Загрузка страницы

29.07.2020 Seduta di Laurea in Economia- ONLINE!

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është themeluar në vitin 2004 dhe përbën një nga nismat e para të arsimit privat në vend. Ka fituar akreditimin e tretë institucional duke u rikonfirmuar si institucion elitar për arsimin e lartë dhe i vetmi që fokuson plotësisht të gjitha programet e studimit në diploma të përbashkëta dhe të dyfishta me Universitete të Bashkimit Evropian.

Natyra non profit e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë përbën një risi në panoramën universitare shqiptare, gjë që lejon zgjedhje transparente nga ana organizative dhe e drejtimit.
Ky dimension etik është edhe pikënisja e projektit formativ i orientuar drejt përgatitjes së të diplomuarve që do të mund të vihen në shërbim të vendit dhe mbarë njerëzimit me njohuritë dhe aftësitë e fituara.
Universiteti si faktor zhvillimi, me një këndvështrim ndërkombëtar, zë vend në kontekstin shqiptar në respektimin e plotë të traditave fetare vendase.

Aktiviteti i mësimdhënies mundësohet sipas marrëveshjeve me Universitete shtetërore italiane (Universiteti i Studimeve të Romës Tor Vegata, Universiteti i Studimeve të Barit “Aldo Moro”, Universiteti i Studimeve të Firences), që bashkëpunojnë me përvojën e tyre për rritjen e këtij Universiteti në territorin shqiptar.
Sot:
• rreth 2350 studentë në degën e Tiranës dhe Elbasanit, frekuentojnë katër fakultetet me shtatë programet e studimit: Mjekësi dhe Kirurgji, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë, Fizioterapi, Farmaci, Ekonomi Biznes, Arkitekturë;
• ka 630 studentë nga vendet e Bashkimit Evropian;
• ka 2060 të diplomuar;
• stafi akademik përbëhet nga 550 pedagogë italianë dhe shqiptarë.

Një pjesëmarrje e tillë e botës universitare italiane e bën të vetme nga kjo pikëpamje këtë përvojë, që zhvillohet kryesisht në gjuhën italiane.
Diplomat njihen nga Universitetet italiane partnere, gjë që ka futur në sistemin universitar vendas një përmasë evropiane në mënyrën e formimit.
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është i vetmi universitet jopublik në Shqipëri, diplomat e të cilit, njihen edhe në Bashkimin Evropian falë partnetitetit me universitetet publike italiane.
Diploma evropiane lehtëson punësimin në Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanada e më gjerë.

Видео 29.07.2020 Seduta di Laurea in Economia- ONLINE! канала unikzkm
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
30 июля 2020 г. 2:38:03
01:34:06
Яндекс.Метрика