Загрузка страницы

"Mamin e kapëm me tjetrin", mbesa përballet me tezen. Nëna i braktisi, i rriti njerka 14 vjeçe

Emisioni "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24, 16 korrik, 2019

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” ka rrëfyer historinë e tij të trishtë Dritan Vrapi, babai i 5 fëmijëve. Dritani kërkoi të përballej me ish-bashkëshorten, e cila ka braktisur tre fëmijët e saj prej nëntë vitesh dhe nuk ka paguar kurrë detyrimin ushqimor për ta, por ajo nuk pranoi të fliste. Dritani u martua 12 vite më parë me ish-gruan, pasi u njoh me të nga një mik i përbashkët.
Çifti në atë kohë vendosi të lidhte jetën së bashku pas një periudhe 6-mujore. Në jetë erdhën tre fëmijë ,dy vajza dhe një djalë. Dritani për të mbajtur familjen emigroi në Greqi. Por, kur ai rikthehej në Shqipëri, shpesh herë kuptonte se bashkëshortja sillej çuditshëm.
Derisa mori vesh nga fëmijët e tij se ajo bisedonte me të tjerë në rrjetet sociale. Pas debatesh të shpeshta, erdhi dhe divorci. Gjykata i la në ngarkim babait dy fëmijë, ndërsa nënës fëmijën e vogël. Dritani thotë se ajo nuk e mori në ngarkim as fëmijën e tretë, duke i braktisur të tre. Në të tilla rrethana, babai i rriti i vetëm fëmijët, si dhe krijoi një tjetër familje, duke u rimartuar. Nga martesa e dytë, ai ka dhe dy fëmijë të tjerë. Sot, ky baba hero kërkoi të përballet me ish-bashkëshorten, në mënyrë që të merrte një prokurë prej saj, që të lëvizte i lirë me fëmijët.

“Ajo mori të mirët, mua më la të këqinjtë, pasi njëri fëmijë ishte i sëmurë. Goca që kam sot ishte e sëmurë, ka qenë e sëmurë, me grykët, me veshët. Ajo nuk e pranoi këtë. Në komunikimin me të pasi iku i thashë se bëri mirë që i ra telefonit, por fëmijët tani janë rritur. I thashë që nuk ka pengesë për të takuar fëmijët. Kërkoj një prokurë prej saj, që të jem i lirë me fëmijët e mi”, tregoi Dritani.

Bashkëshortja e re e Dritanit, Ana, tregoi marrëdhënien me fëmijët e braktisur nga nëna e tyre, duke thënë se kanë thirrur “nënë” që në momentin e parë që e kanë parë.

“Dy fëmijët e mëdhenj nuk pyesnin kurrë për nënë e tyre, se e mbanin mend, ata ishin të lumtur, mua më kanë thirrur ‘nënë’ që në çastin e parë. Pak muaj më parë, nëna e tyre më shkroi mua. Në fillim folëm normalisht, pastaj po më jepte urdhra dhe e bllokova. Fëmijëve iu kam dhënë urdhër që të flasin me nënën e tyre”, tha Ana.

Të gjitha pretendimet u rrëzuan nga motra e ish-bashkëshortes së Dritanit, e cila tha se motra e saj ishte torturuar prej tij, duke u detyruar të braktisë fëmijët.

“Babai im nuk është në gjendje të flasë. Ai që është aty nuk po thotë asgjë të vërtetë. Ai e ka torturuar motrën time. Nëna e tij ka marrë sëpatën me e pre si kafshë. Dritani motrën time nuk e ka lënë me marrë frymë, erdhi te prindërit e mi dhe i kërkoi motrës sime dorën dhe prindërit ia dhanë. Ai e di çfarë ka bërë në motrën time. Dritani të thotë të vërtetën se ka ikur në Greqi dhe motrën time e ka lënë si qyqe aty, ia kanë nxjerrë në telefon duke i thënë çdo gjë. Dritani gjeti tjetrën, torturoi motrën time. Motra ime u detyrua të brakisë fëmijët, u keqtrajtua në mënyrë barbare. Ne kemi pasur komunikim me fëmijët, por kur ata nuk duan nënë e tyre s’kemi pse flasim me ta. Nuk dua t’ia di fare çfarë bën Dritani, por të thotë të vërtetën sa e ka torturuar motrën”, deklaroi motra e ish-bashkëshortes.

Por, kështu nuk mendon as vajza e madhe e Dritanit, e cila tha në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” se nëna e saj e dhunonte, së bashku me motrën e vëllain. Ndonëse e vogël në kohën kur prindërit e saj janë divorcuar, Ema u shpreh se nënës së saj i ikte truri dhe vinte dorë, ndaj dhe ajo me dy fëmijët e tjerë zgjodhën vetë të rrinin me të atin.

“Me sa mbaj mend unë, edhe mami nuk ka qenë, s’di si ta shpjegoj’, ka pasur probleme mendore. Edhe te ne ka zgjatur duart, nuk na ka trajtuar shumë si fëmijë, ndaj dhe ne u ftohëm. Donim gjithmonë që babai të na mbante më afër, ndaj dhe nuk deshëm të shkonim te mami, pas divorcit. Ndoshta i ikte truri dhe vinte duart. Ndoshta kam qenë dhe e vogël e nuk kam ndikuar mirë, por nëse do na donte, do të ishte bërë e gjallë këto vite”, tha vajza.

