeinfrastrukturesd2313

Видео Festivali i Monodrames канала Teatri Zonja e Bujtines
Страницу в закладки Мои закладки
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки