Загрузка...

“MË VRANË MAMANË DHE ASKUSH NUK U NDËSHKUA” — Ervina Kotolloshi rrëfen traumën...

​Ervina Kotolloshi, aktorja e mirënjohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, ka thyer heshtjen duke treguar arsyen tragjike që e shtyu të braktisë Shqipërinë për t’u zhvendosur në Paris. Ajo rrëfeu se vendimi erdhi pas humbjes së nënës së saj në vitin 2006, si pasojë e një aksidenti rrugor, dhe zhgënjimit të thellë nga sistemi i drejtësisë dhe institucionet shqiptare.
​Sipas aktores, personi që shkaktoi aksidentin po drejtonte mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur, por pavarësisht kësaj, ai nuk kreu asnjë ditë burg.
​“Ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’. Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit,” u shpreh Kotolloshi.

​Aktorja theksoi se ky zinxhir dështimesh — nga mjekësia që nuk arriti ta shpëtonte nënën e saj pas dy muajsh lëngimi në spital, e deri te gjykatat që nuk dhanë drejtësi — e bënë të pamundur qëndrimin e saj në atë kohë.
​Sot, Ervina jeton në Paris, ku pas përfundimit të doktoraturës, jep mësim në një universitet francez, duke ndërtuar një jetë të re larg skenës që e bëri të famshme në vendlindje.

Видео “MË VRANË MAMANË DHE ASKUSH NUK U NDËSHKUA” — Ervina Kotolloshi rrëfen traumën... канала Gallata Shqiptare
Яндекс.Метрика
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки
Страницу в закладки Мои закладки
На информационно-развлекательном портале SALDA.WS применяются cookie-файлы. Нажимая кнопку Принять, вы подтверждаете свое согласие на их использование.
О CookiesНапомнить позжеПринять