Загрузка страницы

Shkurtohet 35 minuta rruga për në Vlorë. Hapet ByPass-i Fierit, një krah i aksesueshëm

Nis qarkullimi i automjeteve në njërin aks të bypassit të Fierit. Rruga për në Vlorë shkurtohet me 35 minuta. Ministrja e Infrastrukturë Belinda Balluku bëri të ditur gjatë hapjes së rrugës se ndërtimi i këtij aksi dhe vendosja në funksion shkurton me 35 minuta distancën me Vlorën teksa shtoi se në bashkëpunim edhe me policinë rrugore janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. "35 minuta më pak na duhen për të shkuar në Vlorë.

Policia rrugore ka marrë të gjitha masat për të siguruar gjithçka",-deklaroi Balluku. Përfaqësuesi i kompanisë që po realizon punimet, garantoi se në muajin nëntor të këtij viti do të vihet në funksion edhe korsia tjetër e këtij aksi, ndërsa e gjithë vepra do të jetë plotësisht e përfunduar, ashtu siç parashikon kontrata, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Bypass-i i Fierit, ka një gjatësi prej afro 22 kilometrash. Brenda dy javëve pritet të përfundojnë punimet edhe për vënien në funksion të kryqëzimit të Levanit, i cili do të bëhet të mundur kalimin në këtë aks rrugor të mjeteve, të cilat lëvizin në drejtim të Tepelenës dhe anasjelltas.

Projekti i bypass-it të Fierit parashikon, gjithashtu, edhe ndërtimin e rrugëve dytësore gjatë gjithë gjatësisë në të dyja anët e rrugës. Drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato kishte premtuar pak muaj më parë se fundi i qershorit do të sillte edhe hapjen e njërit krah të këtij aksi për të lehtësuar fluksin e shtuar në këtë rrugë gjatë sezonit veror.

Видео Shkurtohet 35 minuta rruga për në Vlorë. Hapet ByPass-i Fierit, një krah i aksesueshëm канала Gazeta Shqiptare
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
29 июня 2019 г. 17:28:44
00:01:50
Яндекс.Метрика