Загрузка страницы

Halit Barani vs. Slobodan Milosevic ne Tribunalin e Hages 2002

Follow: https://www.facebook.com/BESFORTVIDEOM1/
Video exkluzive nga viti 2002! - Halit Barani kunder Slobodan Milosevic ne Hage!
Ne fillim te kesaj video (122 minuta e gjate!) eshte momenti i arritjes nga Tribunali i Hages ne Mitrovice i aktivistit shqiptar per te Drejtat e Njeriut, Halit Barani te cilin qytetaret e Mitrovices (ne bashkepunim me Televizionin tone M1) i organizuan pritje madheshtore! (Xhirim i kamermanit te M1-shit Besfort Hasanaj Çibis)

Ne seancat e Tribunalt te Hages me 27 dhe 28 shkurt 2002, Halit Barani deshmoi kunder "Kasapit te Ballkanit" ish–presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq, i akuzuar per gjenocid dhe krime kunder njerezimit.

Halit Barani rrefeu rreth vrasjeve e debimeve te shqiptareve gjate luftes, djegieve te shtepive dhe dyqaneve prone e shqiptareve (ku janë evidencuar 9.540), rreth demostratave te 27 marsit 1989, rreth UÇK-se, per granatat ne tregun e gjelbert ne Mitrovice me 13 mars 1999, per debimin e shqiptareve nga puna ne vitin 1990/91, rreth komandantave te UÇK-se nga Mitrovica, vrasjeve te Latif Berishes dhe Agim Hajrizit, dhe iu pergjigj pyetjeve te Sllobodan Millosheviqit rreth vrasjeve te aktivisteve te LDK-se, bashkepuntoreve te Ibrahim Rugoves pas çlirimit te Kosoves!

Halit Berani eshte deshmitari i pare qe asnjehere nuk e mohoi qe ka patur kontakte të shumta me ushtaret dhe komandantet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne rajonin e Mitrovices, sidomos ne zonen e Shales.
Ai tha se popullata e Mitrovices nuk eshte frikesuar asnjehere nga NATO-ja, por sulmet e NATO-s i ka pritur me gezim, sepse me ne fund doli dikush te intervenoje per te shpetuar popullaten shqiptare nga shfarosja.

Halit Barani tha se ne Mitrovice prej 13 marsit deri me 17 qershor te vitit 1999 jane vrare 670 shqiptare, gra burra, femije, jane 279 te zhdukur, 429 te plagosur, mbi 5000 te arrestuar, 300 shqiptare kanë vuajtur burgun ne burgjet e Serbise.

Gjate pyetjeve drejtuar deshmitarit Halit Berani pati edhe skena qesharake kur Milosheviq e pyeti nëse deshmitari kishte dijeni per ekzekutimin nga ana e UÇK-se te drejtorit te Teatrit te Mitrovices, i cili ishte shqiptar, ndërsa deshmitari tha:“Jo - kjo nuk eshte e vertete, drejtori i Teatrit të Mitrovices eshte gjalle, une jam drejtori i Teatrit.”!

Permes kesaj video, mitrovicasit kane mundesi ta mesojne historin e qytetit!
Nga arkivi i M1-shit

#BESFORTVIDEO #KosovaArkiv #Mitrovica

Видео Halit Barani vs. Slobodan Milosevic ne Tribunalin e Hages 2002 канала Kosova Arkiv
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
2 декабря 2018 г. 16:58:36
02:02:13
Яндекс.Метрика