Загрузка страницы

Vajza nga Kosova nervozon Presidentin Vuçiç ne Serbi | ABC News Albania

Një vajzë e re nga Kosova ka nervozuar presidentin serb Vuçiç në takimin rajonal të të rinjve në Novi Sad, ku marrin pjesë edhe presidentët e Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Aulone Memeti, që merrte pjesë në forum, reagoi ndaj mungesës së përkthimit në gjuhën shqipe në takim.

Në Novi Sad të Serbisë ka nisur të shtunën konferenca vjetore Regional Youth Form, e cila do të zgjasë deri më 24 nëntor.

Forumi vjetor që bashkon rreth 200 liderë të rinj, orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikbërësit aktual dhe drejtuesit rajonal për tema dhe sfida të dukshme.

Kjo konferencë, organizohet nga Lëvizja Evropiane në Serbi -dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike. Në panelin kryesor ishin të ftuar presidenti serb Aleksander Vuçiç, presidenti i Sllovenisë Barut Pahor dhe president i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në ntryezë me ta ishte edhe Aulonë Memeti nga Kosova, e cila reagoi ashpër ndaj mungesës së përkthimit simultan në gjuhën shqipe. Memeti e hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në gjuhën shqipe.

“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Tek sa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe mu kërkua që vetëm unë të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsidideroj të rëndësishme që politikanët prezentë të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky moment do të vazhdoj diskutimin në anglisht.”

Fjalimi i Aulonës nervozoi presidentin serb.

“Ne kemi ardhur këtu për të folur për të ardhmen, e nëse vet po dëshironi të flisni për të kaluarën, një gjë ta keni të qartë, se kurrë nuk do të pajtohemi”.

Memeti kishte theksuar në fjalën e saj rëndësinë e pranimit të së vërtetës dhe kërkim-faljen, si kusht themelor për të vazhduar më tej dhe për të ndryshuar historinë./abcnews.al

Видео Vajza nga Kosova nervozon Presidentin Vuçiç ne Serbi | ABC News Albania канала ABC News Albania
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
24 ноября 2019 г. 17:24:55
00:01:53
Другие видео канала
Quo Vadis - Deputeti që “tronditi”Serbinë: S’ka paqe nëse Serbia s’kërkon falje për krimet në KosovëQuo Vadis - Deputeti që “tronditi”Serbinë: S’ka paqe nëse Serbia s’kërkon falje për krimet në KosovëErdogan në Sërbi, Vuçiç: Presidenti turk flet edhe shqip -Top Channel Albania - News - LajmeErdogan në Sërbi, Vuçiç: Presidenti turk flet edhe shqip -Top Channel Albania - News - LajmeDorëzoi Millosheviçin në Hagë, Jovanoviç për Abcnews: Serbia të pranojë realitetin| ABC News AlbaniaDorëzoi Millosheviçin në Hagë, Jovanoviç për Abcnews: Serbia të pranojë realitetin| ABC News AlbaniaSerbi Tomislav Perušić, i dashuruar me shqipen dhe shqiptaret | ABC News AlbaniaSerbi Tomislav Perušić, i dashuruar me shqipen dhe shqiptaret | ABC News AlbaniaShaip Kamberi flet shqip në Parlamentin e Serbisë pasi u institucionalizua fyerja ndaj shqiptarëveShaip Kamberi flet shqip në Parlamentin e Serbisë pasi u institucionalizua fyerja ndaj shqiptarëvePOSLE RUCKA - NAJEKSTREMNIJA SVADJA OKO KOSOVA DO SAD U STUDIJU! - (TV Happy 28.01.2020)POSLE RUCKA - NAJEKSTREMNIJA SVADJA OKO KOSOVA DO SAD U STUDIJU! - (TV Happy 28.01.2020)Osmani ne Kuvend: Kosova nuk ka nevoje per tra te vendosur nga Shqiperia | ABC News AlbaniaOsmani ne Kuvend: Kosova nuk ka nevoje per tra te vendosur nga Shqiperia | ABC News AlbaniaGarda Kombëtare e Kosovës, marshon drejtë Kompleksit Memorial “Adem Jashari”Garda Kombëtare e Kosovës, marshon drejtë Kompleksit Memorial “Adem Jashari”"Ballkan" - Gazetarja e Abc News perplaset me liderin serb per genocidin ne Kosove |ABC News Albania"Ballkan" - Gazetarja e Abc News perplaset me liderin serb per genocidin ne Kosove |ABC News AlbaniaVarrezat masive në Serbi - Nenad Çanak dhe Çedomir Jovanoviq, 09.10.2020Varrezat masive në Serbi - Nenad Çanak dhe Çedomir Jovanoviq, 09.10.2020Rama përplaset me Vuçiç - News, Lajme - Vizion PlusRama përplaset me Vuçiç - News, Lajme - Vizion PlusViktima e pare nga zjarret, humb jeten 64-vjecari ne Lunxheri| ABC News AlbaniaViktima e pare nga zjarret, humb jeten 64-vjecari ne Lunxheri| ABC News AlbaniaOpinion - Imami qe tronditi rrjetet sociale! (03 tetor 2017)Opinion - Imami qe tronditi rrjetet sociale! (03 tetor 2017)Breaking | Spartak Ngjela i 'tërheq veshin' Ramës ja gabimi që bëri te 'Ballkani i hapur' | Top NewsBreaking | Spartak Ngjela i 'tërheq veshin' Ramës ja gabimi që bëri te 'Ballkani i hapur' | Top NewsIntervista: Si e pranova Islamin?Intervista: Si e pranova Islamin?A mendoni se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë në një të ardhme? JOQ Vox PopA mendoni se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë në një të ardhme? JOQ Vox Pop“Shqiptaret po ikin”, Meta kthen ligjin per te huajt | ABC News Albania“Shqiptaret po ikin”, Meta kthen ligjin per te huajt | ABC News AlbaniaTregim Popullor " Fjala e të Varfurit dhe të Pasurit " - Short FilmTregim Popullor " Fjala e të Varfurit dhe të Pasurit " - Short FilmKENGE MOJ - Per bukurine e vajzës shqiptare - 6 Prill 2021 - Vizion PlusKENGE MOJ - Per bukurine e vajzës shqiptare - 6 Prill 2021 - Vizion PlusDREJTPËRDREJT - KRYEMINISTRI KURTI NË SLAVONSKI BROD 25.07.2021DREJTPËRDREJT - KRYEMINISTRI KURTI NË SLAVONSKI BROD 25.07.2021
Яндекс.Метрика