Загрузка...

A do kandidojë për Bashkinë e Durrësit?! Ja si përgjigjet kreu i PAA, Agron Duka

A do kandidojë për Bashkinë e Durrësit?! Ja si përgjigjet kreu i PAA, Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka deklaruar se opozita mund të ketë shanse reale për të fituar një numër bashkish në zgjedhjet vendore të vitit 2027, nëse do të përzgjedhë kandidatë të aftë për të fituar besimin e qytetarëve.

Në një intervistë në një studio televizive Duka theksoi se zgjedhjet vendore varen kryesisht nga individi dhe jo vetëm nga forca politike.

Ai u shpreh se aktualisht situata nuk është e favorshme në tërësi për opozitën, me përjashtim të disa zonave, ndërsa përmendi si shembull Kavajën dhe potencialin e mundshëm në Durrës.

I pyetur për një kandidim të mundshëm për kryetar bashkie në Durrës, Duka la të hapur mundësinë, duke theksuar se një vendim i tillë do të varej nga rrethanat dhe shanset reale për fitore, si në kuadër të opozitës ashtu edhe nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste.

Видео A do kandidojë për Bashkinë e Durrësit?! Ja si përgjigjet kreu i PAA, Agron Duka канала SyShqip News
Яндекс.Метрика
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки
Страницу в закладки Мои закладки
На информационно-развлекательном портале SALDA.WS применяются cookie-файлы. Нажимая кнопку Принять, вы подтверждаете свое согласие на их использование.
О CookiesНапомнить позжеПринять