Загрузка страницы

Klan News - KPA shkarkon kreun e KLP Alfred Balla

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, për 15 vite është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Çka do të thotë se Balla e ka humbur statusin e magjistratit dhe nuk mund të bëhet as prokuror as gjyqtar dhe nuk mund të ushtrojë detyrën as në KLP, KLGJ dhe në të gjitha institucionet e reja të drejtësisë. Vendimi u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelit dhe ka formë të prerë. 

KPA: Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si i tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr. 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, Inspektor i Lartë i Drejtësisë apo Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar. Balla u përball me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri më 31 korrik 2017 dhe sipas ligjit ai duhej t'i nënshtrohej procesit të vettingut.

Shkalla e parë e vettingut nuk mori një vendim përfundimtar për Alfred Ballën pasi nuk e cilësoi subjekt të ligjit të rivlersimit për shkak se ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në 2017. Por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili theksoi se Balla ishte subjekt i ligjit dhe duhet që për 15 vite të mos jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Në seancat e mëparshme Balla e ka cilësuar të padrejtë këtë pretendim të komisionerit pasi sipas tij ai ka dhënë dorëheqjen.

Alfred Balla u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shkurt 2018 nga Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësues i shoqërisë civile. Kur u bë funksional institucioni ai mori postin e zv/kryetarit. Më 28 mars të vitit 2022 ai u zgjodh kryetar i këtij Këshilli, me një mandat 2-vjeçar, pasi mandati i mbaron në Dhjetor.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Видео Klan News - KPA shkarkon kreun e KLP Alfred Balla канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
21 мая 2024 г. 21:42:06
00:01:57
Другие видео канала
Maturantët testojnë njohuritë në matematikëMaturantët testojnë njohuritë në matematikëShije Shtëpie - Tartë shumë e shijshme me mollë dhe rrush të thatë nga Znj. Vjollca - Tv KlanShije Shtëpie - Tartë shumë e shijshme me mollë dhe rrush të thatë nga Znj. Vjollca - Tv KlanRama dhuron gjak në Kryeministri: Dhurata më ripërtëritëse, organizmi fiton energji të reRama dhuron gjak në Kryeministri: Dhurata më ripërtëritëse, organizmi fiton energji të rePas mbylljes së rrjeteve sociale, si shfaqet gjendja emocionale e Elseid Hysajt?Pas mbylljes së rrjeteve sociale, si shfaqet gjendja emocionale e Elseid Hysajt?Cili është mallkimi që e përndjek “bomberin” e Anglisë, Harry Kane?Cili është mallkimi që e përndjek “bomberin” e Anglisë, Harry Kane?Klan News - Lezhë, rritet numri i vrojtuesve në plazheKlan News - Lezhë, rritet numri i vrojtuesve në plazheTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsTitujt kryesorë të edicionit informativ të orës 15:30 në Tv Klan (18 Qershor 2024)Titujt kryesorë të edicionit informativ të orës 15:30 në Tv Klan (18 Qershor 2024)Harmonia tek peshoret, anë pozitive apo negativeHarmonia tek peshoret, anë pozitive apo negativeShije Shtëpie - Salcë me kungull nga Znj. Vjollca, si shoqërim i pjatës kryesore - Tv KlanShije Shtëpie - Salcë me kungull nga Znj. Vjollca, si shoqërim i pjatës kryesore - Tv KlanTv Klan - Francesku i pari Papë në G7Tv Klan - Francesku i pari Papë në G7Glendi Tafaj live nga Dortmund: Dilemë tek formacioni I Shqipërisë është vetëm portaGlendi Tafaj live nga Dortmund: Dilemë tek formacioni I Shqipërisë është vetëm portaTv Klan - Veliaj shërben drekën e Kurban BajramitTv Klan - Veliaj shërben drekën e Kurban BajramitNë vigjilje të ndeshjes së shumpritur, Shqipëri-Itali/ Enkelejda Zeko: Urojë që trajneri Silvinjo...Në vigjilje të ndeshjes së shumpritur, Shqipëri-Itali/ Enkelejda Zeko: Urojë që trajneri Silvinjo...Pas humbjes me Italinë, ja kush janë lojtarët që humbasin vendin si titullarPas humbjes me Italinë, ja kush janë lojtarët që humbasin vendin si titullarShije Shtëpie - Parashikimi i yjeve për secilën shenjë të horoskopit - Tv KlanShije Shtëpie - Parashikimi i yjeve për secilën shenjë të horoskopit - Tv KlanKlan News - Zbulohen specie të reja gjallesash në oqeanKlan News - Zbulohen specie të reja gjallesash në oqeanVera 2024: Dantellës nuk i ikën koha, po as ngjyrave të ndezura!Vera 2024: Dantellës nuk i ikën koha, po as ngjyrave të ndezura!Moti sot dhe nesër në TV Klan (18 Qershor 2024)Moti sot dhe nesër në TV Klan (18 Qershor 2024)“Një faqe e gjysmë vendim!”, puna e cunguar e prokurorit habit Eni Çobanin“Një faqe e gjysmë vendim!”, puna e cunguar e prokurorit habit Eni ÇobaninKlan News - Edicioni i lajmeve, ora 19:00Klan News - Edicioni i lajmeve, ora 19:00
Яндекс.Метрика