Загрузка страницы

SHQIPERI U15 - KOSOVE U15

Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka barazuar sot 1-1 me skuadrën kombëtare të Kosovës e po kësaj moshe. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:00. Në përgjithësi sfida ka qenë e ekuilibruar për të dyja përfaqësueset të cilat kishin në fushë futbollistë të datëlindjes 2003-2004. Kjo miqësore u luajt në dy perioda me nga 35 minuta secila. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola 0:0, ku të dyja skuadrat nuk gjetën dot rrugën e golit. Në 45 minutat e dyta ka qenë Shqipëria ajo që ka gjetur golin e parë, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Sulaj në minutën e ’46-të. Ndërkaq pak minuta më vonë për Kosovën U-15 ka barazuar Tahiri, i cili në minutën e 61-të ka qenë i saktë në finalizim. E gjithë ndeshja përfundon me barazimin e pjesës së dytë 1:1.
Lexo te plote: http://fshf.org/sq/kombetarja-u-15-shqiperia-del-barazim-kosoven-ne-miqesoren-e-pare/

Видео SHQIPERI U15 - KOSOVE U15 канала Federata Shqiptare e Futbollit
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
4 мая 2018 г. 1:29:35
00:01:01
Яндекс.Метрика