Видео "Mamin e kapëm me tjetrin", mbesa përballet me tezen. Nëna i braktisi, i rriti njerka 14 vjeçe канала Me Zemer Te Hapur
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
17 июля 2019 г. 12:01:23
01:18:09
Другие видео канала
Horror/ "Gjeta gruan në shtrat me komshiun"/ 70-vjeçari nga xhelozia vret gruan me vajzënHorror/ "Gjeta gruan në shtrat me komshiun"/ 70-vjeçari nga xhelozia vret gruan me vajzënDashnorja rrëfen lidhjen me këngëtarin e njohur: E shoqja e mori vesh, kam fëmijë me tëDashnorja rrëfen lidhjen me këngëtarin e njohur: E shoqja e mori vesh, kam fëmijë me tëUniko - Tradhti dhe dhune, rrefehet gruaja e arrestuar me buje! (9 Nentor 2020)Uniko - Tradhti dhe dhune, rrefehet gruaja e arrestuar me buje! (9 Nentor 2020)E martojnë vetëm 19 vjeçe, 4 ditë pasi shkon te i shoqi në Greqi, ndërpret komunikimin me prindëritE martojnë vetëm 19 vjeçe, 4 ditë pasi shkon te i shoqi në Greqi, ndërpret komunikimin me prindëritRrëfimi i Klodjanës: Si më mashtroi burri i martuar me dy fëmijë, më la edhe shtatzënëRrëfimi i Klodjanës: Si më mashtroi burri i martuar me dy fëmijë, më la edhe shtatzënëNënë 14 vjeçe/Trondit gruaja: Burrin e kapa mat me shoqen e ngushtë.Zbulova fëmijën e jashtëligjshëmNënë 14 vjeçe/Trondit gruaja: Burrin e kapa mat me shoqen e ngushtë.Zbulova fëmijën e jashtëligjshëmDjali i përvishet nënës: Po më ndan nga vajza që dua, ti fut burra të tjerë në shtëpiDjali i përvishet nënës: Po më ndan nga vajza që dua, ti fut burra të tjerë në shtëpi"Çfarë më detyroi të hiqja shaminë," rrëfehet 31-vjeçarja. "Babai më ruante se mos tradhtoja burrin""Çfarë më detyroi të hiqja shaminë," rrëfehet 31-vjeçarja. "Babai më ruante se mos tradhtoja burrin"Drama e nënës, braktiset nga 9 fëmijët: S’më ndihmojnë, s’i lashë pasuriDrama e nënës, braktiset nga 9 fëmijët: S’më ndihmojnë, s’i lashë pasuriE diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (14 korrik 2019)E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (14 korrik 2019)Ekzekutohet për një follow ne Instagram/Shkak modelja.Nëna:Ajo i tregoi me zë e figurë sms e autoritEkzekutohet për një follow ne Instagram/Shkak modelja.Nëna:Ajo i tregoi me zë e figurë sms e autoritVjehrra: Nusja bën magji, më theu krahun. Djali: E kape për flokëshVjehrra: Nusja bën magji, më theu krahun. Djali: E kape për flokëshBabë e bir: Na ikën gratë nga shtëpia, e moshuara: Nuses i thashë ik, ata e torturonin Pj.1Babë e bir: Na ikën gratë nga shtëpia, e moshuara: Nuses i thashë ik, ata e torturonin Pj.1Adoleshentja lind fëmijë me kushëririn, përplasja live, i riu: S’e ka me mua (pj.1)Adoleshentja lind fëmijë me kushëririn, përplasja live, i riu: S’e ka me mua (pj.1)"E gjeta burrin duke bërë dashuri me marokenen kur hyra me vajzën në shtëpi", rrëfimi i gruas"E gjeta burrin duke bërë dashuri me marokenen kur hyra me vajzën në shtëpi", rrëfimi i gruasVret gruan/ Burri nga burgu: Më tregoi videot intime.Motra e viktimës:10 vite e përndoqi, sot i lirëVret gruan/ Burri nga burgu: Më tregoi videot intime.Motra e viktimës:10 vite e përndoqi, sot i lirëTragjike/10-vjeçarja abuzohet  nga xhaxhai dhe djali.Gjyshi dëshmitar! Nëna:Shkova te vendi, pashë..Tragjike/10-vjeçarja abuzohet nga xhaxhai dhe djali.Gjyshi dëshmitar! Nëna:Shkova te vendi, pashë..Rikthehet pas 1 viti, “burri, gruaja, dashnori”, 35-vjeçari:Vajzën ma përdhunuan pas divorcit -Pj.3Rikthehet pas 1 viti, “burri, gruaja, dashnori”, 35-vjeçari:Vajzën ma përdhunuan pas divorcit -Pj.3I martuar me 7 femije, ben 3 femije me nje grua tjeter- Me zemer te hapur   24 janar 2017 - News24I martuar me 7 femije, ben 3 femije me nje grua tjeter- Me zemer te hapur 24 janar 2017 - News24Shihemi ne gjyq - Ndahen pas 7 vitesh, bashkejetuesi nuk i pranon vajzen! (13 Dhjetor 2020)Shihemi ne gjyq - Ndahen pas 7 vitesh, bashkejetuesi nuk i pranon vajzen! (13 Dhjetor 2020)
Яндекс.Метрика