Загрузка страницы

Pakenaqesia ndaj komunizmit, Fatos Nano: Cfare i thashe Nexhmije Hoxhes pas vdekjes se Enverit

Para rënies së regjimit komunist, Fatos Nano punonte në koperativën bujqësore në Surrel, në periferi të Tiranës. Mirëpo brenda tij ekzistonin pakënaqësi ndaj regjimit qeverisës.

Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Fatos Nano tregoi pakënaqësitë në një mbledhje kur ishte rikthyer edhe Nexhmije Hoxha, pas vdekjes së bashkëshortit Enver Hoxha.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Fatos Nano ka treguar se çfarë deklaroi në këtë mbledhje, ku iu drejtua pjesëmarrësve duke u thënë pakënaqësitë në zinxhirin drejtues të koperativës ku ai punonte.

Blendi Fevziu: Po e formuar kur erdhi pakënaqësia tek ju?

Fatos Nano: Kur fillova të kuptoj më shumë. Kur fillova të shikoj që pakënaqësia ime nuk ishte kaq e ngushtë. Kur shikoja që njerëzit mbanin radhën për qumësht në orën 02:00 të mëngjesit. Unë isha më i shkathëti aty se me ndihmonte biçikleta. Kur fillova të kuptoj që tolloni ishte i pamjaftueshëm dhe nuk ishte për të gjithë. Kur fillova të shoh padrejtësia majtas apo djathtas për njerëz të ndershëm që shikonin punën e tyre. Dhe kur fillova të gërrmoj me mendjen time që kush i bën, pse i bën, dhe kam guxuar në vitin 1985 kur jam kthyer nga koperative bujqësore në Surrel, në Surrel ishte sektori i dytë i koperativës dhe unë isha hartuesi i normave të fshatarëve, iu numëroja ditët e punës dhe nxirrja pagën. Dy vjet të bukura, nja 200 metra nga ku e ka shtëpinë Rama tani. Mua më jepnin 40 ditë pune në muaj. Po dita e punës lëvizte nga 90 lekë të vjetra, në vitin më të mirë ajo koperative kishte shkuar në 120-125. I bie maksimumi 4 mijë lekë të vjetra në muaj. Me ato mund të ushqeheshe, por pastaj duhej të filloje të shikoje kalendarin se për sa kohë mund të bleje një veshje, një palë këpucë. Mbledhja e parë e organizatës në të cilën rikthehet Nexhmije Hoxha pas vdekjes së të shoqit, pas zisë. Dhe aty vendosa të them ca gjëra. Sapo kishte dalë një fjalim i Ramiz Alisë në një nga pleniumet ku ai filloi të ngacmojë idenë e ndryshimet dhe organizatat diskutonin mbi fjalimet e udhëheqjes. Dhe unë në thelb them: “Shokë dhe shoqe, shoqja Nexhmije, unë vij nga koperativa, nga baza, ku konstatova që ka një rrjet lidhjesh, interesash të fortë midis kuadrove të nivelit të mesëm dhe të lartë, duke filluar nga kryetar koperative, drejtor ndërmarrjesh, komiteti i partisë deri nëpër Ministrira, i cili nuk lë asnjë direktivë të shkojë sagllam poshtë dhe nuk le asnjë problem që ka që të vijë lart”. Ishte e gjitha klanore, ishte korruptive. Dhe ishte realisht kështu siç e lexova unë. Dhe ishte shumë e vështirë të depërtoje mbi të sepse këta kishin në dorë dhe rrogën tënde, dhe gradimin tënd, kishin në dorë të të zhvendosnin nga këtu atje, të merrnin në qafë. Siç morën në qafë motrën time, e cila ra në dashuri dhe u martua me një djalë i cili vinte nga një familje të persekutuarish dhe sapo mbaroi shkollën e marrin dhe e çojnë në Laç. Ajo ishte nga nxënëset më të mira të fizikës bërthamore dhe e çuan në gjimnazin e Laçit ku ka ndejtur 15 vjet të tëra si mësuese fizike. Të gjitha këto krijonin një arsyetim që këtu diçka nuk shkon. Këtu nuk njihet merita. Babai mund të mbërrinte deri tek veprimi apo karakteri i mbrapsht i dikujt në udhëheqje, por jo tek vija ideologjike.

Blendi Fevziu: Besonte realisht tek vija?

