Загрузка страницы

Opinion - Deshmi e jashtezakonshme e gjeneralit qe bombardoi Serbine (1 Nentor 2021)

Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan #WesleyClark #FatosKlosi

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka zhvilluar një intervistë të rrallë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ai ka rrëfyer përballë Blendi Fevziut detaje nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë përgjatë luftës së Kosovës. Clark e përshkruan Sllobodan Millosheviçin “si një gangster, si një lider mafia”. Po ashtu ai flet për prapaskenat gjatë luftës, për vendimet që u morën për bombardimet, marrëdhëniet me drejtuesit e UÇK-së etj.

Blendi Fevziu: Mirë se erdhët në Shqipëri, gjeneral Clark!

Wesley Clark: Faleminderit.

Blendi Fevziu: Vizitë tepër interesante, edhe në Maqedoni e Kosovë.

Wesley Clark: Dy ditë të mrekullueshme dhe mahnitëse kur sheh progresin që është bërë këtu.

Blendi Fevziu: Emri juaj është shumë i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si komandant i NATO-s gjatë luftës në Kosovë. Para luftës me Milosheviçin, keni pasur shumë takime. Si ishte ai njeri?

Wesley Clark: Ishte si një gangster, si lider i mafies. I manipulonte dhe i detyronte njerëzit të bënin gjëra, pa folur fare. “S’po them ta vrasësh. Bëj atë që është e nevojshme”. Dhe faji u mbetej atyre.

Blendi Fevziu: E kishte frikë ushtrinë amerikane?

Wesley Clark: Po, e kishte.

Blendi Fevziu: Por rezistoi deri në fund. Kujtonte se NATO-ja s’do ta bombardonte kurrë Jugosllavinë.

Wesley Clark: Mendoj se është e vërtetë dhe po ashtu besonte, ndoshta ia kanë thënë edhe rusët që edhe nëse NATO-ja bombardon, zgjat dy a tri ditë.

Blendi Fevziu: Nuk mendoi që e kishit seriozisht?

Wesley Clark: Mendoi se pas një a dy ditësh mund t’ia mbushte mendjen ndonjë shteti në NATO të hiqte dorë nga fushata. Besonte se Kosova ishte më e rëndësishme për të sesa për NATO-n. Pse po i intereson Spanjës Kosova? S’e dinë as se ku është.

Blendi Fevziu: Pse Franca për shembull? Ishte çudi a mrekulli si u bashkuat të gjitha vendet e NATO-s gjatë fushatës. Patët probleme?

Wesley Clark: E dinim se uniteti ishte gjithçka. Uniteti i NATO-s ishte më i rëndësishëm se çdo objektiv. S’doni ta bombardojmë këtë, s’ka problem. Së pari, ruajtëm unitetin. S’ishte thjesht fushatë ushtarake ku një objektiv i dhënë duhet të shkatërrohet brenda 48 orëve e zëmë. Jo, s’kishte trupa tokësore. Ne u përpoqëm të përdornim forcën për t’i dhënë pushtet diplomacisë, të bindnim Millosheviçin se kjo gjë s’do të vazhdonte përgjithmonë dhe ai nuk mund të fitonte kurrë. Sapo ai ta kuptonte, e dinte se duhej të dorëzohej.
Blendi Fevziu: Pra, luftë e ndërthurur me diplomaci. E menduat që në fillim se fushata do të zgjaste 3 muaj e disa ditë, aq gjatë?

Wesley Clark: Në fillim disa kombe besuan se Milosheviçi do të dorëzohej që në bombardimet e para, por… Nuk dihej asgjë. I telefonova gjeneral Ojdeniç, shefit ushtarak serb pas natës së parë të bombardimeve. I thashë se doja vetëm të flisja me të, ta kuptonte se bombardimet do të vazhdonin, prandaj duhet të dorëzoheshin. Ma mbylli telefonin, sigurisht.

Blendi Fevziu: Asnjë MIG -29 në atë kohë?

Wesley Clark: Në konferencën e parë për shtyp me sekretarin Solana thashë se do të sulmojmë dhe do të shkatërrojmë të gjitha ato asete me të vlefshme për Millosheviçin derisa ai të dorëzohej.

Blendi Fevziu: U shkatërruan dy MIG-ët e parë në ditën e parë. Në libër thoni se në takimin e parë Millosheviçi dhe ushtria jugosllave po ju shpjegonte fuqinë e UÇK-së. Pse ishte e pamundur për Millosheviçin fitorja kundër UÇK-së kur kjo kishte 400, ja 1 mijë vetë përballë ushtrisë së madhe jugosllave.

