Tiramisu nga zonja Vjollca
Tiramisu
Përbërësit:
4 kokrra vezë
100 gr sheqer
500 gr mascarpone
300 ml kafe e përgatitur (lëng)
300 gr biskota
Kakao
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë në dy tasa të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe i vendosim veç e veç në tasa. Tek të verdhat e vezëve hedhim 50 gr sheqer duke i rrahur së bashku derisa të verdhat e vezëve të rrisin volumin dhe sheqeri të shkrijë. Shtojmë më pas pak nga pak maskarponen duke e trazuar vazhdimisht me rrahësen e vezëve.
Më pas rrahim të bardhat e vezëve me sheqer derisa të bëhet një marengë e fortë. E bashkojmë më pas marengën duke e shtuar pak nga pak në tasin me të verdhat e vezëve të rrahura me maskarponen. E përziejmë mirë me spatul ose lugë druri derisa kremi të jetë njësuar plotësisht.
Përgatisim kafenë duke e ëmbëlsuar atë sipas shijes dhe e vendosim në një tas të thellë dhe e lemë të ftohet.
Në një tavë ku do të përgatisim tiramisunë fillimisht shtrojmë një bazë me kremin e përgatitur më pas lagim biskotat me kafe dhe i vendosim njëra pas tjetrës mbi bazën e kremit. Mbulojmë biskotat me një shtresë të trashë kremi. Vendosim përsëri një shtresë të dytë me biskota të lyera me kafe. I mbulojmë përsëri biskotat me një shtresë të trashë kremi. Në fund e pudrosim me kakao të gjithë sipërfaqen e kremit dhe e vendosim tiramisunë në frigorifer për disa orë që të ngurtësohet.
Видео Tiramisu nga zonja Vjollca канала RrezeDielliOfficial

Показать
Комментарии отсутствуют
Информация о видео
Другие видео канала
TIRAMISU- Receta origjinale super e thjeshteRreze Dielli, 18 Dhjetor 2018 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 TiramisuFërgesë me patëllxhanë nga zonja VjollcaTiramisu (ëmbëlsirë italiane)Tiramisu E Leht Per 15 Min Gati 15 Dakikada TiramisuTiramisu me krem shtepie qe do ju befason me shijeTiramisu Recipe | How to Make TiramisuPetulla me kos nga zonja VjollcaSI Te Bejme TiramisuKjo recetë është fantastike✔Do ti harroni të gjitha recetat që keni përgatitur më parë🥰Tiramisu Shqip - Receta Gatimi Embelsira nga ArtiGatimitPite të shpejta vetëm me miell dhe ujë nga zonja VjollcaSekreti I Trileçes Që Bëhet Për Mrekulli Ja Vlen Te Provohet Tam Kıvamında Enfes Trileçe tarifiSi te bejme Tiramisu ne shtepi - 10 minute Tiramisu recipeKek me karrota nga Zonja VjollcaËmbëlsira më e Thjesht në Botë pa Pjekje për 15 Minuta / Vanilla Cake !!!Rreze Dielli 10 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 ZupaByrek me 12 lloje barishte nga zonja VjollcaSi te bëjmë krem djathi ne kushte shtëpije ! - How to make Cheese creamSupë me juverdhaqe nga zonja Vjollca