Загрузка...

Tv Klan - Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës

Mosmarrëveshjet mes dy aksionerëve që po ndërtojnë aeroportin e Vlorës, çuan në pezullimin e punimeve këtë të hënë, kur dhjetra punonjës nuk u lejuan të futen në kantier.

Bëhet fjalë për punonjës të kompanisë Mabco, të cilët u bllokuan për orë të tëra, në derën e kantierit.

Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë, Mabco, Ilir Gërdupi, tha në një deklaratë se pengimi i 200 punonjësve, inxhinierve dhe specialistëve të shoqërisë është në kufijtë e veprimeve penale.

“Për shkak të një vendimi krejt të paligjshëm nga administratori në detyrë është i kontestuar nga Mabco dhe po ndiqet procedurat ligjore, Vegim Hoxha. Mabco është aksioneri kryesor i aeroportit të Vlorës me 98%. Mabco ka hedhur mbi 90 milionë euro investime direkte, po pengohen fizikisht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ngritur”, tha përfaqësuesi i shoqërisë “Mabco”, Ilir Gërdupi.

Gërdupi shtoi se për këto veprime kanë njoftuar autoritetet. 

“Për këtë situatë është ekipi ynë ligjor ka njoftuar prej dites se premte dhe serish sot : Prokurorinë e Vlorës, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë (si Autoritet Kontraktues) për këtë situatë të rëndë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të mbrojtur rendin publik, ligjin dhe integritetin e Kontratës së Koncesionit”, tha Gërdupi.

Prej disa muajësh dy aksionerët kryesorë, “Mabco” dhe “2A Group”, të cilët po kryejnë punimet në aeroportin e Vlorës janë në mosmarreëveshje për shkak të pretendimeve për kuotat që zotërojnë në kompaninë “Vlora International Airport”.

Për situatën e krijuar gjatë kësaj të hëne, kompania “2A Group”, e akuzuar nga Mabco se ka penguar punonjësit të hyjnë në kantier, nuk ka reaguar.

Përplasjet mes tyre kanë vonuar vënien në punë të Aeroportit të VLorës dhe po shtyjnë pa një afat të caktuar edhe hapjen që që ishte parashikuar të bëhej në fund të këtij muaji.

Sipas kontratës, punimet duhet të kishin përfunduar në dhjetor të vitit 2024 dhe aeroporti duhet të ishte gati për sezonin turistik të vitit 2025. Por sic duket, ai nuk do të jetë operativ as këtë sezon.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Видео Tv Klan - Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës канала RTV KLAN
Яндекс.Метрика
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки
Страницу в закладки Мои закладки
На информационно-развлекательном портале SALDA.WS применяются cookie-файлы. Нажимая кнопку Принять, вы подтверждаете свое согласие на их использование.
О CookiesНапомнить позжеПринять