Загрузка страницы

"Te dua shume zemer", Rudina Magjistari nuk mban dot lotet ne studio

Të shumtë janë të ftuarit të cilët në studion e "Rudina" nuk kanë mundur t'i mbajnë dot lotët. Këtë herë, duket se ishte radha e vetë drejtueses së emisionit që të surprizohej dhe ta kishte të vështirë që të mbante lotët. Stafi i kishte përgatitur Rudina Magjistarit një insert, ku shqiptarë nga shtete të ndryshme të botës e përshëndesnin dhe e uronin për Krishtlindje. Një urim të veçantë e pati edhe vetë stafi i emisionit për eproren e tyre.
"Unë nuk e di, por mbeta pa fjalë. E falenderoj pafund stafin tim sepse e kam të jashtëzakonshëm, ju dua fort. Faleminderit shumë për këtë surprizë të jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër në jetën time".
Por surpriza më e bukur ishte dedikimi që bashkëshorti dhe vajza Mia kishin për moderatoren e dashur. Lulet prej tyre e emocionuan pafund Rudina Magjistarin. Ajo hapi edhe dedikimin e Mias, që e ndau me gjithë publikun.
"Kjo është një kartolinë nga Mia ime, o shpirti i mamit. "Mami të dua", e ka shkruar me shkrimin e vet, ka filluar të mësojë të shkruajë... zemra ime. Faleminderit shumë edhe dashurisë së jetës time, bashkëshortit tim, shumë faleminderit. Të dua shumë zemër".
Lotëve nuk u shpëtuan as të ftuarit në studio, e madje as publiku. Në fund, me humor të ftuarit u shprehën të kënaqur që për herë të parë ishte Rudina Magjistari ajo që nuk mbante dot lotët.
"Shumë faleminderit që e arritëm këtë ditë dhe unë të pashë nga afër duke qarë", tha gazetari Enkel Demi.
"Sepse gjithmonë na ka bërë Rudina, mua të paktën 4 herë më ka bërë të qaj në studio", shtoi gazetarja Saranda Hoda.

Видео "Te dua shume zemer", Rudina Magjistari nuk mban dot lotet ne studio канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
25 декабря 2019 г. 23:55:20
00:06:30
Яндекс.Метрика