Wesley Clark: Kur i trajton njerëzit keq, të ngrihen kundër më shumë. Sa herë luftonte me UÇK-në, vriste shqiptarë dhe e acaronte më shumë popullin shqiptar. Në mars 1998 shkova në Maqedoni të shihja taskforcën, mbi 1 mijë ushtarë në kufi. Kur u ula, mora një telefonatë nga ambasadori amerikan. Më kërkoi të takohesha menjëherë me presidentin Gligorov. Ai më tha se diçka shumë e keqe do të ndodhë. Serbët kanë bërë një gabim shumë të madh duke vrarë familjen Jashari. Shqiptarët nuk janë si boshnjakët. Këta do të luftojnë. Këtu do të ketë vërtet konflikt.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Видео Opinion - Deshmi e jashtezakonshme e gjeneralit qe bombardoi Serbine (1 Nentor 2021) канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
2 ноября 2021 г. 4:01:11
01:39:45
Другие видео канала
Asani: Qava kur mora ftesën nga Shqipëria. Në Europian, nuk i frikësohem asnjë kombëtarejeAsani: Qava kur mora ftesën nga Shqipëria. Në Europian, nuk i frikësohem asnjë kombëtarejeDy objektivat e 2024-ës, Saimir Kodra: Të zgjidhen njëherë e mirë kempet dhe sigurimet e punonjësve!Dy objektivat e 2024-ës, Saimir Kodra: Të zgjidhen njëherë e mirë kempet dhe sigurimet e punonjësve!E nisi notin që 9 vjeç, këtë vit triumfoi në Berlin! Gersi Stroka rrëfen sfidatE nisi notin që 9 vjeç, këtë vit triumfoi në Berlin! Gersi Stroka rrëfen sfidatGoli me emocionues për Jasir AsaniGoli me emocionues për Jasir AsaniKampion në not, Gersi Stroka ka një apel për qeverinë: Kërkoj shpërblim, kam luftuar deri këtuKampion në not, Gersi Stroka ka një apel për qeverinë: Kërkoj shpërblim, kam luftuar deri këtuKampion në not, Gersi Stroka ka një apel për qeverinë: Kërkoj shpërblim, kam luftuar deri këtuKampion në not, Gersi Stroka ka një apel për qeverinë: Kërkoj shpërblim, kam luftuar deri këtuShqipëria në Euro 2024, Duka: Besoj se mund ta kalojmë grupinShqipëria në Euro 2024, Duka: Besoj se mund ta kalojmë grupin“T’i marrim ndeshjet një nga një”, Jasir Asani ka vetëm një ëndërr për vitin e ardhshëm“T’i marrim ndeshjet një nga një”, Jasir Asani ka vetëm një ëndërr për vitin e ardhshëm73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Kur erdha në Tiranë, fati më ndoqi…73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Kur erdha në Tiranë, fati më ndoqi…Ali Ahmeti: Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV-sëAli Ahmeti: Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV-sëJeni kaq kursimtarë? Kryebashkiaku i Gjirokastrës në Opinion: Jemi nikoqirë...Jeni kaq kursimtarë? Kryebashkiaku i Gjirokastrës në Opinion: Jemi nikoqirë...73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Kur erdha në Tiranë, fati më ndoqi...73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Kur erdha në Tiranë, fati më ndoqi...Opinion zgjedh aktoren Margarita Xhepa për çmimin e karrierës për kontributin 70-vjeçarOpinion zgjedh aktoren Margarita Xhepa për çmimin e karrierës për kontributin 70-vjeçarAli Ahmeti: Pse jeni kaq skeptikë? Korridori VIII ka filluar, janë zverdhur maletAli Ahmeti: Pse jeni kaq skeptikë? Korridori VIII ka filluar, janë zverdhur malet2 nga personazhet e vitit 2023 vijnë nga fusha e sportit, Fevziu: Nuk e di kush na ka bekuar2 nga personazhet e vitit 2023 vijnë nga fusha e sportit, Fevziu: Nuk e di kush na ka bekuar“Del laert në kompjuter”, oficeri i policisë gjyqësore refuzon të tregojë denoncuesin e makinës“Del laert në kompjuter”, oficeri i policisë gjyqësore refuzon të tregojë denoncuesin e makinës"Nuk e kisha idenë që ishte e vjedhur", biseda e vjehrrit anglez për Range Rover-in"Nuk e kisha idenë që ishte e vjedhur", biseda e vjehrrit anglez për Range Rover-inBlen makinë në Angli e fut në Shqipëri, del e vjedhur, qytetari: E kërkonte InterpoliBlen makinë në Angli e fut në Shqipëri, del e vjedhur, qytetari: E kërkonte InterpoliShqipëria në Euro 2024, Duka: Besoj se mund ta kalojmë grupinShqipëria në Euro 2024, Duka: Besoj se mund ta kalojmë grupin15 personazhet e vitit sipas “Opinion”15 personazhet e vitit sipas “Opinion”Ali Ahmeti: Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV-sëAli Ahmeti: Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së
Яндекс.Метрика