Fatos Nano: Po besonte. Sepse doli malit për çlirim.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Видео Pakenaqesia ndaj komunizmit, Fatos Nano: Cfare i thashe Nexhmije Hoxhes pas vdekjes se Enverit канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
5 февраля 2021 г. 1:34:28
00:06:58
Другие видео канала
Opinion - Rrefimi i rralle i Fatos Nanos! (4 Shkurt 2021)Opinion - Rrefimi i rralle i Fatos Nanos! (4 Shkurt 2021)“Merrni vendimin, ne do t’ju marrim per dore ne BE”, Fatos Nano: Shansi qe na dha Gjermania ne ‘89“Merrni vendimin, ne do t’ju marrim per dore ne BE”, Fatos Nano: Shansi qe na dha Gjermania ne ‘89Fatos Nano: Perse nuk ju bashkova Partise Demokratike në vitet ’90?Fatos Nano: Perse nuk ju bashkova Partise Demokratike në vitet ’90?Sa pasuri ka Edi Rama? Kryeministri: Natyrisht qe nuk jam i varfer, me fat qe jam burri i LindesSa pasuri ka Edi Rama? Kryeministri: Natyrisht qe nuk jam i varfer, me fat qe jam burri i LindesNano: Kur e njoha per here te pare Sali BerishënNano: Kur e njoha per here te pare Sali BerishënOpinion - Debati Nano - Berisha (31 janar 2002)Opinion - Debati Nano - Berisha (31 janar 2002)Opinion - Rrefimi i rralle i njeriut qe ndertoj Dubain! (11 Shkurt 2021)Opinion - Rrefimi i rralle i njeriut qe ndertoj Dubain! (11 Shkurt 2021)Vangjeli zbulon detaje  për dorëheqjen e Bashës: Ambicie e fortë mes Jorida Tabakut e Grida DumësVangjeli zbulon detaje për dorëheqjen e Bashës: Ambicie e fortë mes Jorida Tabakut e Grida DumësParalajmëroi vrasjen e Alibeajt/ Braho nxjerr parapskenën dhe plas bombën për Berishën | BreakingParalajmëroi vrasjen e Alibeajt/ Braho nxjerr parapskenën dhe plas bombën për Berishën | BreakingKlan News - Rriten çmimet e gazit e naftës në Britaninë e MadheKlan News - Rriten çmimet e gazit e naftës në Britaninë e MadheOpinion - Thesare qe fsheh Shqiperia (15 Korrik 2021)Opinion - Thesare qe fsheh Shqiperia (15 Korrik 2021)Opinion - Korca ne Opinion! (20 Korrik 2021)Opinion - Korca ne Opinion! (20 Korrik 2021)Shije Shtëpie - Nuk do ta besoni… Pastroni frigoriferin & parketin me uthull, alkool, limon e sodëShije Shtëpie - Nuk do ta besoni… Pastroni frigoriferin & parketin me uthull, alkool, limon e sodëOpinion - Prapaskenat e burgosjes së Saimir Tahirit (7 Shkurt  2022)Opinion - Prapaskenat e burgosjes së Saimir Tahirit (7 Shkurt 2022)Opinion - Si dhe me ke do te qeverise Edi Rama? (29 Prill 2021)Opinion - Si dhe me ke do te qeverise Edi Rama? (29 Prill 2021)Artan Hoxha zbulon shqiptarin qe kercenoi Berlusconin: Priti 10 mln euro "te bardhe" ne UkraineArtan Hoxha zbulon shqiptarin qe kercenoi Berlusconin: Priti 10 mln euro "te bardhe" ne UkraineOpinion - Te huajt qe jetojne ne Shqiperi! (3 Shkurt 2021)Opinion - Te huajt qe jetojne ne Shqiperi! (3 Shkurt 2021)Opinion - Rrefimi i rralle i Edi Rames! (24 Dhjetor 2020)Opinion - Rrefimi i rralle i Edi Rames! (24 Dhjetor 2020)Veterineri qetëson qytetarët: Hani mish pule dhe vezë, s’ka asnjë rrezik nga gripi i shpendëveVeterineri qetëson qytetarët: Hani mish pule dhe vezë, s’ka asnjë rrezik nga gripi i shpendëveOpinion - Rrefimi i rralle i Dashamir Shehit! (23 Shkurt 2021)Opinion - Rrefimi i rralle i Dashamir Shehit! (23 Shkurt 2021)
Яндекс.Метрика