Загрузка страницы

Udhetim ne“qytezën”100-vjeçare ne malin e Kunores, ndertuar nga austro-hungarezet | ABC News Albania

Në Pllanë të Lezhës kureshtja nuk mund të perceptojë se çfarë mund të fshihet në brendësi të malit që rrethon fshatin. Këtu ndodhet maja e kunorës në Pllanë të Lezhë e pak kush mund ta mendojë se poshtë saj gjarpërojnë tunele të jashtëzakonshme të ndërtuara 100 vite më parë.

Aty kanë mbetur pjesëza të një vendbanimi që austro-hungarezët ngritën për ushtarët e tyre. Tunelet ku mbaheshin arsenalët e armëve dhe dhomat ku banonin ndodhen në brendësi të malit. Mbi to ishin ndërtuar mure të fortifikuara. Sot askush nuk kujtohet për mirëmbajtjen e tyre.

Për të mbërritur deri këtu austro-hungarezët ndërtuan edhe një rrugë, gjurmët e të cilës duken nën bimësinë.

“Këtu është rruga që hyn tek shpellat që vjen nga ura e Zogut e gjitha e shtruar me gurë dhe murale.”

Teksa mbërritëm në këtë vend kemi etje të mësojmë më shumë.

Këtu kanë qenë të vendosura topat e ushtrisë austro-hungareze është vendosur dhe nën-mburoja që ju siguronte atyre jo vetëm fushëpamje por dhe siguri më të madhe.

Dede Margjoni, Specialist i Monumenteve të Kulturës shpjegon: Ajo që më bën përshtypje është numri i madh i pozicioneve të zjarrit i kundërajrorëve. Që do të thotë që avionët armikë e kishin vështirë të kalonin sipër. Se kemi 20 pozicione të topave kundër ajrore.”

Pushtetet nuk u kujdesën për këtë qytezë mbi 100 vjeçare. Është vështirë të gjesh foto dhe dokumente. Banorët e njohin përmes përhapjes së fjalës nga brezi në brez. Nëse sheh majën e malit pakkush e di që poshtë fshihet një histori që i duhet treguar brezave të sotëm.

Alfond Trashaj, banor, thotë: “Poshtë malit është një qytet i bërë nga Austria.”

Dede Margjoni, Specialist i Monumenteve të Kulturës thotë: “Të kësaj natyrë janë mbi 7 në segmentin Milot-Lezhë më i madhi është ky që banorët i thonë maja e kunorës. Ju do ta shikoni sa investim i madh është bërë qoftë mbi tokë qoftë nën tokë dhe për infrastrukturën rrugore.”

Udhëtimit të grupit të Abc Neës për të vizituar këtë vendstrehim një shekullor ju bashkuan edhe disa kureshtarë që u ofruan vullnetarisht, të gjithë me dëshirën për ta parë dhe eksploruar. Gjatë rrugëtimit marrim dhe informacionet e para se me çfarë do ballafaqohemi.

Tunelet dhe dhomat e ndërtuara nga ushtria austro-hungareze ndodhen të gjitha poshtë këtij mali. Ne do të shkojmë t'i zbulojmë një nga një ato.

Një tjetër banor i zonës tregon: “Ka shumë dhoma? Ka nja 4-5. Janë të mëdha.

Dede Margjoni, Specialist i Monumenteve të Kulturës:

“Ky fortifikim pjesën më të madhe e kishte nga veriu që shihet fshati Prull, Lezhë dhe deri në Ulqin. Kjo ishte një dalje në rast rreziku një dalje sekrete. Shihen qartë si janë çarë shkëmbinjtë dhe është hapur një tunel I pabetonuar kuptohet. Për të dalë ushtarët nëse rrezikoheshin nga ndonjë sulm i papritur."

Ne vazhdojmë të shohim është pak se vështirë sepse vegjetacioni ka shpërthyer dhe dalja është pak e ngushtë, por kur të hyjmë brenda do shohim një qytete siç e konsideron ti.”

Në brendësi të qytezës të ndërtuar nga mjeshtrat austro-hungarezë temperaturat  janë shumë të ulëta. Jemi rrethuar nga betoni dhe rruga është me shumë degëzime.

Dede Margjoni Specialist i Monumenteve të Kultures thotë:

“Investimi ka qenë shumë i madh por se di qëllimin e saktë të këtij investimi të austro-hungarezëve. Duket se kishin ndërtuar një politikë për të qëndruar gjatë në Shqipëri.Gjithë segmenti Pllanë-Lezhë ishte i mbushur plot me fortifikime të kësaj natyre. Ata kontrollonin luginën e Matit dhe Fushën e Breg Matës. Qëllimi ishte mos lejonin asnjë lloj ushtrie kundërshtare për të kapur Shkodrën.”

Vijojmë rrugën. Nëse s’ke udhërrëfyes me vetë mund të humbësh. Në qytezë përballemi me një labirinthi që vetëm nëse e ke përshkuar disa herë mund të gjesh rrugën e  kthimit dhe të shohësh hyrjen kryesore.

Para është hyrja kryesore që ndoqëm në fillim kur hymë në tunel. Pa kuptuar jemi future në tunel pa kuptuar nga kalova.

Alfons Trashaj, banor thotë: “Këtu nuk kuptohet nga hyn e ku del.”

Në këtë qytezë përhumb dhe mendërisht, të duket se jeton në një epokë tjetër.

Marion Palokal shoqërues i udhëtimit tone thotë se ka parë diçka të paimagjinueshme.
Tunelet përdoreshin për të mbajtur armatimet, mbi to ushtria austro-hungareze kishte ndërtuar një vendbanim. Po si kanë jetuar ushtarët?

Dede Margjoni flet për mënyrën sesi është jetuar në këtë zonë që ka lënë ende gjurmë. Aso kohe zona plot gurë i favorizonte që të ndërtonin me lehtësi. Ky mal ofronte dhe ushqim. Faqet e tij janë mbushur me dardha të egra.

Nuk mungojnë as sipërfaqet e tokave me bimë medicinale. Bashkudhëtari ynë Alfonsi flet në veçanti për sherebelën.

Per informacionet me te fundit klikoni:

Web: http://abcnews.al/

Facebook: https://www.facebook.com/abcnews.al/

Instagram: https://instagram.com/abcnewsal

Subscribe kanalin tone ne: youtube:https://www.youtube.com/user/abcalbanian

#abcnews #abcnewsalbania

Видео Udhetim ne“qytezën”100-vjeçare ne malin e Kunores, ndertuar nga austro-hungarezet | ABC News Albania канала ABC News Albania
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
13 июня 2020 г. 23:37:31
00:12:51
Яндекс.Метрика