Загрузка страницы

KEPI I RODONIT RESORT - CAPE OF RODON RESORT | 4K DRONE VIDEO, DURRES 2021

Më pak se 18km nga aksi Adriatiko-jonian që kalon 5km nga Aeroporti i Rinasit, një varg me kodrina të vogla me të harlisur gjelbërim mesdhetar që hyn 8 kilometra në thellësi të kaltërsisë së Adriatikut, gjendet nje relaks mistik që ju përfshinë dhe ju bën të harroni ngarkesën e përditshmërisë. Ndoshta horizonti që ju shoqëron përgjatë rrugës së rrethuar me pyjet e virgjëra ju kujton një udhëtim të kahershëm në Costa Azzura.

Sapo të arrini, do të keni përshtypjen se Zoti ka krijuar një copëz të parasjës në Tokë. E gjithe kjo bukuri është “Kepi i Rodonit”.

Green Step si frymë e re e ndërtimit vendosi Kepin e Rodonit si destinacionin e saj të investimeve. Natyra e Kepit të Rodonit nxjerr në pah më së miri shkrirjen e arkitekturës së gjelbër me natyrën e virgjër. U zgjodh një kodër me pamje epike në të gjitha anët e saj, në të cilën u vendosën vilat tuaja, të shkrira me kodrën sikur ato kanë qenë përjetësisht aty.

Pozicionimi i vilave është studiuar me shumë kujdes që të ofrojë privatësi maksimale për pushuesit, të cilët në kopshtin e tyre e kanë ndjesëinë sikur ata janë të vetmit njerëz që jetojnë aty. Koncepti ynë i ndërtimit nuk cenon bregdetin e virgjër, duke ruajtur dhe pasuruar vegjetacionin e integruar në hapësirat e resortit.

Objektet njëkatëshe në një plan, të rrethuara me kopshte dhe çati 100 për qind të gjelbëruara fshehin ambientet e akomodimit në brendi të këtij oazi.

Pjesë e resortit do të jenë 48 vila elitare luksi dhe një hotel me 5 yje. Vilat shtrihen në një hapësirë rekreative individuale me pishinë private, zona barbecue, relaksi, bahçe dhe 2 vende parkimi.

_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
Follow GOGLA në Instagram: https://instagram.com/gogla_al/
Follow GOGLA në Facebook: https://facebook.com/gogla.al
Website: http://gogla.al/
_________________________________________
#goglaal #gogla #durres #durresi2021 #kepiirodonit #durresi #dji #mavicpro2 #albania2021 #capeofrodon #kepiirodonitresort #capeofrodonresort #luxuryresort #durresimedron #plazhiidurresit #greenstep

Видео KEPI I RODONIT RESORT - CAPE OF RODON RESORT | 4K DRONE VIDEO, DURRES 2021 канала GOGLA
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
14 июля 2021 г. 12:30:06
00:03:49
Яндекс.Метрика